FOTO: Putin ‘i maskuar’ nga KGB si fotograf, mori pjesë në takimin e Ronald Reagan me Mikhail Gorbachev

15 Qershor 2020, 18:16Bota TEMA
FOTO: Putin ‘i maskuar’ nga KGB si fotograf, mori pjesë në

Në vitin 1988, Presidenti i SHBA, Ronald Reagan udhëtoi në Moskë për të takuar liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev. Reagan u shoqërua nga fotografi i tij, Pete Souza, i cili më vonë u bë fotografi zyrtar i Presidentit Obama.

Gjatë vizitës, presidenti amerikan shtrëngoi duart me disa persona, ndërsa në takime mendohet se u shfaq edhe Vladimir Putin, në atë kohë agjent i KGB-së, por i maskuar si fotograf.

Nëse shikoni me kujdes foton, do të shihni një burrë me një aparat fotografik të varur në qafë, teska hedh sytë nga Reagan teksa ky i fundit shtrëngon duart me një fëmijë të vogël.

Sipas Souza, ai njeri nuk është askush tjetër përveç presidentit të ardhshëm rus Vladimir Putin, i cili në vitin 1988 ishte thjesht një agjent i KGB-së.

Zëdhënësi i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov, ka mohuar që burri në foto ishte kreu i ardhshëm i shtetit të Rusisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje