Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 44 raste me koronavirus, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.
Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Deklarata e Ministrisë:
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.
Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre, të gjitha kontakte, ndërsa janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)
Testime totale 19562
Raste pozitive 1385
Raste të shëruara 1001
Raste Aktive 349
Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 211
Shkodër 42
Krujë 32
Kamëz 23
Durrës 16
Mat 9
Lushnje 5
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Vlorë 1
Elbasan 1
(TemA)
Vatra me e madhe eshte ne qsut
Eshte koha qe populli i ,mencur,,trim,,,,patriot,,shqiptar te kuptoje se me vdekjen nuk luhet.O njerez,mos degjoni kriminele si Berisha qe ben thirrje te shkojne ne mitingjet e objektve fetare.Mos degjoni te cmendur te emisioneve te Canit ,Zhejit,Mecos etj qe thurin teorira idiote per mikrocipe,komplote te Sorosit,Gate , kineze….apo idiotizma te tjera.Degjoni vetem keshillat e organizmave shendetesore dhe shteterore te cilet kane pergjejgjesine per shendetin e njerezve.Sepse shumica e medieve nuk kane problem jeten e njerezve por fitimin mbi bazen e audiences.Ky eshte ligji dominues ne shoqerine kapitalit.Besoj se e pate qe vendet qe u goditen me shume jane qendrat financiare globale,ku perqendrimi i popullsine eshte i madh nderkohe qe masat shternguese u moren me vonese.Mbani distance fizike,mos beni vizita,mos shkoni ne bare,mos dilni pa shkak te rendesishem.Mbroni grupet ne rrezik,te moshuarit,te semuret kronike,mos mendoni me egoizem .Nje shterngim i vogel sjell jete te shpetuar.Nuk eshte opinion,eshte matematike.Ne se nuk merr virusin nuk semuresh,dhe virusi merret vetem me kontakt direkt ne distance te afert ose nga objekte te kontaminuara.Kaq e thjeshte eshte.Dhe mbi te gjitha ,perdorni kudo maska,por me detyrim ne ambiente te mbyllura apo edhe jashte kur ka shume njerez.
bllokoni qsut,mos lejoni kategorikisht persona të tjerë veç të sëmurve,si dhe përsosni degazim,dizifektimin në të gjitha ambientet qsut.
Ja ky eshte rezultati i pritshem i protestave pe
te opozites, per marrjen e pushtetit me cdo
Kusht, ne kulmin e pandemise, nen pretekste
tin e prishjes se karakantines, stalles se kuajve
E kuplarase, ish godina e teatrit kombetar.
Kjo proteste beri te hidheshin ne ere te gjitha
Perpjekjet e sakrificat 3 mujore te qeverise
E popullit shqiptar.
Te merren te pandehur drejtuesit è opozites
Si pergjegjesit kryesor per perhapjen e pandemise: Basha. Berisha, Monika etj.
Lërjani Bashës ta regullojë tani.Si nuk i zen këta qena ta shohin të sëmiës…..