Kodheli: Si "Ambasadore e Preshevës", përgëzoj të gjithë përfaqësuesit e forcave politike që arritën të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje

10 Qershor 2020, 09:56Rajoni TEMA

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar Mimi Kodheli ka përshëndetur partitë politike të Luginës së Preshevës për bashkimin e tyre në një listë të vetme për zgjedhjet e 21 qershorit.

Kodheli njëherësh ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme.

Përgëzoj të gjithë përfaqësuesit e forcave politike në Luginën e Preshevës, që mbërritën të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit.

Si “Ambasadore e Preshevës” në mënyrë të veçantë dua të falenderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë gjë dhe të ftoj njëkohësisht qytetarët shqiptarë atje, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Kodheli në rrjetin social..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje