Spartak Ngjela: Berisha donte të sabotonte 8 qershorin me "zgjedhoren", Rama pranoi dhe PD ngeli me "karrotë në gojë"

8 Qershor 2020, 21:17Politika TEMA

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, përshëndeti këtë të hënë marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore duke thënë se është një hap drejt integrimit në BE.

Në analizën e mbrëmjes, avokati Spartak Ngjela shprehet se ky ishte qëllimi i ndërkombëtarëve në Shqipëri të cilët morën pjesë në këtë proces.

Ai i qëndron mendimit se PD, me ish-kryeministrin Berisha nuk duan integrimin e Shqipërisë në Europë ndaj i vendosën kushte Ramës, por ky i fundit i pranoi.

Me batutë, Ngjela shprehet se PD mbeti me “karrotë në gojë” dhe nuk mund të fliste. “Palët ndërkombëtare që ishin këtu, këtë kishin parasysh. 

Por PD, Berisha donte të sabotonte 8 qershorin dhe vuri një kamion të tërë me kushte të reja që të mos pranonte Rama. 

Amerika e bindi ODIHR dhe BE që lëri këto të kalojnë kohën, këta që nuk duan anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shenjat janë që binde Ramën por ai ua pranoi të gjitha. 

Duke ua pranuar të gjitha, këtyre u ngeli karrota në gojë. Nuk flisnin dot. E lanë dhe nja dy ditë por e firmosën. Nuk donin reformë. Jo në funksion të zgjedhjeve por 8 qershorit. 

Të dy palët politike të korruptuara në Shqipëri nuk e duan afrimin me BE dhe krijimin e kushteve normale. Ato do të vinë vetë këtu për të kontrolluar procesin. 

Nuk janë për futjen e Shqipërisë në BE. E para është që i kap reforma e BE-së. E dyta është që nuk dihet se kush i paguan këta, jan armiq të Shqipërisë. Janë blerë të gjithë. 

Kanë 100 vjet që blihen nga fqinjët armiqësor. Unë di çfarë krijoi politika amerikane. Politika amerikane bindi politikën e BE-së duke u thënë pranoini ashtu siç duan ata. Por ama morëm firmën. 

Të shohim se çfarë do ndodhë në vijim. Jam i sigurt për këtë sepse kërkesat që bënin ata ishin pa sens. Nuk ishin për votën e lirë. Ishin që Rama të thotë jo. Rama i tha po. Saliu do mundi politikën e Uashingtonit me dy shtatat”, deklaron Ngjela per Ora news.

3 komente në “Spartak Ngjela: Berisha donte të sabotonte 8 qershorin me “zgjedhoren”, Rama pranoi dhe PD ngeli me “karrotë në gojë””

  1. TIRONA says:

    Taku,shume rremuje eshte situata!
    Populli po pret SPAK!
    A DO TE FILLOJE?????⚖

  2. Hahahahahaha says:

    Hahaha thenje shembullore :
    Saliu do mundi USA me dy gushta perpjete ..
    Kesaj rradhe ato dy gishtat perpjete do te kthehen tatepjete tek Pantallonat nga mbrapa te gjithve te Korruotuarit..

  3. Bureto says:

    U lodhe plako, u lodhe, por asgjë të re nga pritshmëritë reale të shqiptarëve. Drejtësi dhe punë, pra ekonomi duan ata. Zgjedhjet do të bëhen, negociatat, në mos sot nesër do hapen, por ç’e do se me këta politikanë e pushtetarë të korruptuar e të paaftë, që këmbejnë zyrat me njëri-tjetrin, është larg plotësimi i atyre dy nevojave urgjente të shqiptarëve. Nuk ka gjasa që këneta shqiptare të thahet. Siç duken bathët, me metat, berishat, bashat pse jo dhe ramat e co., pashkët janë larg. Zoti Ngjela, marrëveshja u firmos, s’është e para që bëhet midis politiqenërve shqiptarë, (mjaft të kënaqen dhe interesat e ndërkombëtarëve me sloganin ‘stabilitet pastaj demokraci’), por optimizmi yt, ashtu siç ti shpesh kudo shprehesh dhe për SPAK e BKH, vetëm lugën bosh u jep shqiptarëve!!!…Edhe njëherë të ftoj të mos harrojmë aforizmën e mençur popullore: “Me ç’duken bathët, të vona janë Pashkët!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje