Duke iu referuar marrëveshjes së reformën zgjedhore, kyeministri Edi Rama deklaroi kjo do të ishte hera e fundit që do bëjmë marrëveshje në seli ambasadash.
Gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rama tha se pavarësisht çështjeve të hapura me Ilir Metën, tryeza për dialog për Reformën Zgjedhore mund të bëhej në Presidencë, apo edhe te komunitetet fetare, por jo në ambasadat e huaja.
Gjithashtu, ai kërkoi që në Këshillin Kombëtar të Integrimit të ishte edhe opozita, pasi është alternativa qeverisëse.
” Në fund të ditës ne mund të bëjmë një rrotullim 360 gradë dhe mund të gjejmë në gjithë atë rreth të problemeve plot arsye për të e bardhë, e zezë, por kështu apo ashtu, por askush nuk i shmanget një vrime të zezë që e kemi për fat të keq në këtë hapësirë, po për fat të keq, krahasuar me të gjitha vendet që sot janë pjesë e BE-së, parë dhe kaluar para nesh.
Jjemi realisht të pashoq në paftësi kronike për të dialoguar mes veti, për të mirëkuptuar mes veti dhe për të gjetur zgjidhje mes veti për ato cështje që janë krijuar nga sebepe të natyrës politike, të vogla, të mëdha apo jo por sebepe që nuk e konkurrojnë dot madhësinë dhe peshën e një qëllimi që këtu në Shqipëri e ndajnë të gjitha forcat dhe partitë. Jemi rast unikal, nuk kemi asnjë forcë, që të predikojë ndonjë rrugë tjetër përvec asaj me BE-në, apo teza dhe qasje në konflikt me këtë.
Ky qëllim e bën të duket më problematik faktin që jemi ende të paftë që të komunikojmë shqip me njëri tjetrin pa përkthyes. Por rasti i fundit që u përshëndet, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha në vend, mbyllur atje me ditë dhe net për të lënë gjërat sikur janë, për t’u marrë vesh që nuk do të bëjmë atë që duhet, por do i lëmë sikur janë. Dhe kur sheh këtë, njeriu mendon, pse këtë nuk mund ta realizonim vetë? Pse të kërkonim strehë në një ambasadë mike dhe komunikimi të bëhej në disa gjuhë dhe tekstet në disa përkthime dhe përgjigjet të jepeshin në disa bedelë.
Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të pacmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë cfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi cështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada.
Kjo ishte e fundit. Për çështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë”- tha Rama. (TemA)