Gjyqtarja Bernina Kondi shkarkohet nga detyra, digjet prej dy apartamenteve të pajustifikuar

15 Qershor 2020, 19:18Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e shkarkimit të gjyqtares Bernina Kondi pasi kishte deklaruar në seancë dëgjimore mungesë të burimeve financiare në vlerën 1 milion lekë edhe për gjendjen cash të bashkëshortit në shumën 2.5 milionë lekë, e deklaruar se ka shërbyer si një prej burimeve për blerjen e apartamentit në vitin 2011.

Trupa gjyqësore e KPK përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte Elka Ermenkova.

Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Kondi deklari pas seancës për median se do të apelojë vendimin.

3 komente në “Gjyqtarja Bernina Kondi shkarkohet nga detyra, digjet prej dy apartamenteve të pajustifikuar”

  1. turi says:

    ky eshte vendimi me i drejte qe ka dhene KpK. kjo nuk e meritonte qe te ishte gjyqtare dhe ajo vete e di qe nuk e meritonte. super, super e korruptuar. Do ishte mire qe ti shikonin edhe vendinet qe per ceshtje te njejta mban qendrime te ndryshme. nuk i vjen zor qe thote do e ankimoj. bravo kpk bravo.

  2. Eda says:

    U konfirmua edhe nje here qe refirma eshte anti reforme per te kapur drejtesine. Kjo ishte nje nga gjyqraret me te mira e me profesioniste. Turp e mekat

  3. Semiha says:

    Populli i njeh mire keta gjykates/e, sepse i ka vuajtur ne kurriz. Per zonjen ne fjale shum e njohin per bemat e saj, por mos harrojme se gjyqetarja hajdari ka dyfishin e kesaj , te pa justifikuar pasuri, dhe komisioni po mendohet se si ta shpetoje, turp i madh dhe per te gjithe ata ato qe do ti japin mundesine te punoje ne irganet e drejtesise, flitet per nje pazar te rames me te bijen per voten ne parlament per zgjedhoren. Po arriten te bejne dhe kete, qe gjyqetarja hajdari do dali e justifikuar, kot qe beni veting.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje