Avokati shqiptar në gjyqin më të famshëm të vitit në Georgia (Jay-Z i vë në dispozicion avionin e tij privat)

10 Qershor 2020, 09:33Lifestyle TEMA
Avokati shqiptar në gjyqin më të famshëm të vitit

Jay-Z i vë në dispozicion avionin e tij privat, tregon në Instagram Blerim Elmazi, që përfaqëson afrikano-amerikanin e vrarë Ahmaud Arbery

Nga Ruben Avxhiu

Një nga dy avokatët që po përfaqësojnë afrikano-amerikanin Ahmaud Arbery, i cili u vra ndërsa po bënte vrapin e mëngjesit në muajin shkurt, në shtetin Georgia, është një shqiptaro-amerikan.

Blerim Elmazi është një avokat, nga firma ligjore Merritt Law Firm, LLC, në Dallas, Texas. Ai specializohet në çështje të të dretave civile.

Bashkë me kolegun S. Lee Merritt po përfaqëson një nga çështjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e medias këtë vit, kur dy amerikanë të bardhë vranë pas një përballjeje një afrikano-amerikan. Vrasësit baba e bir thonë se e vranë për vetëmbrojtje dhe se ai po shikonte për të vjedhur në lagjen e tyre. Mirëpo, familja dhe shumë vëzhgues thonë se nuk është rasti i parë që një zezak humb jetën duke bërë gjërat më normale të ditës, si vrapi i mëngjezit.

Në klimën e protestave në mbarë vendin për çështjen e racizmit, gjyqi në Brunswick, Georgia do të jetë në qendër të vëmendjes dhe për avokatin e ri shqiptaro-amerikan një moment i rëndësishëm për karrierën e tij në fushën e ligjit.

Kur mendon se ai është diplomuar vetëm një vit më parë për Drejtësi nga Universiteti Metodist i Jugut, në Shkollën Dedman të Drejtësisë. Elmazi ka edhe një diplomë në dy degë Histori dhe Shkenca Politike nga Universiteti i Texas-it të Veriut.

Emri i tij u bë i njohur sidomos në median sociale kur në 4 qershor, në mungesë të mjeteve të transportit, për të shkuar nga Texas në Georgia për një seancë të papritur gjyqësore, ata u ndihmuan nga ylli i muzikës “rap”, Jay-Z.

Si ka treguar vetë Blerim Elmazi në llogarinë e tij në Instagram, atij i erdhi një thirrje telefonike nga “Roc Nation”, agjensia e spektakleve që ka bërë të famshëm jo vetëm Jay-Z po edhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Beyonce, me anë të të cilës e njoftuan se kishin marrë lejen që të përdorte avionin e tyre privat.

Një mesazh të ngjashëm postoi në Instagram edhe kolegu i tij: Kur të duhet të jesh patjetër në Gjykatë për klientin tënd dhe protestuesit për drejtësi… Jay-Z dërgon xhetin e tij privat”.

2 komente në “Avokati shqiptar në gjyqin më të famshëm të vitit në Georgia (Jay-Z i vë në dispozicion avionin e tij privat)”

  1. AC/DC says:

    Me mbiemrin Elmazi vk gjygjit e paska humb pa fillu….

  2. Verifikim says:

    Ky eshte nje çirak i studios. E perdorin si korrier. Praktikeant. Ne gjykate shkon dikush tjeter, shefat e studios Merrit Law
    Po sibhua merr mendja qe nje buzequmesht, qe as nuk eshte diplomuar per juridik por shkenca politike dhe histori, do jete pergaqesues i familjes ne nje gjyq ku kerkohen demshperbime miliona dollareshe
    Apo na e bete si me kovidin ku çdo pastrues spitali e nxirrnit shef laboratori

    Elmazi grew up in Southeast Arlington and attended Seguin High School. He received a bachelor’s degree in political science and history from the University of North Texas. As of April 2017, he was working toward a J.D. at Southern Methodist University.[1]

    Ja ku keni kurrikulumin e kerij Elmazit

    https://www.texasbar.com/AM/Template.cfm?Section=Find_A_Lawyer&template=/Customsource/MemberDirectory/MemberDirectoryDetail.cfm&ContactID=363923

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje