Sgarbi në Bylis: Një stuhi kake në rrjetet tona kombëtare

10 Qershor 2020, 11:15Kulturë TEMA

Një stuhi kake – shitstorm – është ngritur në rrjetet tona kombëtare, pasi Vittorio Sgarbi, kritik dhe historian arti nga Italia, e quajti Bylisin “qytet grek”, te një shënim në Facebook.

Më pas Sgarbi e konfirmoi, po në Facebook, këtë bindje të vetën, duke shpjeguar se Bylisi ishte “një qytet i lashtë grek i vendosur në Iliri.”

Të gjithë ata që u indinjuan me këtë “tradhti” të mikut Sgarbi, treguan të paktën moskuptim esencial të mbiemrit grek në kontekst.

Ta quash Bylisin grek nuk është njëlloj si të thuash, bie fjala, se futbollisti Kostas Manolas është “grek.” Kush përpiqet të dijë diçka, në këto gjëra, arrin të dallojë çfarë ka të përbashkët “grekësia” e Bylisit me atë të Manolasit – dhe ku dallojnë nga njëra-tjetra.

Natyrisht, Bylisi ngrihej në trojet e banuara nga byllionët, fis i identifikuar si ilir nga Pseudo-Skylax-i, që në lashtësi.

Nga ana tjetër, po ky qytet e mbante veten si të themeluar nga Piro Neoptolemi, i biri i Akilit, pas kthimit nga Troja.

Se ç’kanë qenë themeluesit e qytetit, nuk dihet. Me gjasë, banorë ilirë vendës, të cilëve mund t’u jenë shtuar kolonë grekë nga Korinti. Mes zyrtarëve të lartë të qytetit, të cilëve u njihen emrat, mund të identifikosh edhe ilirë, edhe grekë.

Pyetjes se çfarë ka qenë Bylisi nuk mund t’i japësh përgjigje univoke. Si qytet në një trevë ilire, i rrethuar nga fshatra të banuara prej vendësve, ai ka pasur një popullsi të përzier – edhe pse banorët me origjinë greke do të kenë qenë të privilegjuarit, si gjetiu në Mesdheun e asaj kohe.

Nga ana tjetër, plani i qytetit dhe ato pak ndërtesa dhe struktura që kanë i mbijetuar shekujve, identifikohen qartësisht si “greke” – ose më saktë, si të qytetërimit grek: nga stadiumi, tek teatri, agora, stoat, gjimnazi dhe kështu me radhë.

Ekziston një model abstrakt “grek” i qytetit antik, i cili mishërohet në arkeologjinë e Bylisit. Këtë model edhe identifikoi menjëherë Vittorio Sgarbi.

Më pas, në Bylis u vendosën kolonë romakë – edhe kjo është e vërtetuar.

Nuk dimë se ç’gjuhë flitej në rrugët e Bylisit; përveçse mund të spekulojmë se mbizotëronte gjuha vendëse – një dialekt i ilirishtes jugore. Por mbishkrimet janë greqisht, dhe më pas latinisht; dhe qytetin nuk e ndan dot nga shkrimi; madje një nga arsyet që togfjalëshi “qytet ilir” është problematik, ka lidhje me atë që ilirët nuk e shkruanin gjuhën e tyre – ose të paktën nuk e shkruanin mbi mediume të forta, si guri.

Një pyetje që ia vlen të bëhet, ka lidhje me teatrin: a mjafton prania e kësaj strukture, me tiparet arkitektonike aq karakteristike, për ta bërë një qytet “grek”?

Si formë kulturore, por edhe si teknologji e riprodhimit të qytetit, teatri i ka rrënjët në lashtësinë greke, dhe që andej u përhap anembanë Mesdheut.

Teatri në Bylis kish një kapacitet prej 7500 vendesh, çfarë lë të kuptohet se mbushej edhe me publik nga fshatrat përreth, në raste festash civike. Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka, që e ka studiuar Bylisin veçan, pyet[1]:

Me një pjesëmarrje të tillë, ku zotëronin njerëzit e zakonshëm… [a] mund të kuptoheshin nga shumica tragjeditë e Eskilit apo komeditë e Aristofanit? A është vallë e tepruar të mendohet se pjesët teatrale duhet të ishin shkruar në gjuhën ilire, që të kuptoheshin për masën e gjerë?

Por mundet edhe që popullsia e zonës të ketë qenë dygjuhëshe; sikurse mundet që aktorët që luanin në Bylis të vinin nga vende të tjera, p.sh. nga Apollonia fqinje dhe, më në fund, që teatri të përdorej edhe për spektakle më të thjeshta, me ngjyrë lokale; ose të natyrës fetare, të cilat edhe ato rezulton t’u kushtoheshin zotave të importuar nga Jugu (ose “të standardizuar”, mbi bazën e panteonit grek).

Gjithsesi, nuk është folur gjëkundi për “teatër ilir”, si formë kulturore qytetare; dhe teatri – në Mesdheun e lashtë – ishte po aq “grek” sa edhe Perikliu, Aristoteli dhe Eskili vetë.

Edhe vetë rëndësia që kish teatri në jetën civike, siç konfirmohet nga vendi qendror i strukturës në gjeometritë urbane të qyteteve anembanë Mesdheut i referohet automatikisht ndikimit kulturor grek në lashtësi, ose një mënyre të së jetuarit në qytet e cila e kish të nevojshme të riprodhohej në skenë, para një publiku. Ne shqiptarët pasardhës të ilirëve, edhe pas dymijë e kusur vjetësh, ende nuk duket ta kemi kuptuar këtë në thelb, sa kohë që lejuam autoritetet administrative, një ushtri aparatçikësh, që të shkonin dhe ta shembnin me bujë Teatrin kryesor të Tiranës thjesht me argumentin se “i ishin vjetruar muret”. Jam pothuaj i sigurt se në Bylisin antik nuk do ta kishin kaluar kaq lehtë, po t’ua kërcënonin teatrin…

Teatri, agora, stadiumi, gjimnazi, stoat – këto nuk janë vetëm mbetje arkeologjike, por edhe modele sipas të cilave organizohej jeta sociale në Bylis, qytet mes qyteteve në Iliri. Edhe sikur banorët e Bylisit të ishin të gjithë ilirë, si qytetarë ata merrnin pjesë në “grecitetin” e qytetit dhe të jetës publike.

Ndryshe nga mbishkrimet, të cilat janë përdorur dhe përdoren rëndom për të identifikuar “etnikisht” mbetjet e lashtësisë, teatri si monument dhe arkitekturë i referohet, kulturorisht, një modeli të kundërt: oralitetit, gjuhës së folur dhe të dëgjuar dhe kujtesës të riprodhuar në gjuhë.

Për ta ilustruar më tej se çfarë roli qendror luante teatri klasik në jetën e një qyteti antik, po sjell një anekdotë që e tregon Thuqididi (Lufta e Peloponezit, I.7.87) dhe që e rimerr edhe Plutarku: gjatë Luftës së Peloponezit, sirakuzanët e Sicilisë kish kapur shtatë mijë athinjotë robër, të cilët i kishin mbyllur në një gurore, në pritje që t’i shisnin si skllevër; për shkak të kushteve të tmerrshme, shumë prej këtyre vdiqën, e megjithatë disa arritën të shpëtojnë, thjesht ngaqë dinin përmendësh pjesë nga dramat e Euripidit. Sicilianët e Sirakuzës e kishin pikë të dobët Euripidin; aq sa e mësonin përmendësh gjithçka që e sillnin me vete vizitorët nga përtej detit; dhe pastaj ia përsëritnin njëri-tjetrit të mrekulluar.

Kjo anekdotë, me realitetin të cilit i referohet me rrugë implicite, e bën shumë të pagjasë hipotezën e Cekës për “pjesë teatrale të shkruara në ilirishte”; më e besueshme më duket që aktorët të vinin në Bylis nga Apollonia fqinje, me gjithë kujtesën e tyre skenike.

Sërish Ceka, për Bylisin e periudhës romake (të karakterizuar nga një “prani e gjerë e kolonistëve romakë”):

Agoraja mbeti qendra kryesore e qytetit dhe teatri e ruajti formën e tij të hershme deri në fund të shekullit të I-rë mbas Krishtit… Njëlloj si në Apolloni, banorët latinë nuk e ndryshuan funksionin e teatrit për ndeshje gladiatorësh dhe duket se tradita e kulturës helenistike zotëroi mbi atë romake. Po kështu u ruajtën dhe u përdorën në formën e tyre origjinale edhe monumentet e tjera të agorasë, si stoa, stadiumi, gjimnazi, stera publike, etj.[2]

Qyteti grek, në lashtësi, ishte edhe qytet i modeluar sipas një kulture urbane të caktuar, e cila vinte nga Greqia. Jo “vinte nga Greqia”, siç vjen sot Kostas Manolas-i, por në kuptimin e një ndikimi kulturor me frymëmarrje të gjerë, që kapërcen detet dhe kontinentet.

Prandaj edhe pyetjes, nëse ka qenë apo jo “grek” Bylisi, nuk i përgjigjemi dot duke ulëritur në rrjetet sociale dhe as duke zbuluar tradhtira. Unë madje do ta quaja pyetjen pa kuptim, në momentin kur ngrihet në publik; Bylisi ka qenë edhe grek, edhe ilir – si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë antike, që u përfshinë dora-dorës në atë lëvizje historike dhe kulturore që nisi me periudhën helenistike, vazhdoi me Romën dhe u kurorëzua me krishterimin. Etniciteti, në këtë mes, nuk do të ketë qenë shumë më tepër se një tipar aksidental.

[1] Neritan Ceka, Ilirët, Migjeni 2005, f. 254-255.

[2] Neritan Ceka, po aty, f. 200. Disi ndryshe Ceka në reagimin e tij flakë për flakë, ndaj përcaktimeve të Sgarbit:

Kush do ia ketë thënë Sgarbit që Bylis është grek? Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastriotëve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një here zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrisë së Kulturës. Amen!,

45 komente në “Sgarbi në Bylis: Një stuhi kake në rrjetet tona kombëtare”

  1. ppa says:

    Sakte Vehbiu; por si rrufjan, ka merakun qe edhe teatri i Tiranes, duhej ruajtur, qe t’u vlente edhe pasardhesve tane, pas 2 mije viteve te tjera, packa se ishte ndertuar nga latinet kontemporane.

    1. Theatre and Drama says:

      ja ky,une po pres mooch nanon e del ky tjetri haha
      ti po thua pak a shume te njejten gje qe tha z.Ceka,
      pra ishte qytet Ilir,ne te cilin ishte perhapur kultura (e lashte) greke,dhe normal qe mund te kete patur edhe fise greke sepse aty prane kane qene,kane levizur larte e poshte …
      por ishte QYTET ILIR dhe jo qytet grek
      persa i perket gjuhes(se shkruajtur),skocezet as sot e kesaj dite nuk e shkruajne apo flasin gjuhen e tyre,por perdorin gjeresisht anglishten,a mos i ben kjo ata angleze,dhe ia u zbeh traditat,kulturen e vjeter,ndjesine kombetare?
      po Korça a eshte qytet turk,sepse e themeloi Iliaz Mirahori,gjeneral I Perandorise Osmane ne shek.XV(se gjuhe shqipe te shkrojtur nuk ka patur ne ate kohe)apo harrova eshte qytet grek mqs besimi fetar eshte ortodoks
      se greket keshtu thone Korca eshte greke hahaha

    2. vang says:

      Smund te mos na bente dhe politike banale Vehbiu me shembjen e teatrit.Por ne se eshte vertet kompetent nuk mund te krahasohen ndertesat me gure ( mendo piramidat ,kalate e teatrot) me ndertesat me tallash te presuar qe vete ndertuesit i kishin vene 25 vjet jete.Duke asyetuar keshtu,nuk kane vlere kompetecat e Vehbiut sepse i perdor pa vend dhe mua ma zvjerdhin kompetencen e tij.Te pakten Ceka tha ndoshta disa te verteta qe pamvaresisht qendrimit te tij politik nuk e prishi ballancen e profesionales me masat administrative qe u takojne pushteteve

      1. Ada says:

        Kush e ka thene qe ka 25 vjet jete ? Agron Hysenlliu dhe Edi Rama! Ik pyet ndonje ekspert te vertete jo pelivanet e tipit Hysenlliu.

    3. Titi says:

      Si eshte e mundur qe mbishkrimet ne gure jane greke, atehere gjuhetaret grekofon pse nuk i perkthejne jo vetem ato ne Shqiperi por edhe ne shtetin qe sot quhet greqi!? Pse arkeologet e kane te pamundur te pranojne se mbishkrimet ne gure
      me shkronja “greke” dhe etruske mund te jene ilire meqenese nuk perkthehen dot me greqishten dhe latinishten por i afrohen me shume shqipes?

  2. Fredi says:

    Ik or rrot kari me plot gojen , njerez qe vetem byth lepini ter jeten tuaj , njerez me probleme te theksuara inferioriteti karshi te huajve , si tha ai tek filmi 14 vjeç dhenderr : e ç’jam un nje cop gdhe ky esht dhe pozicioni jot zoti vebiu , e moren me qaf kombin kta legena pa dinjitet . Shko ne greqi e thuaj janina esht shqiptare , ta qin maman greket dhe gazetari te rref si legen , ktu tek ne thon çi do bytha se dhe kta homoseksual qe nuk mbledhin dot fmit e tyre nga i kan si puna zgerbos na mbajn per njerez inferior dhe mendojn se ktu thua cte duash dhe kti mileti i ben cte duash , se na perfaqsojn bythqir si ky zoti vebiu.

  3. Z says:

    Artikull i mire por nuk behet fjale per krahasimin me teatrin Kombetar! Ai duhej prishur edhe per arsyen shume te forte te shembjes se mentalitetit shqiptar te vjeteruar dhe te dale jashte mode tashme! Shqiperia nuk behet me kete lloj prapambetje kulturole.

  4. Fredi says:

    Ik or rrot kari me plot gojen , njerez qe vetem byth lepini ter jeten tuaj , njerez me probleme te theksuara inferioriteti karshi te huajve , si tha ai tek filmi 14 vjeç dhenderr : e ç’jam un nje cop gdhe , ky esht dhe pozicioni jot zoti vebiu , e moren me qaf kombin kta legena pa dinjitet . Shko ne greqi e thuaj janina esht shqiptare , ta qin maman ku e ke greket, dhe gazetari te rref si legen , ktu tek ne thon çi do bytha se dhe kta homoseksual qe nuk mbledhin dot fmit e tyre nga i kan si puna zgerbos na mbajn per njerez inferior dhe mendojn se ktu thua cte duash dhe kti mileti i ben cte duash , se na perfaqsojn bythqir si ky zoti vebiu kudo .

  5. ELBASAN ARENA says:

    Sipas kësaj që thotë ky, I bie që pas 1 mijë vitesh, stadiumi Elbasan Arena që ndërtoi Rama të thuhet se e kanë ndërtuar britanikët se ata e shpiken futbollin.
    Profesor, kulturat kanë dhene e kanë parë.

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,istambuli po ju pret……………….gezuar ramazonin!

  6. Epo kjo pune says:

    Edhe ti gazetar, mos thuaj grek se eshte fjale moderne, thuaj helene se ndryshe ta quajme trashegimin romake italiane dhe tironsa e elbasanllinj pellazget e lashtesise ne zonen sot te shqiperise mesme, mos e beni balte

    1. ben says:

      Greci, greke etj eshte emri qe romaket dhe gjithe te tjeret me pas kane quajtur helenet te pakten nja 2200 vjet me pare.
      Ti nuk ke si ta dish.
      Me shume gjasa parardhesit e tu kane qene ose ne stepat e mongolise ose ne peme duke ngrene fruta.
      Bota nuk e tall trapin rastesisht me ne , ja si puna jote ka plot.

  7. Agim says:

    Varjani torben esht ciap i terbuar.

  8. Niku says:

    Unë jam me Cekën dhe jo me ju Vehbiu. Keni shkruajtur shumë gjera dhe në fund konkludon se Bylisi ka qenë edhe grek edhe ilir! Vete tema e diskutimit është shtruar në menyrë djallezore nga italiani. Ambjenti i qytetit ka qenë ilir dhe kjo ka rëndesi, pra banorët që ngritën qytetin ishin ilir. Në se teatri jepte shfaqje të kulturës greke, kjo nuk e bën greke të gjithë qytetin, sepse teatri është vetëm nje pjesë e tij. Në kushtet kur fqinjët kanë përvetsuar, jo vetëm territore nga shqiptarët, por edhe nga kultura, kjo teme behet e ndjeshme. Gjërat janë të thella, prandaj shprehja e juaj edhe greke, edhe ilire është gabim. Ndërsa shprehja e italianit është një provokim.

  9. Emigranti Itali says:

    Zhgarbi eshte nje idjot qe poston fofografi duke dhjere,nje imoral bisex qe nuk e ka askush ne liste.Eshte kapur me shitje pikturash fallco dhe e shpetoi i superkorruptuari Berluskoni.Kete vizite dhe pushime lluksoze ja ka sponsorizuar Rama me leket e shqiptareve.Prit te promovoje Zhgaebi kulturen shqiptare.Turp,turp i madh dhe ulje vlerash kombetare.

  10. Jorgji Caca says:

    Artikull dinjitoz! Mbron kulturën e vendit duke përqasur dhe me atë të popujve të tjerë. Gjithçka e Bylisit është e kulturës greke. Zoti Ceka gabon kur thotë se Zgrabi tha: Bylis është Greqi. Pronocimi i z. Ceka ishte shumë folklorik, me zhargon popullor dhe aspak profesional arkeologjik. Pronocim i së kaluarës. Vitet e punës së tij dhe kolegëve të tjerë nuk shërbejnë për argument.Po ashtu dhe ato akuza polirike.. Ato shërbejnë për ballafaqim me të tjerët ( gjë që kjo ka munguar në shumë fusha tek ne) dhe nëse pranohen nga institucionet e akredituara do të jenë vlerë e shtuar.Por aktualisht ato site arkeologjike të dukëshme si arkitektura,urbanizimi shumë të famshme që kemi ne janë të kulturës greke. Se çfarë ka në shtresa të tjera duhet parë. Duhet të jetë në dinjitetin tonë raportet që duhet të krijojmë me kulturat e tjera.

    1. vang says:

      Jo urbanizimi,ai eshte RRomak. Ve re se HELENIZIMI i kulturave te popujve per rreth,dhe gershetimi me to ngatrrohet duke u quajtur plotesisht ”KULTURE GREKE”. Vete greket ne pergjithsi nuk e njohin aq si helenizim ,por si kulture autoktone.Me kete justifikojne pushtimin e Epirit,Azise se vogel dhe vecanerisht asaj te brigjeve te Egjeut,pamvarsisht se tani harta ka ndryshuarpak a shume.Mos harrojme dhe shume territore te Italise se jugut.

  11. Agon says:

    Ngatërron pak se kush quhej grek dhe kur sepse me sa dihet botërisht emri grek nuk është përdorur ne atë periudhe atëherë njiheshin vetëm helenet emri greke ka ardhur me romaket dhe për romakët grek ishin të gjithë banoret e gadishullit ilirik kështu që bëhet një rrëmujë e qëllimshme me sa duket ose dhe jo …. edhe Sgarbi ndoshta se di ose bën sikur se di … fiset ilire ishin kudo në gadishull dhe vetëm pak qytete kishin një pjesë të popullsisë HELENE që nuk ka lidhje fare me Greqinë e sotme … ose si shikohet sot kështu që të arrish të thuash që ishin të pushtuar dhe të dominuar nga vetvetja është e pakuptimtë është si të thuash që kudo në botë jetojnë njerëz dhe ata influencojnë njëri tjetrin …

    1. undefined says:

      Shume e sakt….por hajde mbushi mendjen disave me komplekse inferioriteti apo disa te shiturve….qe “pellasin” nga injoranca apo mllefi qe kane kunder ketij vendi….se Sgarbi eshte nga ata qe per leka e ben edhe Shangaijn “grek”….

      1. ben says:

        Pse kaq shume llum ne shqiperi?
        O te semure mendore, GRAECI romaket e lashte quanin kolonet , kur greket pushtuan jugun e italise ,romaket qe nuk i njihnin i quajten kolone , GRAECI, GRECI, qe atehere deri me sot gjithe perendimi keshtu i ka quajtur helenet.
        Turqit i quajne junan, sepse kur erdhen turqit ne shekullin e 11 ,12 e moren kete fjale nga arabet dhe perset qe greket nuk ju shqiptonin dot emrin e tyre IONIAN dhe quanin junan.
        Po kur ngeli historia ta bejne dhe ta komentojne delenxhinjte pasardhes te selcukeve, qesh gjithe bota.

        1. undefined says:

          O hale e bodrumeve te sllillogjeve…..ato qejten …graci…te gjithe fiset e vendosura ne Itali te jugut dhe jo kolonet ore bastard i shitur…dhe dihet se kush fise e banoni ne ato kohe qe nga 1000 vjecari para Krishtit ate vend more …gdhe…ik or b…q…mesoje historine ne libra e shkolle e jo ne bodrumet e matufeve te Athines….anadollake

        2. ben-ai i verteti says:

          ben adashi-sipas jush, edhe Munihu ne Gjermani qe ka ndertesa te stilit grek, te ndertuara nga mbreti Otto, qe ishte i apasionuar mbas antikitetit, duhet te jte qytet grek.

  12. joni says:

    O koce,po nje gje qe ndertohet ne stilin arab te themi,nje xhami ne Shqiperi,sipas teje eshte e nderruar nga arabet se u ngjane atyre ne arabi dhe ka destinacion te nejte si ato. O kjo injodanca e kultivuar nga paraja e qelbi shqiperin,na u bene te gjithe dijetare.

    1. Z says:

      O joni! Patjeter myslimanet! Eshte stili arab osmanlli qe e kane nderuar. C’lidhje kane Iliret me arabet? Ti thua qe Xhamite i kane nderuar Iliret! Ju befsha mutin te gjitheve me mentalitetin qe keni! Ne c’do vend te botes thuhet qe kjo ndertese eshte ndrtuar nga Romaket ose ,grekerit,Francezet apo arabet ne baze te vecantive qe kane keto qyteterime ne ndertimet qe kane bere! Kush i ka investuar ato ndertime tregon edhe kush i ka bere! Pastaj ustallaret apo te tjeret qe e kane ndertuar mund te jete kushdo dhe nuk dihet historikisht! Por krahasimi me Xhamite tregon sa prapa eshte populli yne! Edhe Italianet mund te thone se amfiteatrot jane ndertuar ne Itali nga Romaket ,por jo.Ata nuk e bejne nje gje te tille!

    2. Haka Tekizoti says:

      Zgarbi, nëse është përkthyer saktë nga përhapësi i parë i “shkencës” së tij të shprehur, ka thë se Bylisi është qytet grek ndërtuar nga ata pasi pushtuan Ilirinë. Pra Zgarbi nuk ka në mendje atë që thotë analisti i tij, Vehbiu, sikur me fjalën grek ai kupton që Bylisi është i ndërtuar sipas stilit grek. Të tjerat që thotë Vehbiu, sipas të cilit në rrjet qenka derdhur një kakë e madhe, janē broçkulla, ndofta diçka si kaka, por më e fisme se ajo meqë i thotë Vehbiu, i cili pandeh se është ca shkallë më lart se të tjerët, por që në të vërtet është si gjithë të tjerët në kuptimin se të gjithë mendojnë se zotërojnë majën e dijes, kur mund të zotërojnë plotësisht vetëm majën e kakës. Amen!

  13. Tirana says:

    Ardian Vehbiu nuk e dija qe ishe kaq trap, po trap nga koka te kembet. Degjo Neritan Ceken dhe rri urt, mos i ngatro kompetencat se i bere si kembet e dhise. Ket her jam dakord me Gjekmarkaj kur para 5 viteve te cilesoi kurbetciu i akcihaneve. Mos ju servilos Zgarbit nga qe je kurbetci.

  14. mik says:

    Dihet qe ne shek. e 17 u vendos cfar forme ti jepet historise boterore te antikitetit, e cila asht ajo qe mesojme sot.
    Pra, per 400 vjet zbulime te reja ne fushen e arkiologjise anembane Mesdheut, historia e antikitetit mund te jete e vetmja shkence qe nuk asht rinovu apo updated asnjehere, me perjashtim te Aleksandrit te Madh dhe Pirros se Epirit te asimiluar nga Greket, keto 100 vjetet e fundit.
    Historija asht shkence, dhe jo Bibla qe nuk pranon nderhyrje te reja.

  15. Taulant says:

    Po kinemat qe origjinen e kane nga Franca mbas 500 vjetesh kinemaja e Vladivostokut 10000 km larg Frances do thuhet qe e ndertuan Francezet dhe jo Ruset ???????????????????
    Preferoj mendimin e Neritan Cekes qe ka punuar 50 vjet Arkeolog sesa te Sgarbove.

  16. Hydajeti says:

    Edhe Tirana me mistrit hotel Dajtin Qemal Stafa dhe me Teatrin qe sna jane thare lotet dhe disave qe ju kan ngrie trut do ta quajme qytei Italian me bulevard Romak. M0s i vini faj se esht po ay qe ka perdhunuar dhjetra gra e vajza e jogazetaren tone qe e detyroj me te drejt te pranonte atesin e vajzes.mbase do vleresoj shqipetaret qe se lan te mbytet ne detin Adriatik.

  17. viron xhavara says:

    Zgarbi eshte mjeshter, ka ardhur per gje tjeter ,per te mos u kuptuar, hapi kete problem, ku i futi te gjithe shqipatret te meren me nje teme qe eshte,vetem shqiptare.Problemi i vertete sipas mendimit tim qendron se,Sgarbi dhe miku i tije Rama jane trembur shume ,pasi nje avokate nderkombetare do te rihape proces te ri gjyqesor,ne gjykatat nderkombetare,per ceshtjen Masakra e Otrantos ,ku me 28 mars 1997 ne Kanalin e Otrantos,u masakruan 120 shqiptare(ne kete masaker, anija shqiptare ishte e mbushur plot me gra, dhe femije shume te vegjel), nga anija e marines italiane,Sibila, ne ujerat shqiptare dhe ato internacionale,ku shqiptaret, largoheshin nga vendi i tyre, per shkak te shperthimit te luftes civile.Me rifillimin e procesit gjyqesore ne gjykatat nderkombetare nga avokati i ri,miku i Sgarbit, Rama ndjehet teper i shqetesuar ,pasi me 9 maj 2014, dita fundit e procesit gjyqesore ne Itali,keshilltari i tije kryesore ,Agaci,perfaqesoi ne kete dite,te afermit e viktimave,por i pa emeruar nga ata,dhe ne perfundim te procesit, ai ndihmoi autoritetet italiane ne fallsifikimin e procesit gjyqesore ,por edhe grabitjen e demshperblimit,dhe me e renda ,autoritetet italiane mbajne peng me dhune edhe sot qe po flasim dhe nuk paisin te afermit e viktimave, me vendimin perfundimtare te procesit dhe me certifikatat mortore.Mendoje se, Sgarbi mund te kete bere lidhjet per keto gjera tronditese qe thame me siper ,pasi ne fillimet e procesit ,Sgarbi eshte mare shume me kete ceshtje.

    1. Vlora says:

      Suksese, Viron, ne perpjekjet e tua per te vendosur drejtesine per femijet e tu e per te gjithe shqiptaret, se mbeshtetje shteterore nuk kemi.

  18. hekali says:

    TURP I MADH , .Ruaju nga DANAJTE kur te japin dhurata,”.O Zoti V ehbiu mos u be si gjitholloget e FILOQYLIT qe japin mendime per gjithecka,O KEPUCAR BEJ KEPUCET.Lidhja BYLINE qe perfshinte dhe AMANTET eshte ILIRE E PASTER dhe ska lidhje me GREKET e LATINET. Ne cdo kohe njerezit kane marredhenje tregetie por kultura vendase nuk importohet dot.Cfare kujtoni se eshte ky ZGARBI.nje klloun provincial dhe gernjar pa llogjik historike .pretendon se eshte njohes i madh i ARTIT.midis 2 qyteterimeve sipas ti ka boshllek dhe ILIRET PASKAN JETUAR NE URA ?

  19. Besniku says:

    Është fatkeqësi e madhe se nuk dini çfarë shkruani dhe nuk dini çfarë jeni, bëni Adn-në të kuptoni çfarë jeni! Jeni mjeranë se mendoni që gjuha e sotme shqipe është gjuha e vërtetë orginale se nuk dini kush është Akili dhe Aleksandri i Madh nuk dini kush është Pirua i epirit o Zgarbonja të poshtra helmuese e dini dhe Maqedoninë e ndrishuar të veriut Greke apo Selanikun si Provincë brënda teritorit Grek që quhet Maqedoni! O të mjerët ju që e dini dhe Sarandën e 40shënjtorëve Greke bashkë me himarën se flasin gjuhën Greke ashtu siç flasin 1mil shqiptarë! O gjarprinj helmues që nuk dini cfar jeni dua t,ja u dhjes dimpllomat e shkollës se mësoni gënjeshtra të poshtra apo nga padituria dhe përcarja na ka lënë këtu sa duan dhe trojet e ndara mos ti të dimë ti bashkojmë si lodra e kalamajve që dinë ti vendosin në vendin e vet..!

  20. Shqiptar says:

    Vini re, vini re,
    Iu foli ZÈRI I INFERIORITETIT SHQIPTAR.
    Kur i dègjon kèta “kuptues” dhe “sqarues” Zgarbèsh italianè apo çfarèdo kombèsie tjetèr pèrèndimore, se sa elokuentè dhe tè durueshèm janè me gafat dhe pordhèt e folura nè italisht,,,,dhe nè tè njèjtèn kohè kèrkojnè ti kèpusin kokèn bashkèatdhetarit qè nè mèndjen e tyre, ka bèrè tè pabèrèn,,,,e kupton mè mirè se sa rrugè tè gjatè, ka kjo shoqèria jonè shqiptare, pèr tè mbrritur tek VETVETJA, tek rrespektimi i asaj qè èshtè shqiptare.
    ZGARBI? Who the fuck is ZGARBI?

  21. Mallakastra Shqipe says:

    i [email protected] Vehbiu…Po ti shikojme Gjerat ne Kohe..Athere Munde te themi Nisur nga Arkitektura e Ndertesave dhe Objekteve, se ato i Perkisnin “Kultures Greke”???Por ato Nuk ishin Greke…pra nese Qyteti i Bylisit Ndertuar ne Zemer te Mallakastres kishte Objekte, qe nga Ana Arkitekturale, apo edhe nga Mbishkrime te Ndryshme dukeshin si “Greke” ato nuk munde te Ishin Greke ne Realitet, por ishin Ndertuar nga Arkitekte Ilire, sipas Objekteve me Ngjashmeri nga Arkitekura “greke”..por kjo nuke do te Thote se Qyteti, dhe Banoret ishin Greke..
    1-KA shume Shembuj,ku Njerezit kane “Humamarre” Stile Arkitektonike, nga Kultura te Ndryshme…Po te kthehemi ne Kohet e soteme Moderne Shikojme se NE Shqiperi u Ndertuan Objekte ne kohen e Zogut qe i Perkasin Arkitekutres Italjane sic jane Sote Ministrite ne Qender te Tiranes, apo edhe me Pase gjate “Dashurise” me Sovjetiket kemi perseri Ndertesa te Stilit Ruse, sikur se eshte Kombinati ne Tirane…ect..
    2-Ndertesat, nga me Te Ndryshme si Teatri, apo Agora, ect..Nuk perbejne Elemente qe ti Quajme Qytetet , si Tirana ..(Italjane) apo edhe Russe, sepse ne te Gjenden Objekte nje apo Dhjetra te Stilit Arkitektonike Italjane apo Russe..per Analogji nuk Munde te themi se Bylisi na Paska qene “Greke”???Ne Zbulimet Arkeologjike te Balleshit..NUK KA ELEMENTE qe te Lidhin keto me Kultura Helenike..nuk ka asnje Shkronje Greke…pra jane thjeshte Ilirie…Objekti Ekziston edhe sote…pra nese ne Bylis ka patur nje Teater te Madhe,pse u Dashka then se ne te Luanin “Aktore” qe vinin nga Apollonia apo Qytete te tjera..Pse te Mos Besojme se Vete Bylinet kane pasur edhe Trupen e tyre Artistike Teatrale…Llogjika te thote se Ndetoj nje Teatter,se pari per ta bere Funksonale per Vendasit, Nuk Munde te Nderoj nje Teater “DHE TE PRESIM TE Luajne te Tjeret” per te Kenaqur Publikun…Pra Roli i Teatrit ka qene Gjitheperfshires ne Rite Kulturore apo edhe Fetare,apo Lojra Nga me te Ndryshme epr Kohen..
    3-Pra Theksoj se Ndertesat qe jane ne Bylis ,nuk Perbejne nje Elemente baze 100%, se edhe Popullsia ishte Helenike,po te shikojme perseri ne Kohen e Pushtimeve Romake si dhe Lulezimit te Bizanteve…KEMI ELEMENTE SHUME DOMETHENES Ne Greqine e Soteme.. Ku Ndertimet nuk perbejne Baze qe te themi se edhe Popullsia ishte Teresishte Bizantine…P.sh..Ne Qytetin Iraklion te Ishullit te KRETES-Greqi, kemi nje Mure Rrethues Gjigande, qe kane bere Bizantinet(Romaket)..me Ndihmen e Popullsise Vendese(Greke) per te Mbrojtur Qytetin nga Piratet aFRIKANE::(Libia nga Kreta eshte 5-se ore me Anije )
    4-Pra Muri rrethues dhe Ekzistues, qe i perkete Stilit Romake, ne Kreta te Greqise, nuk VERTETON se Pyteti ishte Romake…dhe Popullsia ishte Romake..Pa Keqekuptime aso Kohe Perandoria Bizantine Shtrihej deri ne Egjypte….por Tjeter Perandoria dhe Tjetere Popullsia Autoktone..
    5-Pra si Munde te Besojme [email protected], qe thote se Qyteti ishte “Greke”…sepse ne te Gjenden Elemente te Kultures Helenike(Ndertesat)..kur po ti shikojme Gjerta ne Kohe…edhe ne Itali kemi Nderetesa te tilla(Juge)….akoma edhe ne Turqi, kemi Ndertesa te tilla..Pra themi se ne Gadishullin Ilirike, kishte Qytete qe nga Ana Arkitektonike ishin te Ngjashme me Objekte te Kultures se Lashte Greke..por jo se keto Qytete kishin Respektivishte edhe Popullsi Greke apo dhe ishin te tilla…Vete Histografia dhe Enciklopedia Greke thote se ne Italine e Jugut perfshire edhe Shqpierine e soteme Kishte “Koloni-Greke”????????????????????????
    6-Me se eVERTET qe Iliriet “Nuk kane pasur Gjuhen e tyre te Shkruar”::THEMI dhe Mendojme….por kjo duket se nuk eshte e Vertet, Duket se Iliret kane Perdorur te Dyja Gjuhet si ate Helene, dhe ate Romake…po te themi “Se ne jemi Pasardhes te Pellazgeve”..Atehere eshte shume e Kuptushme se Ilirete nuk e kane pasur te Veshtire te kene Folur edhe Shkruar Greqishten..biles Mendojme se ata kane pasur madje si Shkrime Alfabetin Greke…POR PA QENE GREKE…
    Po te shikojme Realitetin e sotem DIHET SE SHQIPETARET JANE NGA TE VETEMIT POPUJ ne Europe, qe Mesojne Lehte Gjuhet e Huaja…Shembulli me i mire…Greqishtja..si dhe Italishtja….permenda keto..sepse Mijra Shqipo, pa shkuar asnje dite ne Shkolle ne kohe te shkurter Mesuan Greqishte..po ashtu edhe Italishte,,,Bazohem edhe nga Mosha…per te gjithe ´Grupe-Moshat,Shqipot e kane te Lehte te Mesojne ??Pse??Sepse Gjuha Greke ka shume Ngjashmeri me Gjuhen Shqipetare…si Fjala Shtepi(Spiti)…eshte NJE fJALE Qe ka shume Diskutime ne eshte Greke apo Shqipe..por duke ditur se Alfabeti greke nuk e ka Germen “SH”..athere do te themi se eshte Fjale Shqipetare…ect..dhe akoma:Ne se une si persone Ndertoj nje Shtepi te Bukur te Stilit Aziatike, nese kjo Shtepi i Mbijeton Kohes pas Mijra vitesh nuk do te thote..SE “UNE” KAME QENE AZIATIKE..thjeshte Shtepia per arsye Shije eshte Ndertuar sipas Stilit Aziatike…UNE NDERTUESI DHE BANUESI NE TE MBETEM SHQIPETARE….(Kuptojne ata qe na Bejne Greke me zore??)

    1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

      nuk ka kercikuq mallakastriot shiptar,flitet per turk safi,100 karat……………oooouuuuuussssstttttttttt vrromiari!
      Bylis kai Apollonia jane helene……….

  22. Vjosani says:

    As mish as peshk ky shrim. Keshtu eshte kur te hyn vetja ne qejf dhe futesh aty ku nuk duhet… dhe nuk je i afte… Futju dhe arkeologjise tani Ardian. Po mire, kete termin grek ku e gjete qe para 2000 vjetesh se sikur nuk ka eksistuar?

  23. Gjino Pojani says:

    Ardian i dashur,
    Të gjitha i ke thënë e argumentuar mirë për përhapjen dhe ndikimin e kulturës helene në pellgun e Mesdheut. Përgëzime!
    Krahasimin me TK e ke bërë sigurisht padashur ose për ndonjë arsye thjesht personale, pasi kurrësesi nuk mund të krahasohen graniti dhe pupuliti.

  24. Allegro ma non troppo says:

    Illud assentior Ardian!

  25. Olsi says:

    Fredi i ke rene ne koke,keta moterqira te politikes i kane ulur breket e motrave dhe grave te tyre qe ne 90. Ketu keta plera lene te huajt te flasin si duan se nuk kane ndjenja kombetare. Vetem tu japin grate motrat e tyre per karrige e per leke.

  26. Nik says:

    Z. Vehbiu, me gjithe respektin qe kam per shume shkrime te tij, nuk eshte as arkeolog as historian. Zeri i Z. Ceka ka shume rendesi ne kete fushe. Me sa di Z. Vehbiu u specializua per gjuhesi por ne fakt nuk eshte marre fare me gjuhesine. Meret me publicistike dhe shkruan ndonje liber. Eshte per te ardhur keq se sa i eshte larguar Gjuhesise Shqipe kur shikon se si huazon nga Anglishtja dhe e ve ate si titull: “stuhi kake”. Ne fakt kjo ngjan krrejt e huaj per Shqipen, nuk perdoret. Ne se do te ishte nje perkthyes modest do te kishte gjetur variantin Shqip elegant qe nuk i mungon asaj.

  27. taso kume says:

    NJE budalla ose i çmendur si “capra” ose dhija ne shqip si i flasin Zgarbit ne Itali heth nje gure ne lumin e kultures SHqiptare dhe shume meren me te ,kur ne SHqiptaret e dime mire qe ITALIANET jane ga te fryje era siç e ka thene MONTANELI nga Fuscehio e TOSCANES: ne jemi pa shtyll kurizore,te na hedhesh ne pjate marim formen e pjates, prandaj mos u çuditni me deklaratat e psikopatit Zgarbi.

    1. Viktori says:

      Në ato kohë po të ndërtohej ndonjë qytet apo amfiteatër në atë mënyrë do të krijohej se ai ishte modeli s’kishte model tjetër se si mund të ndërtohej një amfiteatër kudo ashtu janë pak a shumë të stilit grek apo romak por kjo s’do të thotë që është grek .Edhe në Itali ka amfiteatër të ashtuquajtur grek .Sa për shkronjat dihet që greqishtja ishte gjuhë e rëndësishme si do t’a shkruanin ilirisht apo latinisht pra nqse një teatër model grek do të shkruanin greqisht .

  28. drini says:

    Sa shume historiane qe paskemi? qe nga autori i shkrimit, e deri tek Ceka qe mendjen e kishte diku tjeter te shante dhe jo tek historia

  29. Po says:

    Edhe ne Rome ka disa McDonald’s. Ndoshta eshte qytet amerikan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje