Thaçi optimist për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë: Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës...

15 Qershor 2020, 19:29Rajoni TEMA
Thaçi optimist për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka shprehur optimizmin e tij për takimin mes Kosovës dhe Serbisë më 27 Qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Në një postim të tij Presidenti Thaci shkruan:

“Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.

Si President i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij ambasadorit Richard Grenell.

Kosova është e gatshme për të arritur marrëveshje historike paqësore me Serbinë, njohje reciproke dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike.

Tani i takon institucioneve të Republikës së Kosovës që të tregojnë mençuri dhe maturi në ndërtimin e unitetit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjikë dhe të përkushtohemi që ta përmbyllim me sukses këtë proces”, shkruan Thaci.

Bisedimet Kosovë Serbi u ndërprenë thuajse një vit më parë kur kryeministri Haradinaj vendosi taksën 100 përqind ndaj mallrave serbe si një mënyrë për të ndërperë bisedimet gjatë një konflikti për riva;itet poltik me Hashim Thacin. Më pas Kryeminstri Albin Kurti hoqi taksën 100 përqind dhe shtoi reciprocitetin mes dy vendeve i cili e thelloi krizën.

Me qeverinë e re të Hotit, këto masa u tërhoqën dhe u krijuan kushte për rifillimin e dialogut.

 

 

 

4 komente në “Thaçi optimist për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë: Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës…”

  1. Olimpia says:

    Ne asnje menyre nuk duhet te arrihet nje marreveshje qe prek sadopak kufijte.As nje marreveshje qe ,,palestinizon,,Kosoven.Serbia nuk duhet te kete asnje te drejte ne teritorin e Kosoves.E vetmja marreveshje duhet te jete :njohje reciproke pa kushte.Mund te shtohet vetem detyrimi i seciles pale per te zbatuar normat nderkombetare per pakicat kombetare.Natyrisht duhen zgjidhur ceshtjet teknikoekonomike,ashtu sic jane zgjidhur me ish republikat e tjera ish jugosllave.Cdo trajtim jashte ketyre koncepte e eshte shkaterrimtar per Kosoven.Nderkohe asgje nuk duhet neneshkruar pa pranine dhe dakordesine e BE.Ne te kunderten pasojat do te jene fatale.Asgje nuk duhet neneshkruar ne dem te shqiptareve dhe per interesa elektorale amerikane.Ne se ka presion ,ka nje zgjidhjen…mosneneshkrim,zvarritje deri ne nentor…Me tej kushtet ndryshojne,Trump nuk mund te kerkoje mandat te trete.Diplomacia eshte arti i manovres.ShBA nuk mund te largohen nga Kosova,pavaresisht diversionit diplomatik.Por edhe ne se largohen SHBA,Gjermania dhe Britania nuk mund ti neneshtrohen Putinit.Nderkohe ne planin afatgjate Rusia eshte per nje Kosove te pavarur,pavaresisht konjukturave aktuale. Kjo qe te justifikoje mbajtjen e Krimese e cila eshte strategjike per sigurine.

  2. Mona pa breke says:

    Or Thaç mos bej idiotesi te nenshkruash marreveshje me Serbine perpara zgjedhejve presidenciale Amerikane.

  3. Timi says:

    Thaçi kështu si e ka marr me ngut o do na shpëtoje o do na shkatërrojë. Po mori Serbia tokë në veri atëherë Shqipëria ta marr Kosovën dhe të bashkohet në një shtet deri në Preshevë. Më mirë një shtet i madh sesa disa të vogla.

  4. Baliu says:

    Hajnit te farmerkave ju kan trubullu syte nga Gjykata Speciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje