Kosovë, humb jetën një 76 vjeçare nga Covid-19, shkon në 33 numri i viktimave

14 Qershor 2020, 11:59Rajoni TEMA

Një grua nga komuna e Prizrenit ka vdekur të dielën si pasojë e virusit COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot me datë 14.06.2020, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. (1944) nga komuna e Prizrenit. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me COVID-19 si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë të infektuar me koronavirusin e ri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë shtruar 40 pacientë me COVID-19, ndërsa 12 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e mjekimit intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,437.

Prej tyre, 928 pacientë janë shëruar dhe 33 kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje