Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, theksoi pas fitores së thellë me Luftëtarin se rezultati erdhi si rrjedhojë e lojërave të mira që ka zhvilluar ekipi, pavarësisht se me parë ka marrë rezultate negative. Italiani nuk e fshehu optimizmin për pjesëmarrjen e të kuqve në Europa Leaue.
“Partizan që ka luajtur mirë dhe në ndeshjet e tjetra, nuk është vetëm kjo sfida ku ka luajtur bukur dhe ka prodhuar lojë. Kjo ishte një provë e mirë. Skuadra diti si të shprehej në fushë”.
Mund të thuhet që Partizani e ka kaluar momentin e vështirë?
Skuadra stërvitet gjithmonë mirë dhe me intensitet të lartë. Ekipi është më i përgatitur për të kaluar sfida jo vetëm të lehta në letër, por edhe ato më të vështira. Besoj se i ka të gjitha cilësitë për të shkuar më tej.
Mund të arrijë kjo skuadër në Europë?
Skuadra ka gjetur besimin dhe ka ditur si të shprehet. Nëse tregojmë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri, atëherë pse jo mund të pretendojmë për të arritur diçka tjetër.