SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit

16 Qershor 2020, 12:01Kronika TEMA

SPAK ka marrë nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit Adem Lala, i dyshuar për korrupsion.

Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën më datë 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kreybashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga Prokurorja Enkeleda Millonai.

Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë  e cila më pas është anuluar.

Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.

Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje