Deputetja demokrate Rudina Hajdari është shprehur e vendosur që nuk do të heqë dorë nga kërkesa për hapjen e listave.
Në një intervistë në A2 CNN, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari theksoi se kërkesa për hapjen e listave është e panegociueshme.
“Hapja e listave e panegociueshme. Është një çështje parimore. Dëshira ime është ndryshimi i sistemit, kjo është kërkesa maksimale, plus edhe vota e diasporës.
Por, duhet të ketë një vullnet politk të qartë dhe të shohim mënyrën me të shpejtë për ta realizuar.
Sa i takon ndryshimit të sistemit, minimumi është hapja e listave. Arsyeja pse kërkojmë hapjen e listave është se nuk duam që ata përfaqësues që shjkojnë në parlament ti japin llogari qytetarit dhe jo kryetarit.
Qytetari të mos jetë i detyruar të votojë më sigël partie. Duhet të ketë një demokraci më parfaqësuese. Fuqia e kryetarit bie, nuk mund të kontrollojnë çdo deputet, siç bëjnë sot”-tha deputetja Hajdari.
Ajo theksoi se priste mbështetje nga opozita jashtë parlamentare për hapjen e listave apo ndryshimin e sistemit, por tha se në fakt nuk kishin asnjë propozim.
“Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.
Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.
Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .
Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.
Cfare te kthehet LSI ne sistem o motra, ca po thua? Te kthehen hajdutet ne shtet?
Ore je mire ti apo jo.
Kerko listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve dhe aty rri. Fuck off lsi e ca pidhrobshash jane si keta
Nga një familje hajdutësh të korruptuar dhe kondrabandiste , shqipërisë do i vijnë vetëm të këqija.