Greqia u trondit dje nga një vrasje e stilit mafioz të një biznesmeneje në zonën e Zakynthos.
Christina Kloutsinioti, 37 vjeç, së bashku me bashkëshortin e saj po ktheheshin për në shtëpi me motor.
Vetëm pak metra larg banesës së tyre, dy persona me motorë u afruan dhe hapën zjarr ndaj çiftit, duke lënë të vdekur në vend 37 vjeçaren dhe plagosur rëndë bashkëshortin e saj, 53 vjeç.
Sipas raportimeve, dy vrasësit ishin veshur me rroba të errëta të dhe helmeta të ngjashme me uniformat e policisë vendase.
Fillimisht, autoritetet dyshojnë se objektivi i autorëve ishte bashkëshorti i biznesmenes.
Kush është çifti i biznesmenëve, 53 vjeçari emër i njohur për policinë?
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima është një biznesmene shumë e njohur në Zakynthos. Ajo është pronare e një hoteli në Laganas, por gjithashtu ka kandiduar dhe për kryetare bashkie në zgjedhjet e fundit.
Edhe bashkëshorti i viktimës është një emër i njohur për autoritetet greke, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një grabitje disa vite më parë, ku i vodhën një biznesmeni tjetër një shumë prej 550 mijë eurosh.
Por ai nuk u akuzua asnjëherë për këtë çështje.
Çifti u martuan në vitin 2012 dhe kanë një djalë të vogël, ndërkohë që 53 vjeçari ka një fëmijë nga një martesë tjetër.
Në emër të 37 vjeçares, çifti kanë në pronësi një hotel të vogël në Laganas, ndërkohë që vitet e fundit ata kanë investuar në biznesin e makinave me qira dhe zhytjeve nën ujë.
Nuk mjafton kronika e zeze shqiptare por duhet te botoni edhe ate greke!? Kujt i plasi se c’ndodh ne Greqi!
Po pse mbaruan keto vrasjet tona dhe po merremi me te grekëve?!
quhet businesswoman jo businessman
na mushet gazetat vete me vrasje….merni dhe lajme nga kolumbia e brazili…se do gjeni material plot…se na cat trapin…keni tre dit nga mengjesi ne darke.nuk hapet tv…se do ngjojme vetem capja capja…na mbiu ne shpi capiat…nga i plagos.si u plagos…
Ju shplafte panukulla o gazetar e redaktor gazete. Quhet businesswoman.. ju marrte e mira trute qe ne cfare duarsh kane mbet shkrimet ne gazeta
haha ke te drejte usa ,keta e shqiperojne nga man ne mene haha
Amon mer na tregoni kush esht vrar die ne Itali se lajmet e greqis i morem vesh , gaaetar GOMAR.