Greqia rihapi aeroportet më të mëdha, në Athinë dhe Selanik, duke nisur kështu fluturimet nga disa vende, ku përfshihet dhe Gjermania.
Aeroportet rajonale do të rihapen më 1 korrik, të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Gjithashtu, autoritetet greke njoftuan sot edhe hapjen e të gjitha muzeve.
Greqia arriti të mbajë nën kontroll shpërthimin e koronavirusit, duke regjistruar shkallë të ulët infeksioni, kryesisht në ishuj, ku pjesa më e madhe e popullsisë janë të moshuar dhe shërbimet mjekësore janë modeste.
Megjithatë, në vend ka ende shqetësime në lidhje me situatën.
Po nisi fluturimet dhe kanceloi te gjithe fluturimet e prenotuara ne janar dhe me cmime normale.Sigurisht nuk i leverdis dhe te ofrojn cmimin e biletes 4 fish me te lart ose voucher.Si perher Grek !!!Dhe nuk pergjigjen as ne telefon????