Belgjikë: Hedhin poshtë statujën e mbretit “racist”, e zëvendësojnë me... futbollistin

15 Qershor 2020, 20:05Bota TEMA

Belgjika është një nga vendet më të prekura nga protestat anti-raciste të shpërthyera nga lëvizja Black Lives Matter pas vrasjes së amerikanit George Floyd në Mineapolis.

E kaluara koloniale e vendit ka patur momente dramatike. Mbreti Leopoldi II, që ka mbretëruar nga viti 1865 deri në 1909 ka qenë një nga protagonistët më të përfolur për qasjen e tij raciste, një nga liderët e parë botërorë i akuzuar për krime ndaj njerëzimit për brutalitetin me të cilin trajtonte banorët e Kongos, që ai quante si pronë private.

Por disa nga statujat e tij gjenden ende në parqet publike të qyteteve belge, dhe tani janë shënjestër të protestuesve. Njëra prej tyre u rrëzua në Ekeren, qytezë me 23 mijë banorë afër me më të njohurën Atwerp.

Statuja e mbretit u përdhos dhe u lye simbolikisht me ngjyrë të zezë. Por boshllëku i lënë nga ky personazh tejet i diskutueshëm i historisë europiane duhej mbushur nga një personazh pozitiv, dhe ja ku u mendua për një figurë e lindur pikërisht në Ekeren, por që nuk është as princ dhe as ndonjë gjeneral, por një futbollist.

Bëhet fjalë pikërisht për mbrojtësin veteran të Tottenham dhe kombëtares belge Toby Alderweireld, i cili pikërisht në Ekeren ka lindur dhe është rritur deri në moshën 15-vjeçare.

Duket një shaka, por peticioni i lindur spontanisht ka mbledhur mijëra firma, dhe nuk është çudi të ndodhë që 3­1-vjeçari të zëvendësojë sovranin me të kaluarën e errët në piedestalin krahas katedrales gotike të qytezës.

Vetë futbollisti ka reaguar për mediat angleze, duke u deklaruar i befasuar nga nisma por edhe shumë i nderuar. “Po ta dëshironin, nuk do të thoja jo, por mos më kërkoni të firmos vetë peticionin”, thotë mbrojtësi me 95 ndeshje në kombëtaren e tij.

Por ai shton edhe diçka, në lidhje me valën e protestave, disa prej tyre të rezultuara të dhunshme. “Racizmin e neveris, të sotmin dhe të djeshmin, por sa kuptim ka të hedhim poshtë statujat?  Besoj se është më e rëndësishme të reflektojmë mbi gabimet e së kaluarës që mos t’i përsërisim.

1 komente në “Belgjikë: Hedhin poshtë statujën e mbretit “racist”, e zëvendësojnë me… futbollistin”

  1. Korner says:

    Se sipas tyre kalamajte ne shkolla nuk do mesojne me historine e Belgjikes me mbreter, po do mesojne ate te futbollit e lojtareve. Paskan rrjedh ene m belgjik
    Pastaj, po qe per futbollist veni Enco Shiferin. Se ai ishte boll i mire e i bukur dhe e çoi Belgjiken ne Maksimum ne futboll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje