Reforma Zgjedhore, Rakipi: Marrëveshja një lojë politike, gjatë 30 viteve palët politike ia hedhin fajin sistemit

9 Qershor 2020, 09:25Politika TEMA

Gazetari Ylli Rakipi të hënën është shprehur se marrëveshja mes dy forcave kryesore për reformën zgjedhore është një lojë mes palëve kryesore politike në vend.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Rakipi tha se një marrëveshje e tillë mund të konsiderohet një maskaradë e madhe, pasi gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm politik, palët politike ja hedhin fajin sistemit, rregullave dhe kodeve.

Është një maskaradë e madhe se në gjithë këto 30 vite fajin nuk e kanë patur sistemet dhe rregullat, por njerëzit dhe politika, sigurisht edhe ata që kanë vjedhur votat. Pra, nuk është ushtruar vota e lirë dhe përpjekja për të gjetur në sistem të këqijat, do të thotë një përpjekje për t’i fshehur ato. Është një skenë më qesharake se ajo e 2017-ës dhe gjasat që më shumë t’a hajë në këtë histori dhe ku Edi Rama është kthyer në një mjeshtër, është opozita”, tha Rakipi.

Ai theksoi se në politikën shqiptare zakonisht luhet lojëra luftash, si fëmijët, duke vazhduar më tej me shembullin e tij të krahasimit, thekson se klasa politike pasi merr pushkët e drurit fillon të vritet me njëri-tjetrin dhe kush mbetet gjallë feston pastaj fitoren.

E vërteta është se këta, të dy palët politike, kanë bërë sikur kanë ekzekutuar një kod zgjedhor. Pasi, sipas tyre, çfarë i ka ndodhur Shqipërisë në këto 30 vjet faji është i rregullave, sistemeve dhe kodeve. Kjo është logjika, d.m.th, ne vijmë pas 30 vjetësh sistem demokratik me idenë se fajtor, të inkriminuar dhe armiqtë janë kodet. Vriten këta kode dhe klasa politike vazhdon përpara”, tha Rakipi.

Sipas tij, nisur nga e gjithë kjo skenë, vihet re një gëzim i madh tek dy forcat politike në vend, mirëpo thekson ai, Edi Rama nuk është i gëzuar, pavarësisht mënyrës se si shfaqet ai.

Edi Rama nuk është i gëzuar, por bëri fillimish një lojë siç ai bën zakonisht dhe siç e ndoqëm bëri lëshimet e veta, por indirekt ai na tregoi se është shefi i regjimit. Kryetari i një regjimi të instaluar në Shqipëri. Sepse, çfarë lëshime bëri ai njeri dhe çfarë ka ndorë të lëshojë njëra palë. Kur kemi të bëjmë me përpjekjen për të ndërtuar një grup rregullash për të shkuar në zgjedhje dhe për të zgjedhur në mënyrë të lirë. Atëherë, pse duhet që ti t’i bësh gjithë këto lëshime dhe të jesh i sakrifikuari i madh, por jo vetëm kaq edhe ambasadorët e huaj thanë se Edi Rama bëri lëshime dhe topi tani është në këmbët e Bashës. Mirëpo, ai e hodhi topin, dhe tani s’dihet se ku do të bie”, tha Rakipi.

Ai theksoi se votat në Shqipëri nuk janë vjedhur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, por ato vidhen në bazë dhe blihen aty. Rakipi shprehet se pronari ynë Edi Rama del jashtë sistemit dhe i ble ato.

Çdo votë e ka një çmim. Me klering apo me para. Me thes me miell, dollarë apo lekë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje