Kryemistri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të qeverisë ka emëruar Albert Nikollën zëvendësministër të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ai do të jetë zëvendësministri i tretë i Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me zv/ministren Mira Rakacollin dhe Bardhylka Kospirin.
“V E N D I M PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Albert Nikolla emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thekson vendimi i Qeverisë. (TemA)
Shto rroga e ofiqe……beji 8 zv ministra….kur mban nga 5 zv drejtore te pergjithshem pse jo….