“Nuk kam brekë në b*thë”, gazetari tregon historinë me Sekretarin e Partisë dhe telefonatën me kushëririn në Greqi

14 Qershor 2020, 08:47Politika TEMA

Gazetari Ilir Kadia ka treguar sot një histori të ndodhur 30 vite më parë në Shqipëri. Në fund të regjimit komunist shumë qytetarë vështuar drejt ambasadave e të tjerë u larguan jashtë vendit. Ramiz Alia, që ishte Presidenti i fundit komunist lejoi telefonatat me jashtë shtetit dhe qytetarët komunikonin me njëri tjetrin.

Kadia shkruan se një miku i tij kishte telefon në zyrë se kishte qenë Sekretar i Partisë dhe kishte komunikuar me një kushëririn e tij në Greqi. Gjatë bisedës kushëriri nga Greqia i kishte thënë Sekretarit të Partisë se ai duhet të kishte shumë lekë se merrej me politikë por si përgjigje mori që politikani nuk kishte “brekë në b*thë”.

HISTORIA E PLOTË

Pas largimit nga Shqipëria të qytetarëve që vërshuan në ambasadat e huaja, Ramiz Alia, Presidenti i fundit komunist, i la të lira telefonatat me jashtë shtetit ndoshta për t’i treguar Perez de Quelarit, kreut të OKB-së, se regjimi i tij ishte human dhe nuk i penalizonte, as ata që ikën, as familjet e tyre. 

Ata që mbetën brenda rrinin tërë natën në dezhurnet e ndërmarrjeve duke u lidhur me njerëzit e tyre jashtë Shqipërisë, qoftë të ikur rishtaz, qoftë prej shumë kohësh. Qëllimi ishte i përbashkët: si ti bindnin të dërgonin ndihma në dollarë apo televizorë! Një miku im kish telefon në zyrë se ish Sekretar i KQBRPSh! Ai mori në telefon një kushuri të largët në Greqi dhe ju prezantua:

-Alo! Jam filani, djali i filanit nga Tirana!

-Ooo! Po si jeni, si shkoni? Ç’punë bën t’i në Tiranë?

-Jam sekretar i KQ të BRPSh!

-Ç’punë është kjo?!

-Politikan!

-Ooo! Po paske para të madhe zotrote!

-Nuk kam brekë në bythë!

-Ooo! Po si e bën politikën pa brekë?!

Ja kështu i tha kushuri grek politikanit tonë të tridhjetë viteve më parë.

Sot?! Sot politikanët tanë veshin me brekë gjithë Greqinë, por s’duan vetë!

7 komente në ““Nuk kam brekë në b*thë”, gazetari tregon historinë me Sekretarin e Partisë dhe telefonatën me kushëririn në Greqi”

  1. Ali says:

    Po ju zoti Ilir ju vjen zor te thoni qe keni qene gazetar i Zerit te Rinise, s’ke aresye se shume nga demokratet e flakte u konvertuan ne anti komuniste te devotshem, por te rrezikshem, po te keni parasysh thenien e famshme te disidentit te famshem Cek Vaslav Havel, afersisht, se me i rrezikshem se komunisti eshte antikomunisti, ose te dy palet jane te rrezikshem.

    1. Nuk e kane fajin ata says:

      O ti shoku Ali.
      E keqkuptove kete Ilir Kadine. Sepse ky deshte te thoshte qe ata qe benin politike ne kohën e Enverit, vetem rrogën kishin, ndersa keta sot kane çiflig te tyre tere Shqiperine, dhe vjedhin me te dyja duart.
      Tani na shpjego se çfare lidhje kishte ajo qe the ti, me ate te Ilir Kadisë.
      Apo eshte e ndaluar qe te behesh me PD po te kesh qene gazetar i Rinisë. Me mire te mos kishe komentuar fare, qe te mos e kishim marre vesh se çfare Aliu je.
      Shiko Saliun qe pretendon se rrezoi komunizmin. Nje sekretar partie te rrezoje komunizmin!

  2. Flutura says:

    Nuk mund te jesh me i mencur se Sula; lindur ne Tirane; familje ngjitur me regjimin dhe e ndereshme; por Iliri kodra mbas bregut ka qene gjithmone, nivel teper i ulet intelektual.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Hmmm .. është e vërtetë që ata komunistët e dikurshëm nuk kishin brekë në bythë të paktën komunistët e thjeshtë sepse ndonjë kokërr dobiçi sigurisht mund të bënte para. .unë nuk e kuptoj se ku është lajmi në këtë mes? nga diktatura të gjithë shqiptarët dolën fukarenj se qoftëlargu kishte alergji nga pasuria apo jo? kështu që nuk mund të bësh krahasim midis këtyre sharlatanëve të sotëm që quhen politikanë dhe midis atyre elufmatrakëve sylesha që kultivoi qoftëlargu enver. ..të përbashkët ata kanë vetëm gjakun sepse janë bijtë dhe nipat e ish nomenklaturës por për nga ideologjia nuk i bashkon asnjë gjë sepse ata besonin verbërisht partinë dhe diktatorin ndërsa këta të sotmit besojnë paranë dhe eprorët e tyre sërbo-greke. .

  3. durrsak 24 karat says:

    Ilir Kadia ishte nje nga njerezit ma te besum te regjimit komunist, Prandaj ka qene dhe keshilltar shtypi i Sal Berishes.

  4. Burgajeti says:

    Ky Ilir koqja,me falni Kadija,duhet te kete patur breke ne bythe per veten e tij.Nga mbiemri do te kete patur ne soj KADI,(gjykates).E qe thote populli nje tregim per kadiune e ketij kadiut te sotem si me poshte:
    Beu e ofendoj skllavin e tij:Te dhjefsha mustaqet.
    Skllavi e hodhi ne gjyq,sepse ne khen e Turkut,mustaqet I mbronte ligji.
    Paraqiten palet ne gjyq dhe kadiu I thote beut,se ka bere faj dhe sipas qitapit,(kodit penal Turk te asaj kohe),denohesh me 100 mexhite
    Beu ishte I mesuar,kishte marre me vete nje qitap tjeter dhe ne faqen e pare kish vene nje mexite,ne te dyten dy mexhite e keshtu me rradhe…
    Degjo kdi effendi I tha beu kadiut.Ai qitapi yt ashtu thote,por une kam nje qitap tjeter qe nuk thote ashtu dhe ja shpije qitapin kadiut…
    E merr kadiu qitapin e beut,hap nje faqe gjej mexhite,hap tjetrin gjej mexhite dhe keshtu me rradhe faqet e tjera…
    Flet kadiu,duke ju drejtuar sklavit te beut:
    Degjo ti,ky qitapi qe me tregoj beu mua t’i dhjet jo vetem ty mustaqet,por edhe mustaqet e mija…
    Ja keshtu e shte mesuar ky soj kadrinjsh,e dredhin muhabetin sic e kerkon ai qe e paguan…
    Mua palodemokracija me ndeshkoj,me la rrugeve pa pune edhe pse kisha kryer universitetin dhe isha specializuar jashte shtetit,por kur tek nje miku im takova dhe une nje grek dhe I thane se:
    Ky miku ime ka qene me pergjegjesi te madhe,po tani eshte ne pension,greku me pyeti:
    Sa pension merr?Une I thashe se marr,nuk e mbaj mend mire sa morra ne ate vit,por diku rreth 15 dollarre ne muaj, u habit dhe me tha se po te kishe bere kete pune ne Greqi dhe te mos kisha dale akoma ne pension,por punoja diku tjeter,do te merrja rreth 450 dollare…
    Keshtu qe nuk e ka dredhur Greku,por e kane dredhur komunistet antikomuniste,te cilet vodhen djersen dhe munidn e popullit,e cila nuk ishte komuniste…
    Lapangjoze ka cdo kohe,te cilet kane ngren buke ne cdo kohe,nje prej ketyre eshte dhe ky Kadi-ja I sotem…

  5. Samiu says:

    Ilir Kadia ka qene nje nga me dogmatiket e gjimnazit Sami Frasheri. C’na i nxirrni sikur jane demokrate te kulluar? AGBV i ndyre ka qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje