8 viktima dhe 196 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

13 Qershor 2020, 16:15Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja me COVID-19 nga 1213 testime sa janë kryer gjithsej.

Edhe atë 90 në Shkup, 17 në Kumanovë, 5 në Shtip, 45 në Tetovë, 8 në Strugë, 1 në Veles, 4 në Manastir, 11 në Ohër, 8 në Gostivar dhe të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë me koronavirus. Katër viktima janë nga Shkupi, ndërsa viktimat tjera janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.

Instituti për shëndetin publik ka njoftuar poashtu se 11 persona janë shëruar.

Në Maqedoni ka mbi 3800 raste me koronavirus dhe 179 të vdekur nga infeksioni që ky virus shkakton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje