Parashikimi: Ekonomia botërore do të tkurret me 6%

10 Qershor 2020, 13:04Bota TEMA

Ekonomia globale do të tkurret me të paktën gjashtë përqind këtë vit për shkak të mbylljes gjatë pandemisë së koronavirusit. Ky është parashikimi i OECD-së, e cila paralajmëron se rimëkëmbja do të jetë “e ngadaltë dhe e pasigurt”.

Në rastin e një vale të dytë të infeksionit më vonë gjatë këtij viti, prodhimi ekonomik botëror mund të thellohet, duke shkuar në 7.6 përqind në vitin 2020.

Kjo do të pasohej në vitin 2021 me një rritje të GDP-së midis 2.8 dhe 5.2 për qind.

Deri në fund të vitit 2021, humbja e të ardhurave tejkalon atë të çdo recesioni të mëparshëm gjatë 100 viteve të fundit në kohë paqeje, me pasoja të tmerrshme dhe afatgjata për njerëzit, firmat dhe qeveritë“, thuhet në një analizë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në një raport të mëparshëm në mars, kur pandemia kishte goditur Kinën por pasojat e saj nuk ishin reflektuar ende në ekonomitë e tjera, OECD e uli parashikimin e rritjes globale me gjysmë përqindje në 2.4 përqind, shifër që do të ishte performanca më e keqe që nga kriza financiare e vitit 2008.

Por për sa kohë që nuk ka vaksinë apo trajtim kundër koronavirusit, i cili ka u ka marrë jetën më shumë se 400 000 njerëzve në të gjithë botën deri më sot, politikëbërësit do të vijojnë të ecin mbi litarin e tendosur, thuhet në raport.

Distanca fizike për të parandaluar infektimin, testimi i njerëzve për virusin, gjurmimi dhe izolimi i të infektuarve, do të jenë instrumentet kryesore për të luftuar pandeminë.

Por ata sektorë të prekur nga mbyllja e kufijve dhe ata që kërkojnë kontakte të ngushta personale, të tilla si turizmi, udhëtimi, argëtimi, restorantet dhe akomodimi nuk do të funksionojnë me të njëjtin kapacitet si më parë“, thuhet në raport.

1 komente në “Parashikimi: Ekonomia botërore do të tkurret me 6%”

  1. On says:

    Shqiperia ska transportpublik……nuk ka trena, metro,tram etj…ka tsksi te shtrenjte……ka vetem ca autobuz te lodhur qe jane si kuti sardele….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje