ANALIZA: Trump sfidon BE, pakti Kosovë-Serbi “vuloset” në Shtëpinë e Bardhë

16 Qershor 2020, 13:11Rajoni TEMA

Pas gati një viti si kryesues i dialogut Kosove-Serbi, Richard Grenell bëri lëvizjen e tij më të madhe, ndërkohë që skena politike kosovare po shtronte tapetin e kuq për të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. I dërguari i presidentit Trump duket se “vodhi” shfaqen, duke njoftuar se Kosovën dhe Serbinë do të mbajnë një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Duke i dërguar një mesazh të qartë Bashkimit Europian se dialogu mund të fillojë vetëm nga Uashingtoni, Grenell, njoftoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri i ri Avdullah Hoti dhe Beogradi zyrtar ka rënë dakort që të mblidhen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. I dërguari i Trump duket se ishte një hap përpara Lajçak, duke deklaruar madje se të dyja palët janë pajtuar që të heqin të gjitha pengesat për dialogun.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell tha se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe prishtina u zotua që të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizmat ndërkombëtare.

Edhe pse nuk dha detaje për takimin që pritet të mbahet,  i dërguari i presidentit Trump e bëri të qartë se tanimë SHBA ka përcaktuar rrjedhën e marrëveshjes së ardhshme mes dy vendeve dhe se Kosovës dhe Serbisë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë të firmosin ose jo.

“Nëse njëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet e 27 qershorit, ato mund të kthehen sërish në status quo, pasi të largohen nga Uashingtoni”, shkruan Grenell në Twitter, ndërsa administrata Trump nuk është se ka shumë kohë, pasi zgjedhjet presidenciale mbahen në nëntor.

Qeveria Hoti është cilësuar vazhdimisht si “qeveria e dialogut”, por askush nuk priste që bisedimet të fillonin brenda një kohe kaq të shkurtër.  Sipas ekspertëve, koha që pritet të arrihet kjo marrëveshje, ka të ngjarë të jetë po aq e shkurtër.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” shkruan se takimi në Shtëpinë e Bardhë është kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke shpresuar se do t’u mundësojë palës shqiptare dhe asaj serbe të arrijnë marrëveshje para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Gazeta amerikane “Wall Street Journal” citoi zyrtarë amerikanë të deklaronin se Trump shpreson që të sigurojë marrëveshje zyrtare afatgjate paqësore në Ballkanin Perëndimor, të cilin e konsideron si një vatër të rivalitetit mes superfuqive”, me qëllim përmirësimin e arritjeve e tij në politikën e jashtme.

Gazeta vlerëson se fillimi i ri i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit “tanimë shkakton polemikë në Evropë”, ku diplomatët thonë se BE-ja mund të mënjanohet “në oborrin e vet të shtëpisë”.

“Edhe krahas konfliktit mes Evropës dhe SHBA-së për presion nga administrata Trump, rezultat i suksesshëm do të zgjerojë ndikimin perëndimor në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive për ndikim, veçanërisht nga fillimi i pandemisë Covid-19”, njoftoi gazeta amerikane “Wall Street Journal”.

Gazeta i referohet një zyrtari të lartë anonim amerikan, i cili njoftoi se Trump kishte qenë personalisht i interesuar për këtë çështje vitin e kaluar, pasi liderët iu drejtuan administratës së tij. Një burim në administratën e tij tha se bashkëpunëtorët e Trumpit besonin se zgjidhja për mosmarrëveshjen e gjatë mes Kosovës dhe Serbisë do t’i jepte atij avantazh para zgjedhjeve, veçanërisht pasi bisedimet me Korenë e Veriut dhe presioni ndaj Iranit kishin “rezultate të kufizuara”. Ajo thekson se qeveria e re e Kosovës është më e gatshme të bisedojë me Serbinë “nën patronazhin e SHBA-së” se sa ajo e mëparshmja e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Duke folur pas deklaratës së Grenell, Hoti tha se vazhdimi i dialogut do të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për të çuar më pas në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë,  veçanërisht me Qeverinë amerikane dhe Richard Grenell kanë prodhuar rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës”, tha Hoti përmes një postimi në Twitter.

Por takimi në Shtëpinë e Bardhë i liderëve të Kosovës dhe Serbisë ka shkakton polemika të ashpra në Europë”, ku diplomatët thonë se BE-ja mund të mënjanohet “në oborrin e shtëpisë”.

Europa dhe SHBA-ja kanë bashkëpunuar tradicionalisht si partnere në Ballkan, por marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duket se çuar në një konkurrencë të fortë gjeopolitike mes aleatëve.  Gjermania dhe Franca kanë shtuar po ashtu presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë bënë thirrje të dy palëve të rifillojnë bisedimet në Paris, të përkrahura nga BE.  Presidenti francez Emmanuel Macron ftoi një javë më parë Prishtinën dhe Beogradin në një samit për të çuar dialogun më tej. Si Macron ashtu edhe Merkel mësohet se kanë shprehur dyshime se presioni ekonomik i Uashingtonit do të çonte në zgjidhje të, “çështjes kryesore politike, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.”.

BE ka dërguar në Prishtinë të dërguarin e saj special për dialogun, zotin Lajçak, pikërisht për të caktuar një datë për nisjen e dialogut . Lajçak ishte planifikuar që të arrinte të hënën në Prishtinë, por fluturimi nga Zvicra drejt Shqipërisë, prej ku më pas do të vinte në Kosovë, është anuluar.

Edhe pse është vetëm një ditë me vonesë, atmosfera që Lajçak do të gjejë në Prishtinë ka të ngjarë të jetë shumë ndryshe nga ajo e së hënës.

Presidenti Hashim Thaci deklaroi sot në një konferencë për shtyp se ende nuk e dinte nëse do ta priste zoti Lajçak dhe se fokusi i tij më i madh ishte mbajtja e një takimi të suksesshëm në Shtëpinë e Bardhë.

“Qëndrimi i SHBA-së dhe ftesa për 27 qershor rrit shpresën dhe optimizmin që ky proces do të ketë sukses pasi ka mbështetjen e SHBA-së, të vetë presidentit Trump si dhe vullnetin e ambasadorit Grenell. Kosova gjithmonë ka besuar tek SHBA-në dhe ka dalë fituese”, ka thënë Thaçi, duke i dërguar kështu një mesazh jo vetëm Lajçak, por edhe Brukselit zyrtar. “Ky takim po mbahet për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky proces është për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj të bashkuar dhe në partneritet me SHBA-në, jam i bindur se do t’ia dalim me sukses. Kështu ka ndodhur edhe në Rambuje dhe jam i bindur se kështu do të ndodhë edhe në Uashington”, është shprehur presidenti.

Edhe Toby Vogel, ekspert britanik i politikave të Ballkanit Perëndimor thotë se  takimi i 27 qershorit do të jetë më i rëndësishmi pas Rambujesë. Ai nuk përjashton mundësinë që Grenell dhe presidenti amerikan, Donald Trump t’u propozojnë liderëve të Kosovës dhe Serbisë në lloj marrëveshjeje, duke mos përjashtuar as mundësinë e këmbimit të territoreve. Kur diçka e tillë të paraqitet, ndonëse e pazbatueshme, Bashkimi Europian do ta ketë të vështirë të thotë jo, në rast se të dyja palët pajtohen”, deklaron ai.

Vogel thekson se BE-ja në vend se të fokusohet në vazhdimin e dialogut në nivel kryeministrash, po lufton kundër “hijes së rëndë” të diplomacisë amerikane.

“Grenelli ka vetëm një qëllim: të arrihet një fitore e shpejtë dhe të nënshkruhet një marrëveshje në letër, të cilën askush nuk do të dijë se si do ta zbatojë”, thotë ai.

Vogel beson që diçka e tillë do t’i mundësonte SHBA-së që të demonstrojë se si BE-ja është e pafuqishme “në oborrin e vet” dhe se SHBA-ja është një aleat domosdoshëm për ruajtjen e paqes në Europë.(gazetaSI)

30 komente në “ANALIZA: Trump sfidon BE, pakti Kosovë-Serbi “vuloset” në Shtëpinë e Bardhë”

  1. Tir on ci says:

    KOSOVA TANI DUHET TA TREGOJ VETEN O SOT O KURRE
    ATDHEUN SHQIPTARET KURRE NUK E KANE NXJERRE NE PAZAR SI THACI E ISE MUTI

  2. Zylo says:

    Patjeter po te mos ishte Amerika dhe Kryeminstri Toni Blair,Kosoves nuk dihej si do ti shkonte terezia.Sepse fiinjet matane Adriatikut bene protesta ne favor te gjakatarit vellait te Saliovic Berisha Slobo Miloshevic dhe fqinjet tane jugore nuk pranuan te conin trupa ne luften e ish jugosllavise.Ai qe ndihmoi per luften po merr dhe meritat

  3. Klimax says:

    Ashtu si “vulosi” ceshtjen e Korese se Veriut!!!!! Prit gomar te mbij bar!

    1. bonehead says:

      Hahaha. Të paktën e nxorri diktatorin nga strofulla edhe e uli në tavolinë. Çfarë kanë bërë Japonia, Korea e Jugut, ose edhe E.U., për të përmisuar situatën edhe hapjen e ekonomisë në gadishullin Korean?
      U.S. mban trupa në zonë edhe nuk paguhet nga asnjë nga ato shtete, të paktën për sigurinë e vetë shteteve pritëse?
      Gjithçka duhet të marrë fund.

  4. Tironci says:

    Do jete mire sikur te dilte edhe e verteta, se cili ka qene kecenimi i trumpit per thacin. Mos kushedi i ka thene se po nuk e hodhe vallen sic dua une te hap dosjen tende. Dhe jam i bindur qe thaci do e kete dosjen shume te rende me gjithe ato vjedhje e kushedi se cfare te tjera ka bere qe nuk i dime ne.

  5. Amadeo says:

    O Thaci, o i mallkuar cfare po ben! Nuk durove dot edhe 4 muaj deri pas zgjedhjeve ne ShBA?!

  6. Viron Xhavara says:

    Presidenti Amerikan duhet ta sfidoje BE edhe per Shqiperine,ku shqiptaret ndodhen ne nje kurth te temershem nga nje mafie shtet ,qe I ka mberthyer keq prej fyti ata prej nje kohe te gjate dhe nuk I leshon.Eshte me ze dhe me figure aktiviteti I mafies shqiptare kunder shqiptareve,ku eshte me ze dhe me figure shqyerja dhe shqepja qe u behet shqiptareve cdo dite,ne syte e te gjithe botes,se bashku me ambasadoret e BE .Pra perfundimisht,shpartallimi I kesaj mafie shteterore shqiptare super te talentuar dhe e pa degjuar ndonjehere ne ndonje cep te planetit,behet vetem ne qofte se ,amerikanet e nisin punen per shpartallimin e saje, pa BE,ne qofte se do te vazhdojne se bashku me BE,mafia shtet shqiptare,do te sundoje gjate.

    1. bonehead says:

      Zotëri, je njeri i lirë brenda shtetit ku banon. Çohu voto me këmbët e tua për portofolin tënd edhe jetën tënde.
      Bota nuk ka përse të të zgjidh çdo lloj parazitizmi që ekziston në shoqërin shqiptare.

  7. Baton DR says:

    Do dalin letrat per te gjithe Tironco….pa diskutim….edhe per dosjet qe kane per Tiranen e te gjitha te tjerat…!
    SHQIPËRIA SHQIPTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE !

  8. Trotski says:

    Gomarin gjeje Ti o Klimax ,qe te Humbte Vula.Gjithmone Shpetimi dhe Mbaresia i ka ardhur nga Amerika si Shqiperise ashtu dhe Kosoves.GOD BLESS AMERICA-GOD BLESS ALBANIA AND KOSOVO

  9. Epo kjo pune says:

    Be ka kusure plot se serbise ia ka shtruar me lule rrugen drejt BE, ne vend qe ti vinte kushte, franca si gjithnje pas!

  10. Shkodrani says:

    Hahaha kosova e serbia duan mareveshje edhe kartush trampi qe njihet si mashtrues do e mundesij kte gjo keni me pa vec nje shou do jete shpresoj vec kaq jo me keq per marjen e nje pjese teritori prej serbise fileton e kosoves i ti japin ndonje katund te humbur pa vlere gjoja shkembim i mire qe e veshtire mos e pamundur europa nuk do e lejoj kurre hapjen e kutise se pandores qe e kerkon zedhenes i rusise vet kartush tramp do i dalin te palarat ktij trampit gjoja per te fitu pik per zgjedhjet ne amerike por do jete vec nje shou asgje me teper sepse ai grenell asht peder pa lidhje limon i shtrudhur i trump qe tall trapin me te vec shou keni me pa kte din trapi gje tjeter ska bo kto 4 vite ka me ik per lesh do jete nje humbje te forte ndaj demokratit biden qe te kthej ameriken aty ku duhet lider boteror jo sic e ka katandis ky klloun qe do mbahet mend vec per shou hajde tung rrofte demokracia reale ne eu

    1. bonehead says:

      Hahaha, sa injorant që je. Shpresoj që jo e gjithë Shkodra mendon edhe flet si ty.
      Trump deri sot është munduar të bëj gjithçka që ka thënë. Edhe e ka thënë edhe hapur vetë ai se U.S. nuk ka për tu futur në luftë për të mbrojtur vendet e vogla. Trump ka thënë që ushtria amerikane nuk ka përse harxhon kohë edhe lekë në Europë për të mbrojtur Europën nga Rusia, kur të gjitha vendet e Europës bëjnë tregëti me Rusinë.
      Paktet të reja tregëtie me Europën edhe Kinën po bëhen. Pakti i tregëtise me Kanadanë edhe Meksikën u bë,
      Lëvizja illegale ndërkombëtare në kufijt e U.S. has been controlled.
      Papunësia u ul.
      Çfarë doni më shumë nga lideri i një shteti?

  11. Detari says:

    u nda kosova ne dysh

  12. Kol says:

    Serbet jane kopila po e cojne ujin atje ku duhet se nuk i dihet me vone thaci ka firmos si gomar i korruptu qe eshte shqjptaret kurr ska me fitu se perendimi do serbet the rama ismaili i ksaj kohe sdo tja dije se eshte pusht

  13. Drin says:

    Thaci ka thene qe cdo marreveshje potenciale me Serbine ose duhet te ratifikohet nga Kuvendi i Kosoves, ose do hidhet ne votim ne referendum popullor. Referendumi madje eshte me i mire. Po ishte ne rregull, le te votojne njerezit, ta pranojne apo jo, dhe ky kapitull mbyllet.

    1. Shkelzen Tirana. says:

      Shumica e komentuesve jane naiv dhe diletant. Shajne Trampin se do ta mbylli kete kapitull per te fituar pike ne politiken e tij te rizgjedhjes. Une ketyre idjoteve u beje pyetjen: Ku eshte e keqja qe Trampi do ta zgjidhe kete problem per te fituar pike? Nga ana tjeter une i pyes keta idjote se pse ne nuk duhet ta shfrytezojme kete “nxitim” te Trampit dhe ta byllim kete problem me Serbine?
      Ky eshte nje problem shume I komplikuar dhe politika shqiptare eshte e percare. Na ana tjeter edhe faktoret nderkombetare jane te percare. Nga nje ane eshte Trampi dhe Putini qe duan ta mbyllin kete kapitull dhe nga ana tjeter Evropa qe nuk do ta mbylle kete kapitull. Amerika dhe Rusia kerkojne ti tregojne Evropes se kush eshte “bosi” i vertete, kurse Evropa ka frike te hapi “kutine e Pandores”. Evropa nuk mendon per interesin e Kosoves dhe Serbise. Ajo mendon per te mbyllur perhere “kutine e Pandores” ne Evrope. Amerika, Rusia, Kosova dhe Serbia, fitojne po qe se shqiptaret dhe serbet merren vesh dhe nenshkruajne “meorandumin e paqes”, kurse Evropes i hapet “Kutia e Pandores” Per mua llogarite jane fare te thjeshta. A do mbrojme ne interesin tone apo do mbrojme interesin Evropiane? A do pranojme ne qe te mbajme kusuret e Evropes, apo Evropa duhet te zgjidhi problemet e saj?
      Shume diskutante flasin me siguri qe “shkembimi territoreve” eshte varjant i keq. Une per vehte mendoj qe “shkembimi I territoreve” eshte varjanti me i mire dhe qe duhet te mesoje edhe Evropa ta beje ne te arthmen. “Shkembimi I teritoreve” hap rrugen per “Shiperine e Madhe”…
      Nga ana tjeter eshte fare e thjeshte te kuptojme se nese nuk bejme “shkembim territoresh” apo “shkembim popullsie”, Kosova do vazhdoje te jete nje shtet jo funksional ku serbet e Kosoves do “bejne ligjin”…
      Nejse, une nuk kam ndermend te ndryshoje mentalitetin e “patrioteve” artificial te Kosoves qe patriotizmin e kane si pasaport per te vjedhur dhe percare shqiptaret. Dikush aty lart thote qe marreveshja te kaloje ne referendum. Ky me duket nje mendim I drejte.
      Ne nuk duhet te kemi frike nga “shkembimi i territoreve”. Ky mund te jete shanci qe ne te marrim me shume se te japim… A do jete kjo nje marrevshje me interes ose jo, le ta vendose polulli ne referendum. Qe te shkohet ne referendum duhet te dime se si do jete marreveshja. Nuk mund te gjykojme me mendimin e politikaneve te Kosoves qe shesin interest e Kosoves per interesa personale. Aq me teper nuk duhet te degjojme “reciprocitetin” e Kurtit, por “reciprocitetin” ku ne te fitojme. Reciprociteti i Kurtit ishte thjeshte nje ndihme per Serbine te dilte nga bisedimet..etj etj…

  14. faro says:

    Me qe është prag zgjedhjesh, do të dalë I fituar ai shtet që ka më shumë emigrantë në USA. Presidentit I duhen sa më shumë vota.

  15. rexha 10 says:

    PERDERISA QEVERIA E KOSOVES QENDRON NE KEMBE ME DEPUTETET E SERBISE ,KJO MARVESHJE DIHET QE ESHTE E KUSHTEZUAR .THACI SI PRESIDENTE KA DY RRUGE;
    1 _O DO TE PRANOJE KUSHTET QE TRAMPE VENDOSE,,OSE BIEN QEVERIJA HOTI DHE SHKOJNE NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME. . SA PER EUROPEN GJERMANIA ,RUSIA ,JUGOSLLAVI ,FRANCA ,JANE DHE KANE QENE GJITHMONE BASHKE .PAMVARSISHTE SE KANE HEDHUE CA SHASHKA KUNDER NJERI TJETRIT. SICE E KA THENE EDHE AVOKAT NGJELA ,KOSOVE NUKE KA QEVERINE E SAJE ,PORE TE SERBISE.PLUSE QE EDHE TIRANA ZYRTARE NUKE PRONONCOHET,SEPSE RAMUSHI YNE QE KUJTOI SE U BE ISMAILI I DYTE PER BASHKIMIN E SHQIPTARIZIMIN E DY VENDEVE ,ISHTE NJE FLLUCKE SAPUNI , NUKE KA ME NDERE.PAGUANI PO DESHET QE MOSE TE NGELENI KOLONI PER GJITHE JETEN.
    KOSOVA DO TE KISHTE LEVERDI PO TE KISHTE PRESIDENTI TRAMP BIZNESE NE KOSOVE.

  16. Laku says:

    SHKODRANI,QEKE KOKRA E CARIT.

  17. Dajti says:

    Eshtē evropa që me dashje apo jo po e zvarrit zgjidhjen kosovē – serbi dhe çdo vonesē i shërben arushēs sê lindjes pêr të minuar atë çfarē fituam mbas ndërhyrjes së ushtrisë amerikane dhe natos ! Rusët falē evropēs po rikuperojnē çfarē humbën 20 vite më parē dhe kjo shpjegon dhe emergjencēn amerikane pêr një marrveshje tê shpejtē për ti vēnë kufirin te thanē ! Po pritët nga franceskat ta harrojmë kosovên oooo djema oooo trima, qorra dhe sy lesh !.

  18. Kozmos says:

    THACI ESHTE I DHJERE , I SHPETON CICI NGA AMERIKA . KESHTU ESHTE KUR PERLYHESH SHUME , FUTESH NE RRESHT DHE NUK DEL ME KURRE .
    KURTIN E HOQEN ,SEPSE NUK ISHTE I PERLYER , NUK KISHTE FRIKE , POR AMERIKA I DUHEN KETO TW KORRUPTUARIT , SE I PERDOR SI DON VETE .
    KETE HERE DO TE FITOJE SERBIA .
    SI GJITHMON .
    EUROPA ESHTE E PAFUQISHME , NGA QE ESHTE SHUME KURVE .

  19. TT says:

    Trump I urren mysylmanet ,po pritet te kuptoje historine e ballkanit dhe si hyri islami ketu do I duhen dhe 5 vite se nuk mbush,ka dhe kurvicen sllovene qe e keshillon se sllavet serbe jane te mire dhe shqiptaret te keqinj…Shqiptaret I kane ndihmuar pak demokratet amerikan se Trapi nuk di gje se nga ka koqet e tij keto dite.Thaqi dhe Huti jane te shitur.

  20. Arjan says:

    Asnje Shqiptar Nuk pret gje Te mire nga pederasti grenell derisa rrezoj qeverine e votuar kurti dhe I hapi rruge kriminelit Hashim thaci te vendose per 2 milion shqiptare te kosoves.Nese ndahet kosova shqiptaret e maqedonise malit Te zi greqise dhe serbise Kane Te drejte Te kerkojne Te drejte Te shkeputen dhe Ti bashkohen Shqiperise.

  21. Arjan says:

    Asnje Shqiptar Nuk pret gje Te mire nga pederasti grenell derisa rrezoj qeverine e votuar kurti dhe I hapi rruge kriminelit Hashim thaci te vendose per 2 milion shqiptare te kosoves.Nese ndahet kosova shqiptaret e maqedonise malit Te zi greqise dhe serbise Kane Te drejte ,Te kerkojne Te shkeputen dhe Ti bashkohen Shqiperise.

  22. RROFTË HASHIM THAÇI ??♥️?? says:

    Ju DOBIÇAT E MALLKUAR të PD KRIMIT dhe NARCO-KOKAINËS NDËRKOMBËTARE që SHANI dhe MALLKONI PA LIMIT HASHIM THAÇIN LEGJENDAR , do ti RRUANI KARIN Lart e Poshtë të NDERUARIT HASHIM THAÇI , por para se t’ja RRUANI mirë e mirë TOPET HASHIMIT , shkoni merrni edhe Albin Kurtoviç KURVËN për tja MASAZHATUAR mirë e mirë dhe në FUND fare si “QERSHIA mbi TORTË” , të vij ajo BAXHELLA ORDINERE e UDBsë SERBE Vjosa Osmani për ti bërë NJË GOJORE të mirë HASHIM THAÇIT ATDHETAR dhe LUFTËTAR LEGJENDAR !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e TRADHTARËVE , KRIMINELËVE dhe TERRORISTËVE të PD KRRIMIT , LSI PLAÇKITJES dhe VetVendosjes së KRRIMIT të ORGANIZUAR dhe VetVendosjes së Albin TRADHTAR Kurtoviçit të UDBsë PUTANË SERBE !!!! RRROFTË HASHIM THAÇI ATDHETAR dhe LUFTËTAR LEGJENDAR ??♥️??♥️??♥️?? RROFTË KOSOVA dhe SHQIPËRIA ??

  23. J-32 says:

    Bravo SHBA-ja.
    E meriton dhe pjesën e tortës nga një marrëveshje e mundëshme. Kosova do të bëhet shtet I SHBA-së.
    Sa për Shqipërinë amerikanët nuk janë shumë të interesuar përderisa të korruptuarit e BE-së e shpallin vend të sigurt dhe me standarte evropiane.

  24. Kosovari says:

    Se mos pyeti kush Serbine ne 1999 kur me referendum popullor me 98% votuan kunder nderhyrjes se shteteve te huaja ne punet e mbrendshme? NATO prapseprap i bombardoi. Edhe kesaj radhe, nuk e pyet kush as Thaqin e as Vučićin. Do behet ashtu siq e kane planifikuar Amerikanet. Sikur ndodhi me shkaterrimin e Jugosllavise, me bombardimin e Serbise, ashtu do bejne dhe me zgjidhjen perfundimtare. Se fundi, ishte Vučić qe deklaroi publikisht se nuk mundet ti thote Grenellit JO.
    Mendoj se isha i qartë.

  25. asd says:

    Zgjidhja ne toke Amerikane eshte e justifikuar. Ata (amerikanet) kane luftuar per Kosoven, ndaj dhe merita e besimi per ta duhet te jete i palekundur.

  26. Virusi says:

    Mos beni muhabete fshati. Cfaredo qe te ndodh, Kosova nuk humb. Ballkani eshte nje qender e nxehte qe pjell pasiguri. Perendimi kerkon ta eleminoje kete vater zjarri, te kursej fondet ushtarake dhe te eci para. Amerika kerkon nje zgjidhje te perhereshme e te pakthyshme. Jo lufte si ne Palestine e Siri. Dhe keshtu do behet. Gjerat jane biseduar dhe eshte rene dakord. Kosovaret te mendojne per vete, jo per ballkanin. Me ballkanin merren te medhenjte. Duket se Kosova dhe Serbia do nenshkruajne marreveshjen. Pas kesaj, mes tyre nuk do kete me lufte per teritore, po vetem paqe. Zoti e bekofte Ameriken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje