E drejta TV, Zekaj: FSHF u heq mundësinë ta shohin në televizor atyre që kanë paguar

14 Qershor 2020, 16:24Sport TEMA

Në lidhje me skandalin që ka ndodhur, tashmë kur jemi afër fundit të sezonit, kur FSHF i ka hequr të drejtën e trasmetimit të ndeshjeve të Superiores kompanisë “Digitalb” ka pasur reagime edhe nga bota e futbollit në vendin tonë, të cilët janë të shokuar, por njëkohësisht e quajnë jo të drejtë.

Xhevdet Zekaj, një nga analistët opozitarë ndaj FSHF-së dhe kreut të saj Duka ka pohuar: “Jam njohur nëpërmjet deklaratës së FSHF-ë apo dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, në lidhje situatën me të fundit të krijuar me ndërprerjen e trasmetimit, ku në një pikë kritike të garës, apo kur sportdashësve po iu mungon stadiumi, FSHF-ja, tashmë i heq të drejtën e trasmetimit kompanisë “Digitalb”.

Në radhë të parë futbolli ka më shume halle se e drejta televizive, por mendoj se FSHF-ja, kur bëhet fjalë për mosrespektim të një kontrate ka vepruar drejt, sepse është marrëdhënie e tyre juridike, ndonëse kishin mënyra të tjera që mund të zgjidhin edhe ndryshe, sepse siç edhe thuhej në deklaratë është një problem që vijon prej muajsh.

Unë për shembull, vetëm pak ditë më parë vendosa dhe bëra abonim 1-vjeçar, kuptohet që jam sportëdashës dhe dua të shoh Supeioren, por edhe kampionatet e tjera.

Por edhe opinioni futbolldashës, kuptohet që si sportëdashës, ka edhe shumë abonentë për të ndjekur ndeshjet dhe nuk shkojnë dot në stadium për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe nuk i ndjekin dot skuadrat e zemrës nga stadiumi.

Pra, që ndodh në këtë moment nuk është e drejtë për shumë arsye. FSHF nuk duhet që ta bëj në kulmin e sezonit dhe zgjidhja duke trasmetuar vetë ndeshjet është e shpejtë, por varet ca produkti do të prodhojë, pra e shoh afatshkurtër këtë zgjedhje.

Prandaj FSHF duhet që kur të bëj tenderin e së drejtës televizive, duhet që të fusë sa më shumë televizione në garë, qoftë “Tring” apo dikë tjetër në mënyrë që të bëhen zgjedhjet e duhura dhe të mos ndodhë më kështu, sepse gara sportive është në kulmin e vet.

Apo të mos paracaktohet gara siç edhe e dijmë të gjithë ne njerëzit e sportit se si ka ndodhur për të drejtën televizive. Sporti luhet për spektatorin dhe në fund të fundit është ai që po “digjet”, ndoshta edhe me patëdrejtë dhe nuk mund të bëhen gjërat si një “rrufe në qiell të hapur”, – tha Xhevdet Zekaj në fund të prononcimit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje