Çfarë fjalimi duhet të mbajë sot Albin Kurti?

12 Qershor 2020, 14:35Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli 

Ndonëse një tubim masiv në kohë pandemie nuk është pa rreziqe dhe nuk do të duhej mbajtur fare, Albin Kurti ka vendosur të nxjerrë njerëz në rrugë, sot, më 12 qershor 2020. Meqë po e bën këtë, atëherë do të jetë interesante të dëgjohet fjalimi i tij.

A do të jetë fjalimi i tij i ndërtuar me fraza populliste e demagogjike si shpeshherë deri më tani apo me realizëm e pragmatizëm?

A do të jehojë kushtrimi i një Napoleoni “të ri” të Gazimestanit apo një përqendrim në hallet e vërteta të qytetareve dhe qytetarëve?

A do të flasë kundër simboleve shtetërore të Kosovës apo do të demonstrojë përgjegjësi shtetformuese? A do të pikturojë nën këmbët e kalit të Skënderbeut skica të Shtëpisë së Kuqe, të Verdhë, të Kaltër, të Bardhë ku e presin me thika, heshta e shtiza apo do ta kuptojë se maturia dhe vlerësimi i drejt i fuqisë vetjake dhe vendore e kualifikon për të qeverisur ndonjëherë?

A do të bind ndokënd me fjalimin e tij se nga pësimet (edhe të vetëshkaktuara) ka mësuar diçka apo do të vazhdojë me avazin e vjetër të shtyrjes së shkëmbinjve? A do të përpiqet të rishkruajë historinë e pasvitit 1989 apo do të mendojë për të ardhmen?

A e ka kuptuar se pothuaj asnjë shqiptar i Kosovës nuk e ka zgjedhur për të mbajtur fjalime të zjarrta nëpër studiot televizive të Tiranës, por për ta bërë Kosovën shtet funksional?

A e ka kuptuar se lënia anash e shtetit të Kosovës në emër të betejës për “bashkim kombëtar” e bën të paarritshëm çdonjërin synim?

A e ka kuptuar se po aq e rëndësishme sa krenaria kombëtare shqiptare është krenaria për shtetin e bërë të Kosovës dhe përjetësinë e tij? A e ka kuptuar ende se nuk qeveriset vetëm me militantë dhe me zhurmues të marrë me qira, por – mbi të gjitha – me profesionistë gjakftohtë?

Fjalimi i sotëm mund të jetë një shans. Ose një dështim. Është krejtësisht në duart e Albin Kurtit.

21 komente në “Çfarë fjalimi duhet të mbajë sot Albin Kurti?”

  1. Sllavo Mongolian Komunist Rilindje says:

    Ata qe jane t’zotet dhe munden BEJNE..ata qe s’munden mundohen te MESOJNE te tjeret..besoj e kupton ku e ke vendin tend?!

  2. Baliu says:

    Zoti Kurti ne pozite eshte i shkelqyeshem, e ne opozite edhe me i shkelqyeshem. Kur Galileon e ftoj inkuizicioni qe ti mohoj rezultatet e veta hulumtuese, nje mik i tije i tha mos i moho, se vendi ka nevoje per heronje. Galileo ia ktheu: Mjer vendi qe ka nevoje per heronje.

    1. LC says:

      Po qe ke “te drejte” ti Baliu prej Serbie!
      Eshte e njejta histori me Sali Berishen. Kur Ramizi e instruktoi qe te formonte PD, si kundershtare te komunisteve, midis te tjerash i tha: “Ti Sali do na shash me rrenje e dege ..etj etj..”
      Te njejten gje i ka thene dhe UDBA Kurtit. I ka thene qe ta shaje Serbine me rrenje e dege.
      Prandaj or Baliu prej Serbie, ti e di se cdo thote Kurti ne kete miting. Ai ne rradhe te pare do shaje me rrenje e dege Serbine.
      Ti Baliu do ferkush duart se e di mire se helmin Kurti e ka per ta perdorur kunder Shqiperise dhe Amerikes. Helmin e ka per ta perdorur kunder bashkimit kombetar dhe flamurit Kuq e Zi.
      Sa per dijeni or Baliu prej Serbie, Kosova nuk ka nevoje per “heronj” si Kurti. Aq me teper sot nuk eshte nevoja per heronj fare. Sot duhet mencuri dhe dashuri. Koha eshte per bisedime dhe dipllomaci. Ti ben thirrje per “heroizma”. Heriozmat e tua jane kunder Kosoves dhe Shqiperise. Jane kunder Evropes dhe perendimit. Prandaj ti mundohesh te qorolepsesh mendjen shqiptare. Si Serb qe je mendon se tek ne instikti I trimerise eshte me I forte se instikti I mencurise. Ketu ti gabon dhe te premtoj se edhe kete rradhe ju Serbeve do u ngelet huri shqiptar ne byth.

      1. Baliu says:

        Mos mat me kuti te grupit Pronto Haram.

  3. Predatori says:

    Albin Kurti është kryeministri legjitim i Kosovës. Qeveria aktuale e kryesuar nga Abdullah Hoti është një shtrembërim i vullnetit të popullit të Kosovës.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      E si mund te jete kryeminister legjitim kur me shume se 2/3 e deputeteve e shkarkuan nga qeverisja.

      1. Arben says:

        Deputete tradhetare. Le te shkojne ne zgjedhje e te shohin sa u vlen lekura.

    2. Bekim Peja says:

      Ore tru koqe, Kurtovićit nuk ja ndaloj askush të bën qeveri, POR PIKËRISHT QË NUK E KISHTE SHUMICËN E POPULLIT IKU TEK SHPIA, apo t’ka vdekur herët mësuesi i matematikës.

  4. Flamuri lara lara says:

    KURTI KA PREMTUAR BASHKIM POR SHQIPTARET E KRAHINES SE KOSOVES E KANE KUPTUAR KEQ AI KA PREMTUAR BASHKIME ME NENE SERBIN
    DHE PER 50 DITE I TREGOJE RREZULTATET MBYLLJE TOTALE ME SHQIPERINE HAPJE TOTALE ME SERBIN
    DHE RREZULTATET JANE SPEKTAKULARE NJE SONDAZHE I BERE PARA TRE DITESH TREGOJE SE 54 % JANE KUNDER BASHKIMIT ME SHQIPERINE .
    TE PAKTEN TA KUPTOJE NIPI HYSNI KAPO GJITHOLLOGU BUSHATI DHE BOLE LUBONJA KUSH ESHTE KUTRI DHE KUFTOVICET E KOQEVARISE

  5. Ndroqi says:

    Kurti nuk ka prerje shtetari,po rrugori,fjalori i tij ka ngjashmeri me fjalorin e kriminelit Sali Berisha,eshte I vrazhde dhe percares,slloganet e bashkimit kombetar jane demagogji,dhe asgje tjeter.

  6. Dajti says:

    O Robell,Albini me ate karakter qe ka vetem armiq bene,e si mund te flasi per bashkim kombetar nje tip i till?! Po me Shqiperine cpati,pse u perzje me Sali Berishen vitin e kaluar per rrezimin e qeverise Rama?! Keshtu do beje bashkim ky ngatrestar dhe rrugac?!

  7. USA says:

    Kurti grricet me te gjithe,eshte bere si Shaban Qosja, qe nuk i kishte lezet dita po te mos i thoshin hunde derr!

  8. Olimpia says:

    Eshte idiotizem politik dhe njerezor te therrasesh miting ne kohe pandemie…Kurti duket se do me shume pushtetin se sa bashkeqytetaret.Si gjithmone ,ne politike ne shqiptaret jemi te pa perseriteshem,qe nga 1912 e deri sot.Gjithcka ,,orgjinale,,shpikjet tona qe mungojne ne shkencat e sakta,jane pa fund ne ato politikoshoqerore.

  9. Korabi says:

    Inatci,hakemarres,delirant,ky eshte Kurti,ne drejtimin e shtetit eshte shume i rrezikshem,sjelle percarje te shoqerise.

  10. Bekim Peja says:

    Kurtoviči është i përgatitur nga BIA-a për të keqen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, shqiptarët janë popull pa tru (shumica) prandaj ky pleh shitet ende edhe përkundër fakteve që çdo veprim i tij ka sjellur vetëm dëme Kosovës.

  11. Lira says:

    Nje shkrim me probleme qe duhet ti kuptoje dhe ti shebejne Albinit por qe duhet ta kuptojne edhe populli I Kosoves se cilat jane problemet e Albinit.

  12. Korabi says:

    Shqiptaret kane nevoj per udheheqes qe bashkon,jo qe i percan si Albin Kurti.Gjithe veprimtaria politike e Albinit eshte percarese,ne Kosove dhe ne Shqiperi,plus, po te ishin mare ment e ketij deliranti sot nuk do kishim Kosove te pavarur.

  13. Konica Usa says:

    Besoj se kater muaj kryeminister treguan qarte se Albini nuk di te ndertoj shtet.

  14. Baliu says:

    Fjalimi i zotit Kurti u ndegjua dje, dhe si gjithmone ishte shum larg kapacitetit mendor dhe shpirteror te kriminelave dhe veglave te tyre “intelektuale”. Pra nuk mund te fshihet dielli me shoshe.

  15. LC says:

    @Baliu.
    Ne shqip nuk thuhet mos mat me kuti te grupit, por mos mat me kutin e grupit.
    Jo me kot te quaj Baliu prej Serbie. Ti mundohesh te shkruash si Shqiptaret e Kosoves, por duket qe nuk je as prej Kosove dhe as prej Shqiperie. Ti e ke mesuar shqipen nga librat dhe praktikuar ne Veri te Mitrovices.
    Une nuk kam asgje kundra qe edhe nje serb te shkruaj ne kete forum. Bile e inkurajoj nje gje te tille.
    Problemi me ty Baliu prej Serbie, eshte se hiqesh si shqiptar. Kjo me ngre nervat mua. Ti mundohesh te futesh percarjen, por per mua ti je pasqyra se kush eshte Kurti. Une do te te rekomandoja te dilje me nacionalitetin tend, te mbroje hapur Serbine, sepse do tregoje qe je nje serb i ndershem dhe jo nje spiun basthard.

  16. Baliu says:

    @LC
    ti duke me etiketuar si Baliu prej Serbie don te thuash se Kosova eshte Serbi. Ka edhe shqiptar jo-kriminel, ndryshe nga ata qe jan nipa te Radosllavave dhe qe takohen fshehtas me bosat e vet serb. Jo-kriminel nuk don te thot jo-shqiptar o LC shpellari shqipfoles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje