Skenë filmash: Përpjekje për të rrëmbyer një nga njerëzit më të pasur në botë

16 Qershor 2020, 09:18Lifestyle TEMA

Pesë persona u arrestuan në Kinë në përpjekje për të rrëmbyer He Xiangjian, një nga njerëzit më të pasur në vend, por edhe në botë.

He Xiangjian është një miliarder që ka themeluar nga Grupin Midea, një kompani e cil është një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve shtëpiake në botë, raportoi BBC.

Pasuria e tij vlerësohet nga Forbes në 24.8 miliardë dollarë, duke e bërë atë të 36-të në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë

Policia u njoftua për një sulm ndaj një vile luksoze në qytetin Foshan në provincën jugore të Guangdong të dielën.

Ai thirri policinë dhe arriti të shpëtojë nga rrëmbyesit.

Të gjithë të dyshuarit u arrestuan dhe askush nuk u plagos, tha policia. Përdoruesit e mediave sociale e krahasuan operacionin e shpëtimit me një skenë filmi.

Miliarderi raportohet se ka braktisur pronën e është hedhur në një lum aty pranë, duke e kaluar me not e më pas duke kërkuar ndihmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje