Viktima
Një person është qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tij pranë një qendre tregtare, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve të ngjarjes. Në vendin ku ka ndodhur krimi ka shkuar dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Mësohet se viktima është Hekuran Billa, 40 vjeç.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në identifikimin e autorit.
Raportohet se viktima ka precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2006 ai dyshohet se ka kryer një vrasje jashtë vendit, ne Britani.
Po mire, pse ja mbuloni syte? Pa kuptim.
Ishalla e ka terheq kemben zvarre e marrte te tjeret mbrapa, te shuhet kjo fare e keqe shpellare.