Qëllohet me armë në drejtim të një kompleksi në Tiranë

15 Qershor 2020, 10:01Kronika TEMA

Pak pas mesnate, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi, në Yrshek.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35, ku në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje