Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, përshëndet marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore.
Në një postim në Twitter, ai inkurajon negociata të mëtejshme mes palëve, në mënyrë që 15 kushtet e lëna nga Bundestagu gjerman të plotësohen përpara mbajtjes së konferencës për hapjen e negociatave me BE-në.
“Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së ligjit zgjedhor duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të fillojnë negociatat e pranimit.
I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje.
Shumë dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE”.
Johann Wadephul thotë se vetëm në këtë mënyrë, më në fund do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
“Ato janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!”
Sa kushte 15?
Nga 3 kushte per qeverin e Berishes per te hyre ne BE Ramutit arriten ti behen 15.te. Cfare suksesi.
Pasi te Hapen Negocjatat:DO TE KEMI EDHE nje 30-te Nenekushte te tjera…pse jo???????????????
Po Gjermania Lindoret si i realizoi kushtet per 24 ore per tu bashkuar me Gjermanise Perendimore dhe BE…???Mjaft me me keto hipokrizira….I gjithe procesi i zgjerimit ,nga Greqia e paskoloneleve,Spanja e pas Frankos,Portugalia e pas Salazarit ,vendet e Europes Lindore ne kufi me Rusine u bashkuan me BE ne radhe te pare per gjeopolitike…Keshtu duhet te ndodhe edhe me BP.