Nga Shpëtim Nazarko
Ditët e fundit, pandehmat se Pashalimani në Vlorë, mund t’i jepet për bazë ushtarake Natos, ashtu siç u veprua me Kuçovën, duket se janë realitet. Pandehmat filluan me zhurma të zakonshme në gazeta greke, që e shihnin veprimin e mësipërm, jo si një dhënie Natos, por Turqisë. Duket se kjo zhurmë rezulton e kotë, por e vërteta mbi dhënien e bazës ngelet, referuar kjo edhe përgjigjes së Komandës së Atlantikut verior.
Para se të mundohem të sqaroj pikëpamjen time, se Pashalimani nuk jepet për asgjë në Botë, po paraqes shkurt, disa pikëpamje të përgjithshme. Megjithëse, simpatinë timë të hapur ndaj disa veprimeve të Ramës, veçanërisht në mandatin e parë, simpati që për militantët torollakë, quhet shërbim ndaj tij të majtës, etj., etj., duhet të ndalemi e të shohim, se çfarë po ndodh veçanërisht, kohët e fundit.
Përparimi relativ i Shqipërisë, pas mandatit të Ramës në vitin 2013, u shqërua me një sqimë të një lloji tjetër nga ajo e mëparshmja. Kjo, në lidhje jo vetëm me cilësitë e ndërtimeve në rrugë dhe qendra banimi, por dhe me pyllëzimin e ambientit, reformën territoriale, moratoriumin për ndërtimet pa leje etj., etj. E mjaft operacione të ngjashme, që duket se më në fund, po i ndryshonin faqen vendit.
Ndërkaq, nuk duket e vështirë, se ashtu si dhe në gjithë periudhën e mëparshme, që Shqipëria vazhdon të mbetet pa Strategjinë kombëtare të zhvillimit, pa Reformën e tokës dhe pa arsimin real profesional. Të mjaftueshmë këto, për të dalë në konkluzionin se, vendi ka mbetur pa ëndërr, apo se nuk mund të shkojë përpara edhe nëse çdo ditë përparon me milimetra a kilometra, në ato që qeveria apo ithtarët e saj, i quajnë sektorë zhvillimi. Elementë këto, që të thonë, se shpejt a vonë, do të ngelemi në vend dhe do të ngremë edhe njëherë, si gjithnjë, duart përpjetë. Po le të kthemi, në temën që jep tiulli i artikullit.
Straboni, e quante Vlorën, portin më të madh të antikitetit. Romakët e kishin atë, bashkë me Durrësin, si një nga dy pikat hyrëse që vinin nga rruga “Apia” dhe kryqëzohej në këto pika, për të vazhduar me Egnatian e që lidhte, Perandorinë Romake të Perëndimit me të Lindjes. Pra, mund të thuash edhe se, ishte rruga më e rëndësishme e botës.
Perandoria turke, që ishte më e dobëta në të gjithë historinë e perandorive në det dhe Shqipëria ishte periferi e saj, ia humbi rëndësinë kësaj rruge dhe bashkë me të, edhe të njërës prej pikave hyrëse Durrësit. Ajo mbajti vetëm Pashalimanin, si pika më e afërt që mund ta lidhte me Italinë. Hoxha, ia dha për një kohë Pashalimanin rusëve, duke e mbyllur pastaj, përfundimisht, vendin. Dhënia e Pashalimanit Natos, apo më saktë amerikanëve, nuk duhet parë si një vepër analoge e Hoxhës me rusët, megjithëse, ata që kanë drejtuar Shqipërinë, që nga koha e Ali Tepelenës, kanë ndërruar vazhdimisht partnerët, jo kaq për interesa të vendit, se për ato personale. Analogjia e mësipërme, nuk ka vlerë. Për Shqipërinë, Amerika, që ndjek politikën e Austro-Hungarisë, është mbrojtësja dhe aleatja e përjetshme e Shqipërisë, parë në konceptin gjeopolitik. Po përse nuk duhet, për asnjë arsye në botë, Pashalimani, t’u jepet edhe amerikanëve, apo thënë ndryshe, Natos.
Duke dhënë Pashalimanin, apo Vlorën, praktikisht, Shqipëria humbet Portin më të madh të saj, që në studimet po amerikane (që e ngatërrojnë në realitet, me Durrësin) është potencialisht e një rëndësie të barabartë me Hamburgun dhe Roterdamin, apo dy nga më të mëdhenjtë e botës. Ajo është pika hyrëse e Korridorit të tetë, prej ku mallrat e ardhura të të gjithë të mëdhenjve të kësaj bote, mund të vinin nga Gjibraltari. Prej Vlorës, shkonin në Maqedoni, që është Dispeceria e Ballkanit dhe prej andej, në Stamboll, Evropë qendrore, apo në doni, në Rusi nëpërmjet Ukrahinës. Bashkë me Maqedoninë, që thith mallrat nga Suezi, Shqipëria do të ishte nga faktorët kycë të Ballkanit a më gjerë.
Po dhe nëse Shqipëria, nuk do të përkundte këto ëndrra të mëdha, që janë vepër e tipit Bismark, a Pjetër i madh i Rusisë, ajo do të ishte thjesht e vdekur. E mbetur pa port (Durrësi, nuk e plotëson këtë qëllim, se është i cekët dhe mbetet i tillë, sado të thellohet), por edhe pa hekurudha, Shqipëria nuk trasporton dot së pari, eksportet e saj, që janë të natyrës së rëndë, si: minerale, çimento, ujë apo gurë.
Me dhënien e Pashalimanit, Shqipëria, kështu thyente përfundimisht, një nga shtyllat themelore të Strategjisë kombëtare, atë që shfrytëzon Pozicionin gjeografik. Mbetej një gropë e madhe dhe një vend, pa asnjë lloj ëndrre.
Kjo arsye elementare, për mua mjafton, që Pashalimani, nuk mund t’i jepet, për asnjë arsye në Botë, as Natos, as amerikanëve dhe asnjeriu në botë. Duke dhënë Pashalimanin, është njësoj sikur të vetëvarrosemi.(konica.al)
a ti je rrot kari o Nazarko zaten keshtu ke qene qe i ri
Asnje nuk ka goje te flase per Shpetim Nazarkon. ASNJE. Nazarko eshte njeriu qe gjykon me drejt nga te gjithe. Mbajeni mend kete qe ju them. Analizon me nje llogjike shume te ftohte she shume te qarte. Eshte nje njohesh shembullor pothuajse i te gjithe problemeve ekonomiko-politike dhe historike. Eshte nje nga njerzit model per te gjithe. Mos e shani kot. Behuni njerez dhe shani ata qe e meritojne me te vertete. RESPEKTE per NAZARKON.
Rrespekte zoti Nazarko : ndaj te njejtin mendim me ju , pashalimani esht pika kyçe e jona politikanet tan pa din e iman duhet te jen te kujdes shem kur i japim gojes pa anxhin ne nato e gjetk , nese shteti nuk ka byth te ngrej ushtri , nuk esht e then qe duhet ti lepim bythen natos dhe ti lutemi hajde mer piken me nevralgjike te mesdheut , vendi duhet te drejtohet nga patriot e jo nga matrapaz e alabak qe nocioni atdhe nuk i thot asgje , se e shikojn atdheun si plaçk tregu per pazare personale , esht vertet per te ardhur keq qe vendi esht katandisur ne meshir te fatit dhe nuk ka njeri ti dal per zot , Zoti e ruajt SHQIPERIN nga shqiptaret , rrespekte zoti Nazarko per atdhedashurin qe tregon , jeni vertet analisti me i mir sot per sot ne kte vend , ky shqtesimi juaj esht me shum rendesi komtare , mos lexo alabaket neper komente qe nuk e kuptojn dot shqetesimin tend , ata leri , jan njerez pa kurr far vlere qe i rendojn ksaj toke kot me pa te drejt qoft edhe per nje koment njerzor.
Je njeri me mend Eduard. E ke kapur problemin ne thelb. Nazarko te kish mend qe martuar.
Njerez qe ju ka ngelur ora ne shek e 19te kane rastin te japin mendime per qeverisjen! Shqiperia nuk eshte shtet i madh! Nje baze ushttarake do te ndihmonte qe Shqiperia te ngrihet ekonomikisht! Si kusht mund te kerkoje investime te medha per ngritjen e ekonomise! Sot te gjithe shtetet jane republike bananesh! Sigurisht truri i thate i nje Nazarko eshte larg te qenit Qershor 2020, me Luli,Meten,Saliun akoma gjalle? Shqiptare ?!
Ore se s’po è marr vesh kete pune , NATO do marri Pashalimanin apo portin e Vlores ?
:-))) Do pyetur ky Nazarkua se edhe une s’po e marr vesh me keto qe ka shkruajtur…
Tip-Top-Tap fare!
Epo Nazarko aq di, aq shkruan. Ngateron kekun me byrekun. Koqe hesapi. Se ku ka degjuar qe NSTO do Pashalimanin!!!!! Per cfare,? Te mshije sumen e Nazarkos. Te sulmoje Italune nga lumani pashsit, hshaha.
Pse deri tani cfare kemi perfituar prej Pashalimanit?
T’trashtë e Sulës ??
Dikush mund te mendoje qe nazarko eshte thjesht idiot.
E verteta eshte se ky nuk eshte kaq idiot sa po mundohet te hiqet. Thjesht eshte 1 nga te punesuarit e erdoganit bashke me byrazerin e tij.
Sepse per sa kohe ne bazen e pashalimanit ishin turqit ky birbo nuk I ndie ndonjhere per interesin gjigand te pashalimanit. Sapo amerikanet I kekruan qeverise shqiptare te shpori turqit , ky birbo u kujtua se pashalimani qenka qendra e botes.
Birbo e more edhe kete rradhe tarifen nga erdogani.
Vetem se ngelesh vetem ketu, per te tjerat ka kush meret.
Shkrim jo bindes dhe pa argumenta. Pashalimani ka qene dhe mbetet baze ushtarake. Dhenia Nato-s nuk ndryshon asgje ne funksionet e tij. Pervecse forcon sigurine e vendit dhe me gjere. Zhvillimet ne Siri dhe lindjen e mesme e kerkojne nje rol te tille. Sa per Durresin, ai ka qene dhe mbetet porti me i madh e me i rendesishmi per shqiperine. Eshte i pozicionuar mire, ne qender te vendit. Infrastrukura ekzistuse favorizon Durresin jo Vloren. Sepse Vlora eshte port periferik, i rrethuar me male. Mallrat qe vine aty duhet te shkojne ne Durres per te marre drejtimin e shperndarjes.
SERIOZISHT E KE! PERIFERIK TE DUKET TY 1.5 ORE NGA DURRESI. NE KOHEN E KARVANEVE ME GOMERE JETON NE MENDJEN TENDE?
“Dhenia e Pashalimanit NATO, me sakte Amerikaneve…” thote Lackua i madh i Nazarkove, dhe me tej vazhdon “…nuk duhet pare si nje veper analoge e Enver Hoxhes me ruset”!
Eshte motamo e njejta gje or Lackua i madh i Mentorit te vocerr!
Enver Hoxha ja dha Pashalimanin gjoja Traktatit Varshaves dhe atje erdhen Ruse!
Edi Rama ja jep Pashalimanin NATO dhe atje vijne Amerikane
Erdhen gje ne Pashaliman polake, ceke, bullgare a hungareze ne 1960?
Do vijne gje italiane, belge, gjermane ne Pashaliman tani?
Jo or Lacko jo, dallimi eshte vetem se Ruset e 1960 zevendesohen me Amerikane te 2020!
Vasaliteti jugosllav, rus e kinez po zevendesohet me vasalitet amerikan qe ka nisur qe me ato mijra Muxhahedinet iraniane ne Manze qe Amerika ja ka bere peshqesh servilizmit te Edi Rames.
Zoti Nazarko. Baza e Pashalimanit nuk do i jepet askujt. Ajo do PERDORET dhe MODERNIZOHET nga NATO. Do te jete si baze rezeve detare dhe per mbeshtetje ne operacione te NATO ne rajon. Eshte dhe do te jete gjithmone baze detare e Forces Detare te Republikes se Shqiperise. Atje do punojne efektive te FD tonat dhe te vendeve te NATO. Eshte nje mundesi sh e mire per te zhvilluar ekonomikisht zonen e Orikumit edhe kur nuk eshte sezon turistik. Çdo vend i aleances ka baza qe ia ka dhene NATOs ne perdorim. Me duket se ke ngelur akoma ne 1960 me filmin Balle Perballe. Respekte, por fokusohu tek ekonomia e bujqesise. Kete ta thote nje efektiv i FA.
zbulim i ri per virusin corona ,u demtoka trurin dikujt jo mushkerine,e mor nazarko kryeplak katundi mbete
Ka edhe keshtu…bazat ushtarake na ndalokan tregetine e lire??
Por ka edhe keshtu…bazat ushtarake jane pikerisht per te ndihemuar tregetine e lire
Thene tamam…nato ka baza ne itali e greqi…nuk ka nevoje pashalimanin…per lemosh ose me lobim te forte edhe mund ta perdori
Te tjerat…jane pordhe me rigon…sic na karakterizon cdo gje
O gomar eshte fat i madh nese NATO/Amerika e kerkon Pasha-limanin.
Doli prap ky gjithollogu me shkolle te mesme qe e ka mesuar historine e Shqiperise nga filmat e Kinostudios dhe mendon se kerthiza e botes eshte pashaliman. Ne kete vend gjithe injorantet te japin mend sidomos ky Nazarko qe eshte si brigadier koperative flet per bujqesi, diplomaci, mjekesi, financ, ushtri etj dhe ky vend iken per lesh se injorantet dalin ne cdo dritare dhe te cajne trapin. Bej ndonje shkrim per mollet ose Skenderbeun se si dihet te hedh Fuga ndonje gje
Zoti Nazarko Ne Dukat te Vlores,pak me lart se Pashalimani thuhet sei ,ka pas jetuar nje burr i quatur Daut Hasani, i cili kur turku mori Pashalimanin, qau me lot.Per kete dukatasait i kenduan kenge: I shkreti Daut Hasan, nate e dite me lot po qan, per ty o Pashaliman.A thua do qajne prape, se besoj.E mori rusi e beri nje qytet, Orikun e ri, Nuk ma merr mendja qe Natua do ta lere ashtu sic eshte ,
Te Hame Pashain se Anije nje me zorre uji kemi ..ne nuk kemi as Flote detare as ushtri jemi nje meshire te serbeve,grekeve,dhe italianeve.pirdh nazarko dhe enderro.
po cfar beni mor palo turko shqiptare si nuk menduat per popullin po vetem per xhepin tuaj qe mos i hengshi .ke e di dhe bufi qe pashalimani regullon ekonomin e gjith popullit jo te ca indiviteve injorante ………………………….
Rrit ka….i komplet.pashalimanin e ka bo Zoti vetem për detin s’ka lidhje me token o debil
Une e mendoje se Nazarko e trajton kete ceshtje siku ne jemi shtet qe bejme politiken Rajonale e me tej . Se cfare eshte Gjiu i Vlores dhe Pashalimani kete e kemi te qarte nga historija .Pa dyshim qe eshte nje nga mbrekullit e natyres per ne shqiptaret .Por fatkeqsishte kjo mbrekulli u ka sherbyer te tjerve sesa shqiptarve .Ne jemi te kenaqur me ato pak mundesi qe ka patur sheti shqiptare nga 1912 e deri me sot .
Gjiu i Vlores dhe Pashalimani nga cdo pikpajme qe ta studjosh nuk mund ta shkeputesh nga disa pika qe jane shume domethense si strategjikishte dhe ekonomikishte .Nehyrje te tij kemi nje ishull si porta kyce e hyrjes .Gadishullin e Karaburunit me shume gjire te virgjer .Kodrat e Treportit me nje lagune e ishullin e Zvernecit qe formojne nje basen te vecante turistike e ekonomik.Te gjitha keto te mara se bashku jane buka ejeta e qytetit te Vlores qe pato do te ishte si peshku pa uje .Nuk dua te hapem me shume, ne rendesine qe kane keto qe permenda,se ajo qe ka me shume rendesi eshte sa jemi ne potecjalishte tu marim vlerat qe ato kane . Deri me sot me kete stad zhvillimi qe kemi jemi perpjekur vetem te ushqehemi pa arritur standartet moderrnete vendeve qe na rrethojne .Ne si shqiptare nuk garantojme dhe si kemi mundesite tu marrim vlerat qe ato kane . Me nje strategji te mencur, ky propozim per ta kthyer Pashalimanin baze te NATOs, duhet pare jo si i vecante me vlerat e tjera te gjithe zones .Komentuesi Tipi thote qe ajo do jete Baza e Rojes Bregdetare shqiptare .Kjo nuk ka rendesi se sa modernizimi i kesdj baze ne standartet e Aleatve.
Nuk duhet pare vetem dhenja ose venja ne dispozicjon por dhe infrastruktura turistike qe ka kjo zone . Te mos harrojme se vlerat turistike te ketij rajoni jane shume te medhaja .Nje zhvillim paralel me ndertimin e kesaj baze ushtarake e bene Gjiun e Vlores nje thesar me vlera te medhaja per ekonomine tone . Po u pa e shkeputur Nazarko ka te drejte .Do me thoni dal nga dal e nje nga nje.Ska me kohe ti shikojme ceshtjet te shkeputura jashte interesit tone .U dhane te gjitha pasurite nentoksore dhe populli yne per 30 vjete nuk i ka shijuar .Mbetemi me te varferit ne rajon.Per kete Nazarko ka te drejte .Nuk eshte me nje fjale goje.Ka ardhur koha qe shqiptaret te qajne me shume per ato qe jane ne interesin e tyre ekonomik . Ndryshe kjo eshte nje tradheti e radhes qe i behet popullit dhe prespektives se tije .
I VETMI SHQETESIM QE DUHET TE NGJALLI DHENIA E PASHALIMANIT NE PERDORIM NATOS ESHTE NDOTJA E UJIT DHE AJRIT NGA TRAFIKU DETAR QE DO TE KRIJOHET, NE NJE KOHE QE PLAZHET E ORIKUM – RRADHIME JANE PLAZHET ME TE BUKURA NE GJITHE SHQIPERINE EDHE ME GJERE. EKONOMIKISHT DHE GJEOPOLITIKISHT ESHTE NJE LEVIZJE SHUME E FAVORSHME. ARDHJA E BAZES SE NATOS NUK PERJASHTON PORTIN E VLORES PERKUNDRAZI. BAZAT DETARE TE NATOS DHE AMERIKES NE TE GJITHE BOTEN NUK JANE GJE TJETER VETEM SE MBROJTJE DHE GARANCI PER LEVIZJEN E KONTENIEREVE ME MALLRA TE EKONOMISE SE KETYRE VENDEVE. ARDHJA E NATOS DO TE SJELLE EDHE SIGURI PER INVESTIME NE ZMADHIMIN E PORTIT TE VLORES (QOFTE NGA ENTITETE VENDASE APO TE HUAJA) DHE KAPACITETIN PERPUNUES/RIPARUES (E PSE JO EDHE PRODHUES) TE TIJ SI DHE TE INFRASTRUKTURES PERRETH TIJ, GJE QE DO TE SJELLE RRITJEN E FLUKSIT TE ANIJEVE QE DO TE DUAN TE PERPUNOHEN ATY. KJO MUND TE SJELLE NE TE ARDHMEN EDHE NEVOJEN PER INVESTIME TE METEJSHME NE NJE HEKURUDHE DHE AUTOSTRADE QE DO TE LIDHTE VLOREN DIREKT ME KORCEN E ME TUTJE ME SELANIKUN. NE SINERGJI ME AEROPORTIN QE DO TE NDERTOHET NE VLORE DO TE KRIJOHEN KUSHTET QE VLORA TE RIKTHEHET NE LAVDINE E SAJ SI NJE NGA QYTETET ME TE RENDESISHME TE MESDHEUT.
Kur ka mbetur qe probleme madhore si ky ta diskutojne lloj lloj debilash nuk e kuptoj pse z Nazarko lodhet t’u mbush mendjen plehrave..Rri i qete z Nazarko se perfundimisht ky vend gjithmone do te udhehiqet nga analfabete si keta kryeministrat qe kemi e kemi pasur prej tridhjete vjetesh. Eshte i shkruar fati yne. Nuk behet stan me lepuj e as prokopi me hajdute e injorante…..e te shitur natyrisht.
Shpetim! Jam plotesisht dakord me ty qe Pashalimani eshte nje baze strategjike ushtarake natyrale, te cilen superfuqite e kane lakmuar dhe e lakmojne edhe sot. Te mos e leshojme nga duart thua ti! Edhe une jam plotesisht dakord me ate qe ti thua. Ja nuk e leshuam, por cfare kemi fituar derimetani qe e kemi patur ? Asgje! A ishim dhe a do te jemi ne te zotet, qe ne te ardhmen kete baze strategjike kaq te lakmushme nga te tjeret ta shnderrojme me forcat tona, ashtu sic ti edhe une pretendojme, ne nje pike nevralgjike te lindjes, e te perendimit? Kurre! Ne kete kuader, ti edhe une pretendojme qe, me mire le te rrije e vdekur ashtu sic eshte, se sa t’ja u leshojme te tjereve. Po atehere cfare fitojme me kete qendrim? Do te isha plotesisht dakord me ty, nese politika shqiptare, akademia e shkencave shqiptare (inegzistente), do te kishin nje program strategjik, afat shkurter, apo afatgjat per ta kthyer kete kete perle, ne nje resurs te fuqishem ekonomik per vendin, por nje gje e tille, as qe eshte diskutuar ndonjehere. E di qe leshimi ne duart e botes, e kesaj perle eshte krim, por jam edhe i ndergjegjshem, se midis dy te keqiave, do te zgjedh ate me te voglen. Shpresoj se duke e leshuar tek te huajt, mbase edhe vendi mund te perfitoje dicka. Nuk besoj te kete ate fat qe patem, duke leshuar tek te tjeret, fushat naftmbajtese te vendit, te cilat te marra me koncension nga te huajt edhe sot e kesaj dite edhe pse kane kaluar 20 vjete, nuk i kane sjelle vendit asnje perfitim.
E merr NATO , ose e mba Shqiperia Pashalimanin , eshte nje lloj nga ana pronesore . Po ta gjykosh nga venia ne pune . Ka 40 vjet , qe jane varrosur qindra mije $ dhe ashtu do te vijoi te mbetet ne pronesi te Shqiperise . Une nuk e di perse i duhet dhe MATOs , por do beje ndonje stervitje treguse , nga ato , qe bente Enveri . uke besoja , qe Nazarko te arsyetonte kaq gabim me Pashalimanin , ket e ciban ne trupin e Shqiperise dh ete Europes . Pashalimani eshte pjelle e cmendurise te Enverit , qe e pat quajtur “Celsi i Otrantos ” . Te shkojme me tej : Asnje investim ushtarak i Enverit , nuk i hyn ne pune njeriut , ne bote . Habitem si e ka marre Kucoven NATO . Perse e do ? Zgalem
Rrespekte zoti Nazarko : ndaj te njejtin mendim me ju , pashalimani esht pika kyçe e jona politikanet tan pa din e iman duhet te jen te kujdes shem kur i japim gojes pa anxhin ne nato e gjetk , nese shteti nuk ka byth te ngrej ushtri , nuk esht e then qe duhet ti lepim bythen natos dhe ti lutemi hajde mer piken me nevralgjike te mesdheut , vendi duhet te drejtohet nga patriot e jo nga matrapaz e alabak qe nocioni atdhe nuk i thot asgje , se e shikojn atdheun si plaçk tregu per pazare personale , esht vertet per te ardhur keq qe vendi esht katandisur ne meshir te fatit dhe nuk ka njeri ti dal per zot , Zoti e ruajt SHQIPERIN nga shqiptaret , rrespekte zoti Nazarko per atdhedashurin qe tregon , jeni vertet analisti me i mir sot per sot ne kte vend , ky shqtesimi juaj esht me shum rendesi komtare , mos lexo alabaket neper komente qe nuk e kuptojn dot shqetesimin tend , ata leri , jan njerez pa kurr far vlere qe i rendojn ksaj toke kot me pa te drejt qoft edhe per nje koment njerzor.
E thote Straboni, pse jo. Ta bejme vloren portin kryesor te shqiperise. Pastaj lexojme Sami Frasherin dhe bejme edhe Belshin kryeqytet. Strategjik po, me liqene po. Hajde ta bejme.
Zoti Nazarko, te pergezoi per shkrimet tuaja, per gjithcka qe trajtoni, ndersa per kete shkrim, megjithe argumentat qe sillni, sikur Pashalimani esht qendra e botes dhe e Shqiperis, duket se, jini larg ralitetitit. KY vend strategjik, aty ka qene qe ekohen e romakeve, Bizantit, Turqeve, ruseve, epokes te Enverit dhe ska sjell nonje miresi ekonomike per shqiptaret, keto 2020 vjet., Ne as kemi patur dhe as kemi mundesi ta bejme port nderkombetar, kuren e kures edhe per 1000 vjet .
Nese kjo baze i jepet NATOS dhe me mire akoma SHBA jo vetem qe ritet siguria kombetrae, por mer zhvillim e tere zona per rreth, si per punesim, konsum te produketeteve bujqesore e blektorale
Amerika ka me dhjetra e qindra baza ushtarake thuajse ne gjith globin ne vendet me strategjike, nga Italia, Greqi, turqi, GJermania ne Japoni, Poloni, vendet balltike, e deri ne KIli e Agjentine dhe kudo , keto vende kane patrur zhvillim ekonomik dhe jo skllaverim dhe humbje.
Nuk guxon njeriu te shkruaj nje artikull si qellim ne te mire te vendit te vet, se i versulen zuzaret dhe birbot sikur i … nuk po e them.
Ju komentues, te ishit ma te zgjuar se Nazarko do kishit shkruar ju neper gazeta, e Nazarko do shkruante komente (por jo duke share).
Ju komentues, te ishit ma te mire apo ma trima se Nazarko, ne krye te komentit do vendosnit emrin tuaj siç e vendos Nazarko, e jo te fshiheni mbas kompiuterit duke share dike qe nuk keni te keqe prej tij.
Kurvat e Orikumit te fillojne të grasatojne gopin se ushtarët e Natos e pelqejne shume
E mor limon i shtrydhur ne e kemi ekonomine aq te mire sa s’kemi nevoje te na e rregulloje Pashalimani por ishalla rregullon pak ekonomine e udheheqesve tane se po vuajne te shkretet per fajin tone .
Jemi shteti me i vogel ne Europe si toke por si mendje jemi si Turqia para Ataturkut ,NATO eshte mburoja jone e gjalle ,eshte si nje rimekembje e strategjise te vjeter AUSTROHUNGAREZE kundrejte SHqiperise,nuk duhet te harojme kure ndihmen AUSTRIAKE dhe tani AMERIKANE,mos haroni se armet e atentatit ne SARAJEVE , GAVRIL SERBIT ja dhane ITALIANET ,po dhe GREKET i njohim mire se jane njesoj si SERBET,asnjehere oreksi i ketyre tre shteteve qe na rethojne nuk do te pushoje.
Bravo Nazarko! Eshte interesante se NATO-s as i kishte shkuar nder mend Pashalimani, shkon nje grua Olta Xhaxhka, qe ende nuk ka lexuar as librat e programit te shkolles se saj dhe j’a propozon t’ja jape NATO-s! Perse e ben kete? Kush j’a kerkoi? Kush e autorizoi? Nga c’rrezik na mbron Pashalimani me NATO-N ose pa NATO-n? A nuk do te na mbronte Nato edhe pa e dhene Pashalimanin? As’jemi antare te Natos edhe pa Pashalimanin? Cfare fitojme me lete “sevap” qe bejme? Kesaj i thone i zoti s’e shet tellalli e jep!