Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme e ka pranuar vetë se ishte gjoobitur tha se e për shkeljen e rregullave anti-COVID19 në vend.
Sipas tij kjo kishte ndodhur pasi ai kishte shkuar në një kafene me shokët e tij më datë 3 qershor. Në një foto të publikuar nga nga zyra e tij shihet se presidenti nuk ruan distancimin social si dhe nuk kishte vendosur maskë për mbrojte nga korovirusi.
Vihet re se presidendi i Ukrainës ishte në tavolinë me shefin i Zyrës të tij Andriy Yermak, zëvendësi i tij i parë Serhiy Trofimov, mjeku kryesor sanitar i shtetit të Ukrainës Viktor Lyashko, kreu i administratës rajonale Khmelnytsky rajonal Dmytro Habynet dhe kryetari Khmelnytsky Oleksandr Simch.
Edhe pse presidenti ka qenë dakort me gjobën që i kanë vënë ai nuk ka treguar se sa para do të paguaj.
Ndër të tjera Zelensky ai tha se do të donte të infektohej qëllimisht me Covid-19 për t’u treguar ukrainasve se rreziku ishte i vërtetë.