Shqiptarët këtu kanë arritur të mbështesin kandidatët e tyre për Kuvendin e Bujanocit, por më e rëndësishme për atë shtetërorë në Beograd. Këtu jetojnë pak më shumë në numër se sa serbët dhe gara është e ngushtë.
Shaip Kamberi, nga lista e Luginës së Bashkuar, thotë se Serbia ka marrë obligime ndër vite për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Por, shumë marrëveshje kanë ngelur vetëm në letër. Ideja e këtyre zgjedhjeve është të kërkohet përgjegjësi.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u ka çuar porosi që me disa ide për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën vetëm mund të buzëqesh. Bashkimi i shqiptarëve në një listë ka për qëllim të tregojnë një forcë më të madhe, por duan zgjidhje bashkë me çështjen e Kosovës.
Lugina e Preshevës ka një numër të madh votuesish të regjistruar, por një pjesë e madhe në diasporë dhe rrallë kanë votuar më shumë se 20 mijë persona në zgjedhje parlamentare.
Përgëzime për të gjithë??
Vetëm të bashkuar ia dalim të jemi më të fuqishëm.
Të shpresojmë për një bashkim me Kosovën e pastaj natyrishtë edhe me Shqipërinë mëm.
…….ja i thone vetes shqiptar