Nga Neritan Ceka
Nuk është e vështirë të kuptosh origjinën e cilësimit të Bylisit si qytet grek nga studiuesi i njohur italian i historisë së artit, Vittorio Sgarbi, i ftuar për të vizituar Shqipërinë nga Qeveria shqiptare. Kjo ftesë që vjen menjëherë pas prishjes së teatrit Kombëtar, një memorial i kulturës shqiptare, po aq sa vepër e vlerësuar e arkitekturës italiane, të krijon dyshimin se qoftë edhe heshtja e tij do të shërbente për të justifikuar atë krim kulturor. Që këtu vjen edhe kujdesi për ta rrethuar ekspertin e thellë të artit dhe polemistin e paepur me një koracë zgërbosh, mes të cilëve ai e ndjen vehten si profeti në shkretëtirë.
I gjori Sgarbi, e çojnë në Bylis për të ngrënë kalastren me pilaf tek klubi i fshatit dhe ai zbulon papritur teatrin e vendosur magjishëm mbi hapësirën që shtrihet nga malet e Vetëtimave deri në Adriatik. Komenti i tij për sublimen që provon njeriu në atë përballje me përjetësinë është me të vërtetë një përsiatje filozofike, por që bie në prozaizëm kur e konsideron Bylisin grek, vetëm sepse kishte një teatër. Për më tepër kur e shënon edhe në twiter si “omonima citta greca”.
Në se V. Sgarbi do të ishte atje thjesht si një turist europian, një nga të shumtët që vizitojnë çdo vit Bylisin, ky cilësim do të ishte brenda kulturës mesatare europiane, që konsideron si grek çdo qytet ku gjendet një teatër, apo qoftë një mbishkrim antik në gjuhën greke. Për atë lloj kulture bota e lashtë ndahej në grekë, apo romakë të kulturuar, përtej të cilëve ishin barbarët ilirë, trakë, keltë, apo edhe gjermanë. Një këndvështrim që studiuesit seriozë, dhe jo vetëm shqiptarë, e kanë konsideruar si paragjykim që nuk përputhet me realitetin historik dhe atë të zbuluar nga gërmimet arkeologjike.
Në të vërtetë V. Zgarbi me krahët e hapur në formë lutje, apo fluturimi filozofik, gjendej me këmbët e mbërthyera pas kryeqytetit të dikurshëm të bylinëve dhe përballë trevës së amantëve, që ngrihej në bregun e përtejmë të Vjosës. Një shqiptar me interesa pak me të gjera se topografia e lokaleve ku hahet kalastren me pilaf, do t’i kishte treguar mikut të shquar pikërisht në bregun përballë Selenicën, vendin per te cilin natyralisti romak Plini shkruante: “in finibus celebre Nymphaeum accolunt barbari Amantes et Buliones”.
Natyrisht që Sgarbi e kupton latinishten, por çdo italian do ta përkthente: “Në kufi me Nymfeun e famshëm, banojnë barbarët amantë dhe bylinë”. Ky përkufizim gjeografik dhe etnik ka qenë shkruar rreth vitit 60 pas Krishtit, pra rreth 300 vjet pas ndërtimit të teatrit të Bylisit, gjë që dëshmon se bylinët dhe amantët kishin mbetur barbarë jo në kuptimin e kulturës, përderisa kishin një teatër, por në kuptimin etnik, domethënë cilësohen si jogrekë.
Dikush që di më shumë se gjiza dhe rakia, të cilën i ofruan mikut në klubin e fshatit (por jo librin në italisht për Bylisin të shkruar nga armiku Neritan Ceka!), do t’i kishte thënë Sgarbit se njëqind vjet para ndërtimit të teatrit një, autor grek, Skylaksi, shkruante se “Orikasit banojnë në krahinën e Amantisë; amantët që shtrihen deri këtu janë ilirë që nga bylinët”. Pra ai dallonte qartë koloninë greke të Orikut nga vendësit ilirë. Sikur të kishte shkruar, duke ditur se një ditë do të vinte në atë vend Sgarbi, Skylaksi vazhdon më tej: “Pas ilirëve vijnë kaonët…Pas Kaonisë vjen fisi i thesprotëve…Pas Kasopisë vjen fisi i molosëve…Pas Molosisë vjen Ambrakia, qytet helen…Prej këndej fillon Hellada pa ndërprerje”.
Për të hequr merakun në se fisi mund të ishte barbar, pra ilir, por qyteti mund të ishte helen, një autor tjetër grek, Stefan Bizantini, që ka bërë një inventar të fiseve dhe qyteteve antike, shkruante: “Byllis, qyteti Ilirisë pranë detit”. Por ai nuk përmend ndonjë qytet tjetër antik me të njejtin emër dhe nuk e marr dot me mend përse Sgarbi e cilëson Bylisin si “citta omonima”, pra “qytet me të njejtin emër”. Me cilin qytet? I gjori Sgarbi, në shoqërinë e gjizëngrënësve dhe rakipirësve, mund të ketë mësuar së emri i qytetit fqinjë të Ballshit vjen pikërisht nga emri Byllis. Por nuk besoj t’i kenë thënë se në dokumentet mesjetare Byllis/Ballsh përkthehet në greqisht si Kefalenia, ndërsa në ato sllave si Glavinica, që do të thotë kokë, ballë, pra kryevend. Sigurisht ishte një fjalë që vinte nga ilirishtja dhe jo nga greqishtja.
Historia e europianit të fisëm që viziton vendin e pasardhësve të barbarëve bylinë dhe amantë do të mbaronte këtu, në se rrogëmarrësit dhe tenderbërësit e Ministrisë së Kulturës, të magjepsur nga përsijatja filozofike e eruditit italian nuk do ta kishin shkarkuar atë në njerin nga sitet web të asaj ministrie. Natyrisht që nuk kam aspak ndërmend të godas kolonat qindravjeçare mbi të cilat ngrihet bagazhi i kulturës antike të Sgarbit, por nuk mund të mos revoltohem me serinë e zonjave që kanë okupuar prej vitesh Ministrinë e Kulturës me misionin e vetëm të shkatërrimit të kulturës kombëtare.
Me këtë rast do t’i rekomandoja Sgarbit të shikojë me vemendje se kush e ka rrethuar gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe sa të ndryshëm janë ata nga shqiptarët që ka njohur dhe njeh çdo ditë në Itali. Më të pakulturuarit e tyre, që drejtojnë sot kulturën shqiptare janë neofuturistët tanë, që në emër të së resë shkatërrojnë të vjetrën, teatrin kombëtar, banesat e Toptanasve në Tiranë, kishat me afreske të Myzeqesë, Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Përmetit, Kolonjës, Korçës e Pogradecit. Janë vëllezërit e vonuar të futuristëve italianë të periudhës së fashizmit, që propozonin të lyhej me gëlqere Kapela Sistina.
Çfarë do të ishit ju sot zoti Sgarbi, sikur Musolini t’u kishte dhënë atyre Ministrinë e Kulturës? Pa studimet tuaja mbi Rafaelin, Mikelanxhelon, Tiepolon, Karavaxhion…Zoti na ruajt, Amen !
Fashistët deshën ta lyenin Capella Sistina me gëlqere. Por vëllëzërit e gjakut tënd të PD-së S.Berisha dhe T.Shehu në 67 nuk lanë kishë e xhami pa hedhur në erë, në emër të komunizimit. Kur ndërruan pardesytë në 91-shin, si bij të denjë të parrullës në njërën dorë pushkën e në tjetrën kazmën, hodhën në erë gjithshka ishte ndërtuar. Dhe ti, kameleon politik i përkrahje me dy gishta lart. Sharlatan politik dhe gore “intelektual”
Neritan je nje arkeolog i mire por je nje mjeran ne politike. Shume bukur ja ke dhene pergjigjen Sgarbit po perse e ke mutosur me politike dhe urrejtje. Tregon qe je nje njeri i vogel dhe qe nuk i le gjerat te rrjedhin. Carnegi i madh ka thene: “Nese do t’ja marresh bleteve mjaltin mos i godit kosheret me shqelma.” Ti ben pikerisht ate qe nuk duhet te besh. Godet shqiptaret si injorante dhe rakixhij. Nuk kupton qe Sgarbi nuk eshte nga ata qe pine raki, sepse i dhimbet shendeti.
Ke treguar qe ne keto 30 vjet Shqiperi demokratike, ke qene nje njeri i ulet, qe i sherbeve Berishes qe te nxori si qen nga PD-ja dhe te tha kur krijove partine e deshtuar ‘Aleancen Demokratike (AD)’: “qe ju te AD-se nuk ju degjon as shkalla”. Me pas, te dha nje cope Ambasador ne Itali dhe u kenaqe qe te hodhi nje cope kocke. Te fiksoje dhe djalin ne Austri si diplomat, dhe ishe teper i lumtur, derisa erdhi Edi Rama dhe i shkuli veshin djalit tend dhe te hoqi si Ambasador. Perse gjithe ky mllef per gjindjen shqiptare. Nuk jane te gjithe te mencur ne arkeologji si ty. Por jane me te mencur ne berjen diplomaci. Te gjithe kane talentet e tyre. Prandaj, te keshilloj te merresh me arkeologji dhe jo politike. Faleminderit per pergjigjen qe i dhe Sgarbit, por JO Faleminderit per fjalet e ndyra qe leshove per vellezerit e tu shqiptare. Te shash cdo shqiptar si pijanec dhe injorant, dhe aq me teper kur permend edhe Ducen dhe arkeologjine italiane, eshte qe te besh njelloj sic beri Sgarbi me historine tone.
z.Ceka,
juve jeni historian(arkeolog) dhe nuk ia vlen fare te diskutosh se cfare thote ai se ai nuk eshte historian..
po te ecesh me logjiken e tij,I bie qe
Spanja Jugore(Andalusia) te jete marokene,Spanja e Veriut gjermane,Skocia dhe Irlanda te jene angleze,
Anglia te jete italiane(mqs cuan civilizimin romaket)..Kina te jete mongoleze,Mexico te jete spanjolle..e keshtu me radhe..dhe ne fund,por dhe me kryesorja,e gjithe bota te jete angleze sepse kudo shkruajne e flasin anglisht..
mua habit se si mund te jete kaq karabush,kane ndertuar teatrin thote dhe e ben qytetin “grek” hahaha
Foli ky zgjebua qe s’di as greqishten e vjeter dhe as latinishten por illirishten e thanë fare ama.
Me kete gjuhe, qe Neritani u flet bythelepirsve te Sgarbit, u duhet folur gjithe atyre qe shoqeruan “shqiptaro dashesin” dhe nuk reaguan ne vend ose tani ne media. Ju lumte Neritan!
O Neritan, me gjithe respektin e vecant qe kam per Ty, nuk nguroj qe te them se je nje “historian patriot” (dmth i njeanshem), je nje historian politikan (dmth i nje opinioni selektiv), je historian i madhe, por i brumosur ne nje diktatatur, ne nje censur, ne nje …
###
E pra perse te te besojm Ty ???
###
Ministrit ne Tirane quhen veper e Italianve (Italiane) Sipali Hygjia veper e Grekve (Greke), kolegji Turgut ozal veper e Turqve (Turke) …. ne Shqiperi.
Perse Bylisi qe te gjitha veprat e ndertuar me stil dhe mbishkrime Greke te gjetura ne to, mos te quhet Greke, te Shqiperis ???
Rrespekte Neritan Ceka per kte shkrim , ti je njeriu kopetent ne kte fush , kur ne politik marin pjes bythlepires me ndjenja inferioriteti karshi te huajve kto monstruozitete degjon , se nese do ta rrethonin zgarbin njerez te ditur dhe te dinjiteçem do i tregonin vendin qe me heren e par hajvanlleket te kti njeriu qe nuk e kuproj çfar mutin do qe perzihet me historin e lasht kur esht injorant amator i ksaj fushe , prandaj politiken kulturen artin gazetarin duhet ta drejtojn njerez nacionalist e atdhetar ne kte vend , vetem keshtu kthehet dinjiteti kombit ton , rrespekte per pergjigjen qe i ke dhen kti turistit italian zoti Neritan Ceka .
Jo zotëri , nuk mund të quhet një qytet i tërë Grek apo Italian për arsye se ka një teatër të ndërtuar nga grekët apo italianët.
Me kete arsyetim, atehere dhe ty duhet te te quajme veper e profesionit me te vjeter ne bote…
O batoooo, Shqiptaret jane injorante si puna jote Neritani eshte paguar edhe mrsemiri per te studiuar antikitetin dhe e njeh shume mire, kjo eshte fusha e tije. JO POLITIKA. 90 %te Shqiptareve nuk i njohin keto gjera, perfshi edhe Zgarbin………… Nuk hyne politika ketu ore mik.
Thjest je nje filibustier!
ky shkrim sot duhet te ishte ne kreun e cdo shtypi te shkruar apo online ne Shqiperi.
Si gjithnje kazani yne e ka mendjen tek Capjat apo tek vrasjet e sherret.
C’po behet keshtu ? Ku po vemi ? Eshte shume trandites dhe poshterues, nese ajo cfare verehet dhe theksohet nga i madhi Arkeolog (theksoj Arkeolog) Neritan Ceka te jete e vertete. Z. Ceka mund te jete “Armik”politik, por ia eshte patjeter nje figure e madhe e kultures sone kombetare, e e kujt pa, e asaj qe zbulon rrenjet tona arkeologjise.
Ne menyre te menjehershme Ministria e Kultures (nese te tille kemi) duhet te heqe ate shenim nga faqja e saj zyrtare ne WEB, te jape me te gjithe te dhenat programin e bere nga nepunesit e saj per viziten e Sgarbit, e nese Zgerbot tane kane qene “pilafaxhinj” e nderuara Ministri e Kultures te marri masa te menjehershme per te tille perfaqesues te saj, qe cilesimin Idiote dhe Injorante e kane me te vleresueshmin e mundshem. Me vjen turp qe paska edhe nje Liber Italisht nga z.Ceka per Bylisin, por s’ja kane dhuruar z. Sgarbi, pasi besoj kuota e dhene per viziten e tij aty eshte harxhuar per kalastrenin. Falenderoj z.Sgarbi per viziten ne Shqiperi. E perseris nese eshte vizite zyrtare, cfare turpi nga organizatoret, qe i lane pershtypje te tille mikut.
Zgarbi ne Itali u kap me nje xhiro veprash arti te fallsifikuara po e shpetoi miku i tij Berlyska.Disa u denuan kurse ky koqja shpetoi.
Shume zhurme, per asgje!
Shume fjale, per te mos thene asgje.
Zgarbi the vetem nje fjale: O burra, ta poshterojme!
O Zot, fali budallenjte, se nuk dine se ç’thone …
Z Nertan: keni shume te drejte te revoltoheni per shume arsye.E para dhe me kryesorja na mohoet ajo qe eshte e jona dhe jo vetem qe te tjeret nuk i njohin ,por dhe i nenvleftesojne ashtu apriori.Nuk eshte fjala vetem per BYLISIN,i cili eshte nje shembull,por dhe per shume legjenda qe tabanin e kane ne Epir dhe bregdetin JONIAN.E dyta: ,ndjeheni i fyer si profesionist dhe kompetent per ato ceshtje qe rrezik nuk nuk i di dhe nje intelektual me nivel mesatar ne Shqiperi.Eshte alarmante qe te arsimuar psh si Bushati apo Petrit Vasili,ti konsiderojne shkollat e artit si jo shkolla.Ahere cpret nga njerezit e thjeshte.Puna per njohjen e arkeollogjise shqiptare dhe zbulimeve te saj duhet te propogandohet me shume.Ne shkollat e mesme te pergjitheshme duhet tu mesohet nxenesve pervec letersise qe ze nje vend te rendesishem,te jepen dhe permbledhje nga histori te tjera te arti,arkeologjise dhe padyshim,arkitektures.Mbase dicka do ndryshoje pa e lene kete gje ne deshirat private te kujtdo per tu njohur me keto arte.Sgarbi nuk ka dhe shum faj jo se ata qe e shoqeronin ishin me te pa ditur se ai por kjo pune eshte tek nje padrejtesi qe na behet nga nje opinion i krijuar nga shtete perendimore ne nje periudhe te caktuar qe ja dedikuan te tjereve te gjitha vlerat.
O grup ça flet. Sgarbi thotë që ndërtimet në Bylis i përkasin kulturës së lashtë greke ashtu si shumica e ndërtimeve në qendër të Tiranës i përkasin kulturës italiane. Bylis dhe Tirana kanë qenë dhe janë qytete shqiptare. Neritani din shumë por 30 vitet e fundit flet si politikan. Sgarbi nuk është budalla, Neritani me këtë që ka shkruar më bën të dyshoj.
E ke qare kete shkrim z. Ceka.
Gazeta tema le ta mbaje si krye-artikull gjithe javen.
Te lexojne e t’ju hapen syte miletit, bashke me dava grekqirash koketrashe qe nuk e pranojne faktin se historia Shqiptare/Ilire eshte me e vjeter se ajo greke.
Neritan Sgerbi! Edhe Italia apo dhe shtete te tjera e thone hapur qe ky ose ai amfiteater, eshte ndertuar nga Greket, per cilesite e vecanta qe e karakterizojne! Edhe pse eshte ndertuar ne Italy, italianet thone qe ky eshte teater grek, kjo ndertese eshte ndertuar nga francezet apo arabet japin dhe datat kur! Kane vecantite e tyre! Neritani nuk mund te shaje Sgerbon, se berishian servil dhe spurdhjak eshte vete!
ku thuhet eshte Teater Grek ,si shume teatro Antike ne Itali ,
behet fjale per Stilin e ndertimit dhe jo sepse teatri eeshte i grekeve
ose ndertuar nga Greket .
Ktu qendron ndryshimi ,qe shume e ngaterrojne ,
ca nga mosnjohja e gjuhes se folur ne ate epoke ,
ku ndertimet koishin stilin e vet hrek ose Romak ,
dhe ca te tjer pastaj e ngaterrojne me qellim ,se duan .
Kemi shum arkitektuare ndertimesh te ngjashme ne Europe ,
me stilin enderteave madheshtore ne Itali !
Por askush nuk thpote se jane italiane !
Basta me budalliqe Sgarbo eshte nji pervers bukeshkal .
Nga ato pederaste qe han buken e permbysin kupen !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
————————–
Un mendoj se Ceka duhet te ripergjigjet Sgorbio-s (zhgarravines )
ne FB – ne italishte nga dikush qe e shkriuan qarte ,se keshtu ja mbylle gojen
edhe atyre qe kane nxitur Sgarbin per nji provokime te tille mbi Histroine .
Ka pas Kulture Helene ne Lindje dhe aspak Greke (Fjala Grek u shpik shume me vone )
ashtusi kishte Kulture Latine ne Perendim te Kontoinentit Europian
—
Mos e lini me kaz pergjigjen e Sgorbieos ,por lerjani Profesionistit ti formuloje
teestet sepse eshte nji Lufte e heshtur kjo ,ne duke e parendesishme ,
por qe ka nji impakt te madhe per Opinioni Europain .
Eshte pikerishte ajo Lufte qe Greku ben kunder Shqiperise gjithe kto 100
vjetet e fundit per te manipuluar Opiinin
Per neo greket e ke fjalen ti o vlla?
Po per neo greket nuk behet fjale se jane nje komb fallco jevgjish te krijuar ne 1835.
Nuk jane aspak me ndryshe se fyromanet sllave te Shkupit.
Ketu jemi duke fol per helenet e lashte.
Manipulimi ketu qendron 2 fish.
Mire qe na behet Bylisi Helen, por me e bukura eshte qe keta helene lidhen ne menyre bastarde dhe fare fallco me neo greket e sotshem qe jane perzierje 5 rracash te ndryshme.
Manipulimi ketu eshte 2 fish.
Bravo profesor.argumentat jane ato qe zene vend dhe krijojne bindje
Ceka ka tē drejtë në kritikën ndaj Zgarbit, por gabon kur e lidh qëndrimin shkencërisht të gabuar të Zgarbit me ata që e shoqërojnë, me punonjësit e Ministrisë së Kulturës, që mund të jenë vërtet të paditur dhe me prishjen e karakatinës së Teatrit që i kishin shtuar edhe fjalën Kombëtar, pra me prishjen e Karakatinës Kombëtare. Zgarbi nuk ka nivel kulturor aq të ulët sa të ndikohet nga të paditurit; me pohimin e tij ai tregon se ka një kompleks inferioriteti ndaj kulturës së lashtë helene (helene, jo greke) dhe ai lumëmadh lumëditur pandeh se çdo gjë e ngjashme me një kulturë të huaj që gjendet diku duhet medoemos të jetë e huaj dhe patjetër të jetë pasprodukt i një pushtimi. Pohimi i tij është edhe një shenjë mendjemadhësie (dhe mendjemadhësia i ka themelet në troje idiotësie), nga e cila mendon se të tjerët do t’i pranojnë pohimet e tij si gjëra të vërteta e të pakundërshtueshme, sikur shkenca ta kishte akademinë në mejhanet popullore…
ku thuhet eshte Teater Grek ,si shume teatro Antike ne Itali ,
behet fjale per Stilin e ndertimit dhe jo sepse teatri eshte i grekeve
ose ndertuar nga Greket .
Ktu qendron ndryshimi ,qe shume e ngaterrojne ,
ca nga mosnjohja e gjuhes se folur ne ate epoke ,
ku ndertimet kishin stilin e vet grek ose Romak ,
dhe ca te tjer pastaj e ngaterrojne me qellim ,se duan .
Kemi shum arkitektuare ndertimesh te ngjashme ne Europe ,
me stilin e ndertesave madheshtore ne Itali !
Por askush nuk thote se jane italiane !
Basta me budalliqe ,
Sgarbo eshte nji pervers bukeshkal .
Nga ato pederaste qe han buken e permbysin kupen !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
————————–
Un mendoj se Ceka duhet te ripergjigjet Sgorbio-s (zhgarravines )
ne FB – ne italishte nga dikush qe e shkruan perfekt /qarte ,
se keshtu ja mbylle gojen
edhe atyre qe kane nxitur Sgarbin per nji provokime te tille mbi Histroine .
Ka pas Kulture Helene ne Lindje dhe aspak Greke (Fjala Grek u shpik shume me vone )
ashtusi kishte Kulture Latine ne Perendim te Kontinentit Europian
—
Mos e lini me kaq pergjigjen e Sgorbieos ,
por lerjani Profesionistit ti formuloje
testet sepse eshte nji Lufte e heshtur kjo ,ne duke e parendesishme ,
por qe ka nji impakt te madhe per Opinioni Europain .
Eshte pikerishte ajo Lufte qe Greku ben kunder Shqiperise gjithe kto 100
vjetet e fundit per te manipuluar Opiinin .
—
Pergjigjet ne teema te kaj Natyre Hitorike duhet te jepen vetem nga Profeionistet
Arkeologe te njohur i Ceka edhe ndonji Hitoriane i Xhufi o Milo ,
por anjiher nga kuhdo ,sepse nuk arrihet ajo qe duam ,ti tregojme Europes ,
dhe beehemi eerioze per Ceshtje serioze sic eshtee Historia
qe per fat tee keqe eshte ne pjesen me te madhe te aj e manipuluar
idono kunder shqiptareve nga vet Europa .
Zoti Neritan, karantina te paska qetsuar mendimet te cilat ti i shpreh shume mire profesionalisht dhe me kompetence shkencore. Kjo esht fusha jote ne mbeshtetje te pasuris kulturore historike nga origjina e kombit dhe lartesimi i madheshtise se races shqiptare superiore. Raca e zgarbeve esht ajo e cjeperve qe i kan koqet e medha, te fishkura dhe pa sperm.
dy sugjerime.
E para ne te mos per trashegimi greke (se eshte emer modern) por trashegimi helene. Ndryshe te flasim per trashegimi italiane dhe jo romake kur vjen puna per ata qe la pas perandoria romake.
E dyta, Neritani si politikan nuk deshmoi integritet por si historian dhe qytetar erudit, ti hiqet kapelja dhe te mbahet prane dhe nese vjen dikush e viziton trashegimine, te kihet parasysh puna e paepur e tij dhe babait te tij ne sherbim te historise shqiptare.
Mos u merrni me Sgardbin, eshte si keta gjitholloget tane qe te kungojne per cdo gje.
Kur merresh me politike e menderos dhe cuditerisht ka raste kur shprehesh si teveqel e flet me gjuhe plakash qe besojne ne magjine e zeze.
Kur qendron ne profesionin tennd je krem i shqiptarise, titan i kultures tone dhe padyshim me punen qe ke bere si arkeolog, emri yt do citohet pashmangshmerisht per shekuj, e shume gjate pasi rera e historise ti kete varrosur per jete emrat e gjithe ketyre te tjereve.
Respekt!
Të jesh në territore Ku kanë jetuar grekët e lashtë, duhet të jetë burim krenarie jo turpi. Kultura Greke është zanafilla e kulturës, artit dhe filozofisë Evropiane edhe ata nuk e fshehin atë. Homeri dhe Platoni janë deti nga i cili ushqehen rrëketë e mendimit perëndimor. Mjafton të lexosh “Lindjen e tragjedisë “ Niçe, për ta kuptuar këtë.Ky fakt nuk ka asnjë lidhje me grekët e sotëm, venizelosin apo agimin e artë.
Per Byllis, Ceka ka shume te drejte. Jo cdo intelektual, i huaj qofte, perfshire grindavacin tipik Sgarbi, nxjerr gjithmone xhevahire nga goja. Por, ne kete shkrim, duke cituar Skylaksin, Ceka na zbulon se “pas ilireve vijne Kaonet, pas Kaoneve vijne Thesprotet, pas tyre Molloset deri ne Ambraki, nje qytet Helen dhe pastaj Hellada pa nderprerje”. Ketu lind natyrshem pyetja se po te ishin mbreterite e Epirit popullsi ilire, perse do ti dallonte ato fise ky historian i njohur i lashtesise, por edhe shumica e historianeve te tjere ne bote, sikurse dhe te gjitha hartat antike?
Respekt Neritan!
Respekt per zotin Ceka!
Rrespekte Neritan Ceka per kte shkrim , ti je njeriu kopetent ne kte fush , kur ne politik marin pjes bythlepires me ndjenja inferioriteti karshi te huajve kto monstruozitete degjon , se nese do ta rrethonin zgarbin njerez te ditur dhe te dinjiteçem do i tregonin vendin qe me heren e par hajvanlleket te kti njeriu qe nuk e kuproj çfar mutin do qe perzihet me historin e lasht kur esht injorant amator i ksaj fushe , prandaj politiken kulturen artin gazetarin duhet ta drejtojn njerez nacionalist e atdhetar ne kte vend , vetem keshtu kthehet dinjiteti kombit ton , rrespekte per pergjigjen qe i ke dhen kti turistit italian zoti Neritan Ceka .
Ceka,nuk eshte i ceket,por nje pseudo shqiptar dhe nje pseudo arkeolog.
Ceken,pa koment,por ashtu si e kemi pare te gjithe vepren e tij,ne keto 3 dekada,eshte bje pseudo- njeri,pasi ka ndryshuar ekstremalisht qendrimet politike,shoqeruar keto po me nje fjalor te tille( pra kemi pare, nje vetvrasje vulgare here mbas here,nga ana e tij)thjesht per te kapur nje karrige te majme.
Dhe eshte pseudo shqiptar dhe pseudo arkeolog,pasi tere kohen dhe ne postet shteterore qe i ka dhene politika,ka pasur nje strategji,qe tja zhdukin eshe ate pak identitet europian qe ka trasheguar.
Ka bere spektatorin malinj,kur shikon si prishet rruga mijra vjecare egnatia,nga ndertime per perfitime biznesi.Vazhdon kjo strategji diabolike,me vjedhjen, shkaterrimin dhe mos restaurimin e objekteve greko-romane dhe te kultit kristian.
Para shume vjetesh,nje shkrim i besueshem dhe statistikor,bente fjale qe ceka,kish futur duart dhe ne trashegimine e Apollonise dhe me tej.
Por dhe pa kete shkrim,shqiptari duke i bere nje rezume vepres se Cekes,shqiptarit shume natyrshem i vjen pyetja:
Si guxon dhe vazhdon te dale ne skene,nje mega-sharlatan i tille,kur te gjithe e njohin per ate qe eshte?
ceka eshte jeri me karakter kurve ,
aspak patriote ,
nqs e ka ber me Apollonine e Madherishme ate maskarallik ,
duhet te turperohet edhe pse s’besoj ti ket ngel me ndegjeje si njeri .
Megjithate si Arkeolog si mungojne njohurite dhe duhet te thote cfar di ,
pamvaresishte se eshte mut burre pusht i keq
Neritan Ceka si politikan per ti siguruar nje te ardhme te rehatshme te birit te llastuar, u detyrua te lepinte ato qe kishte peshtyre.
Neritan Ceka si arkeolog mbetet nje nga me te miret qe ekziston ne Shqiperi por dhe ne Mesdhe dhe pjesen me te madhe te ketij artikulli e ka shkruajtur si profesionist dhe per kete i ngre kapelen. Nuk mund ta rrish pa e ndare politikanin dhe arkeologun Neritan Ceka.
Sa per ato shurrat dhe shurranët e Ministrise se Kultures nuk ke c’te thuash. Jane te rrangut te asaj qe Edi Rama i duket si Skenderbeu. C’mund te presesh nga te tilla specie?
https://en.wikipedia.org/wiki/Byllis#CITEREFHammond1989
Ndoshta Sgarbi ka lexuar artikullin “Byllis” te Wikipedia English, ku se bashku me N.Ceken citohen edhe autore te tjere antike dhe bashkekohor dhe ku vete Neritan Ceka citon Stephanus Byzantinus me fjalet: “Stephanus of Byzantium mentions Byllis as a seaside city (erroneously) in Illyria and its foundation legend, according to which the city was built by Myrmidons under Neoptolemus, returning from the Trojan War, a tradition confirmed by numismatics.[1] ”
1) Ceka and Mucau (2005). Byllis. Tirana: Migjeni. p. 11. ISBN 99943-672-7-7.
Per ironi te fatit menyra se si e ka cituar Wikipedia zotin Ceka eshte vete burimi i keqkuptimit. Me teper se me Zgarbin, Neritani duhej te indinjohej nga artikulli i Wikipedia-s.
Pra i bie se edhe Kremlini te jete Shqiptar sepse e ka ndertuar Behxhet Pacolli , edhe nje kujtese pe Zgarbin edhe ca fshatra ne Itali jane Shqiptare sepse ca ura andej i ka ndertuar Kaubojsi nja mut heshtje
Ceka eshte nje zagare i Saliut…por ne kete shkrim i ka dhene nje pergjigje te sakt breshkaxhiut te Romes…..me e keqja ne kete histori te “perdhunuar” te Gadishullit tone nga …eshte se cohet nje tip pipono si puna e ketij dhe shkruan si “majmuni” te njejten pisllik qe kane “formuluar” dikur disa …romantike apo fanatike te gjeopolitikes nacioanalste qe kishte perfshire Eiropen ne kohen kur formuan “servisin” e tyre ne Mesdhe…Greqine….kjo gje perseritet si “majmunet” nga keta hajvane….dhe te thenat e autoreve te Antikitetit hidhen poshte sikur te ishin ….thjeshte te pavlera…Cmenduri ne kete Europw qe naveshte kthyer ne nje fole jevgjito-aziatikesh…..
O PALLE,THA QE ESHTE E NDERTUAR NGA GREKET,POR KJO NUK DO TE THOTE QE ESHTE E GREQISE,CDO E VERTETE QE SNA PELQEN NUK DO TE THOTE QE TE TJERET E KANE GABIM NA DALIN TE GJITHE PATRIOTE SI KY SURRAT NALLONJA,QE IKEN SA MAJTAS E DJATHTAS KA FRYN ERA….
Epo, kjo pune!!!! Kur flet si specialist ne fushen e tij, N. Ceka te kenaq dhe te ben ta respektosh! Kur flet per politike eshte i neveritshem, maskara i madh! Pse e ulin kaq shume veten keta njerez, si Ceka, A. Tufa etj. Edhe Agron Tufa eshte nje shkrimtar shume i talentuar, por nje politikan fashist, mashtrues e delirant, qe pas i vijne edhe shkrimtare te tjere (midis tyre te talentuar ) qe mbeshtesin PD – ne, e cila eshte thjesht nje grupim rrugacesh e gangsteresh. per interesa te dites. Si lexues i kultivuar, me cudit fakti (jo aq shume, ne fakt), se si ka mundesi, qe marrin cmime letrare vetem ata qe mbeshtesin PD – ne dhe turfullojne gjithe diten kunder qeverise se E. Rames??!! Nuk paska asnje shkrimtar te majte te talentuar??!!!!
Komentet e mia ku jane ne lidhje me kete ” flm”-ne???