Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën 40 vjeçarit Hekuran Billa.
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmshëm, pasi burime nga ppolicia thonë se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja.
Policia dyshon se autorët mund të jenë vrasës me pagesë, pasi si qëllim kanë patur vetëm viktimën dhe jo shoqëruesin e tij në makinë.
Arma e tipit MP5, e gjetur në makinën e djegur në Pezë të vogël, u dërgua në laborator për ekspertizë.
Ndërkohë policia bën me dije se targat e makinës së autorëve janë vjedhur një vit më parë nga një makinë tip “Renault” në Lezhë, që e bën policinë të mendojë se viktima është gjurmuar prej kohësh, ndërsa dje është gjetur momenti i ëprshtatshëm për ta ekzekutuar.
Billa ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e një shqiptari në Angli por kishte dalë nga burgu një vit më parë.
Pista kryesore e ngjarjes është ajo e vrasjes për hakmarrje.
Rreth mesnatës, trupi i pajetë i 40 vjeçarit Hekuran Billa është nxjerrë me ambulancë nga makina e tij.
Autorët i kanë zënë pritë menjëherë sapo ka dalë nga parkingu dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke mos i dhënë mundësi të mbijetonte.