Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19, katër herë më pak vdekjeprurës sesa mendohej

11 Qershor 2020, 09:31Sociale TEMA

Covid-19 në të vërtetë mund të jetë deri në katër herë më pak vdekjeprurëse sesa që mendohej, sipas një shkencëtari.

Një përmbledhje e studimeve të mbikëqyrjes së antitrupave – të cilat ofrojnë një panoramë më të qartë se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë tregon që koronavirusi ka një normë vdekshmërie prej 0.25 përqind, do të thotë se vret një në çdo 400 njerëz që infektohen.

Shumica e modelimit të rasteve me koronavirusit bazohen në një shkallë vdekshmërie prej rreth 1 përqind. Për krahasim, gripi sezonal vlerësohet se vret rreth 0,1 përqind të pacientëve.

Vlerësimi i ri u bazua në shifrat e 23 anketave të ndryshme të testimit të kryera në të gjithë botën, të cilat treguan që shkalla e vdekshmërisë shkonte nga 0.02 deri në 0.78 përqind.

Studimi u drejtua nga Dr John Ioannadis i Universitetit Stanford, një epidemiolog i cili u akuzua muajin e kaluar se po përpiqej të tregonte se Covid-19 ishte më pak vdekjeprurës.

Ekspertët kanë vënë në pikëpyetje vlerësimin, duke hedhur dyshime mbi mënyrën e kryerjes së studimit dhe duke thënë se shenjat tregojnë që virusi është dukshëm më vdekjeprurës.

Dr Ioannadis përdori studimet e antitrupave si mënyra më e mirë për të zbuluar madhësinë e vërtetë të një shpërthimi  për të studiuar një normë infeksioni-fataliteti.

Niveli i shpërthimeve të Covid-19 në shumë vende, të tilla si Mbretëria e Bashkuar, mbetet një mister për shkak të vendimeve të diskutueshme për të mos kryer testimin në masë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje