FOTOT: Sakrifica e shqiptarëve për të shkuar në Angli, ja si ‘paketohen’ në makina

11 Qershor 2020, 19:51Kronika TEMA
FOTOT: Sakrifica e shqiptarëve për të shkuar në Angli, ja si

Një trafikant, i cili u përpoq të kontrabandonte dy shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në një minibus të adaptuar posaçërisht, është burgosur për më shumë se dy vjet.

Oficerët e Forcave Kufitare në Portin e Dover ndaluan një minibus me targa rumune, i cili kishte mbërritur me një traget nga Dunkirk mbrëmjen e 5 majit. Automjeti drejtohej nga Razvan-Iulian Petraru, 34 vjeç, i cili ishte i vetmi person i dukshëm në mjet.

Në minibus siç shihet edhe nga fotot e shpërndara nga mediat britanike, ishte krijuar një zonë e posaçme, ndërsa ishte ngarkuar me goma.

Një skanim me rreze x zbuloi dy persona. Hapësira ishte vetëm 25 cm e gjerë, aq sa burrat shqiptar mund të shtroheshin. Nuk kishte asnjë mënyrë që burrat të mund të kishin hyrë në zbrazëti pa ndihmë.

Kur u larguan nga mjeti, të dy u identifikuan si shtetas shqiptar pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Në intervistat pasuese Petraru, nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra prej tij nga oficerët. Të hënën në Gjykatën e Canterbury, Kent Petraru pranoi akuzat e ndihmës për imigrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u dënua menjëherë me 27 muaj burg.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha: ‘Kriminelët si Petraru, të cilët kryejnë vepra të tmerrshme si kjo, nuk kanë asnjë konsideratë për sigurinë e personave që ata kontrabandojnë – në këtë rast bllokohen brenda një ndarje pa mjete shpëtimi të pavarura.

Mesazhi është i qartë, nëse jeni i përfshirë në kriminelizëm të lidhur me imigracionin do të kapeni dhe do të burgoseni.”

Dy shqiptarët e gjetur në minibus po trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit.

2 komente në “FOTOT: Sakrifica e shqiptarëve për të shkuar në Angli, ja si ‘paketohen’ në makina”

  1. Kolonel Qinani says:

    Po ne na kishin then qe shqiptart jan bijt e shqipes more !?
    Po kta qenkan minj vrimash..
    Edhe shqiponj,edhe mi,sikur s shko.
    Seeing is believing.
    …ç po na shohin syt ?
    ..minj apo shqipe ?
    T pakten t ishin lakuriq nate qe t fluturonin e ti afroheshin diçka shqiponjes..apo sorres..
    Minj dhe bubrreca..
    Kta jan shqiptareca.

  2. Andi says:

    Ra Osmania u dhi dhe shqiptaria. Dikur bejlere e agallare ne trojet tona. Me xhepa te mbushur me florij dhe me saraje. Sot si miu ne çark neper kontenieret e manueve per te nje jete me te mire sa per nje çape buke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje