Një ditë më parë, është shoqëruar forcërisht nga policia, Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës, i cili u rrëmbye me më 17 janar 2020, ndëra ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit, për shkak të plagëve të marra nga autorët.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pohojnë se, Nikollë Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij. Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët.
Më 13 shkurt 2020, thuajse një muaj pas ngjarjes, Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij, Gëzim Shullani.
Ai mohoi kategorikisht që i biri të kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike. Madje, ai ishte edhe negociatori mes familjeve Doçi e Gështenja, për t’i bindur ata që të kthejnë trupin e Jan Prengës, por jo vetëm që nuk mundi të takonte askënd, por ishte shumë vonë pasi trupi i tij ishte zhdukur. Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në rrugën London në Kamëz.
Në rrëmbimin e tij morën pjesë disa persona, ndërsa si vend për dërgimin e trupit u zgjodh kompleksi Golden në Pjezë, në pronësi të vëllezërve Hajri. Për ngjarjen janë arrestuar disa persona, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri.
Dyshohet që rrëmbimi të jetë porositur nga një shqiptar ë dënimin e tij e vuan në burgun e Ekuadorit. Arsyeja ka qenë një sasi droge e padërguar në destinacion nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.
Shullani: S’më mori kush me forcë, u pyeta për një orë dhe dola piva kafe me hetuesin
Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e e Jan Prengës, ka treguar përpara mediave se për çfarë u pyet në Prokurori.
Përpara mediave, Shullani tha se nëse do ta dinte ku ishte kufoma e Jan Prengës, do t’ja tregonte familjes dhe se s’do ta mbante të fshehtë.
Shullani tha se nuk është marrë aspak me forcë dhe se madje ka pirë kafe me hetuesin, teksa shtoi se situata duket e acaruar, pasi familjes Prenga i kanë vrarë një vëlla:
“Kam ardhur vetë me dëshirë, nuk jam shoqëruar me forcë. Në dëshmi më është kërkuar që të shpjegoj për familjen që kam shkuar të nxjerr oengun.
Nuk më është kërkuar të vij më. Hetuesja më tha që e kreva me këtë. Më pyetën se ku kam qenë, me kë kam qenë dhe kaq sa kam shpjeguar.
Nuk kam më tepër informacion se ç’kam deklaruar në media. Më tha hetuesi që a di gjë se ty të besojnë njerëzit, a di gjë se ku ëeshtë kufoma.
Po ta dija ku është kufoma, të merrja ty tani e të çoja. Ku di gjë unë ku është kufoma. Unë s’kam kontaktuat fare me familjen Prenga. Ata janë në Angli dhe vazhdojnë me punët e tyre.
Askush nuk i ka shqetësuar në Britaninë e Madhe. Jam i gatshëm të vij sa herë të duhem. Qëndrova nja një orë në hetuesi dhe më pas dolëm pimë kafe bashkë me hetuesin.
Më thanë që ty të besojmë njerëzit dhe duhet të na tregosh. I thashë, më vjen keq për këtë që po dëgjoj, por nuk di gjë sepse do ua kisha çuar familjes.
Jam përpjekur të pajtoj gjaqet por s’ka pasur rezultat. Gjendja është e acaruar, sepse u kanë mbytur vëllanë”.
Hetusia ta detyroj te flase malcorin.Ai eshte burim zbulimi i shume ngjarjeve e vrasjeve ne Shkoder e Tirane,Durres edhe VLORE.E rendesishme te dalin e verteta,mendyra e mjetet jane te parendesishme.
Këtë mirë që e mori forcërisht po Berishën edhe Lulin pse nuk i mer dot forcërisht?
AMAN KU ESHTE KJO RRUGE LONDON ,SEPSE MENDOVA NE ANGLI.PORE NA DOLI NE KAMEZ.
I PASKAN BERE NJE NDERE TE MADHE KETIJE LONDONIT TE KAMZEZ ,DUKE I VENE EMRIN E RRUGES.