Vuçiç: Zgjedhjet më 21 qershor, nuk shtyhen sërish

13 Qershor 2020, 21:00Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç siguroi  opinionin publik vendas se zgjedhjet parlamentare dhe administrative, të planifikuara në vendin ballkanik më 21 qershor, nuk do të shtyheshin sërish, pasi situata aktuale epidemiologjike për koronavirusin nuk konsiderohej më si një problem.

Në të vërtetë, votimet ishin dekretuar për më 26 Prill, por, për shkak të urgjencës shëndetësore, u shtynë.

Pas lehtësimit progresiv të kufizimeve, në Serbi, ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit, ka pasur vetëm raste të kufizuara infeksionesh.

Duke folur në një televizion privat, Vuçiç theksoi se grumbullimet e mëdha të votuesve nuk do të lejoheshin në qendrat e votimit, të cilat do të pranojnë një numër të kufizuar personash.

”Të gjithë do të kenë detyrimin të veshin maskë dhe të respektojnë distancën fizike dhe masat e tjera parandaluese dhe sigurisë. Në Serbi virusi ende qarkullon”, deklaroi Vuçiç.

2 komente në “Vuçiç: Zgjedhjet më 21 qershor, nuk shtyhen sërish”

  1. NNP says:

    THEFSH QAFEN KRIMINEL I NDYRE!

  2. Kim été says:

    Duhet të hiqet fotografia e Albin Kurtit në revistën televizive të orës 20 : 00 ,te rtsh 1 HD, sa më parë{génerique, ose sigla nisëse}.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje