PROFIL: Kush ishte Nehat Kulla, “gjenerali” i 1997-ës që ndërroi jetë sot

16 Qershor 2020, 10:27Kronika TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali”, një nga krerët e bandave në vitin 1997. Mësohet se Kulla ka humbur jetën në banesën e tij, pas një tromboze në mushkëri.

67-vjeçari Nehat Kulla ishte një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi drejtoi një ndër bandat më famëkeqe në Tiranë dhe në Shqipëri, në vitin e mbrapshtë 1997. Ai ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20-vjeçar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata, Halim Gjuzit, në vitin 1998, në Golem.

Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës, për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë. Banda e tij akuzohet se ka kryer shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme në vitet 1997-1998.

Nofka e “Gjeneralit”

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej “Gjenerali”, pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

9 komente në “PROFIL: Kush ishte Nehat Kulla, “gjenerali” i 1997-ës që ndërroi jetë sot”

  1. nacionalisti says:

    nje legen burre qe kur e arrestuan (se disa here i shpetoi rrethimeve ngaqe e mbronin nga ministria… mikun e Nanos) ka bere 50 metra kembadores duke qare si kalama… dhe e kane pallu ne dru
    ky qe e mate veten per trim
    50 metra kembadores tu qajt

  2. Deda says:

    Ngushellime familjes dhe te afermve te Nehatit : e kisha djal lagje jemi rritur , jeta i ndryshoi njerzit por ne thlb ishte njeri i mir i qoft dheu i leht.

  3. Zzz.. says:

    Ne te semes te veje nje bandit-komunist ke varri i vini fotografine qe ka dale me KRYETARIN E PARTISE SHOKUN FATOS NANO

  4. Plugu says:

    Shyqyr qe paska shkuar me verin e semes.Keta lloj keshtu do perfundojn te gjithe bashk me komandantin e tyre Sali Berisha.

    1. Zzz.. says:

      O plugu o ta plugofte salì Berisha NUK ishte mik i berishes por i FATOS NANOS race komunist Muti si puna jote

  5. Kristopandi says:

    Po dekorata qe i dha presidenti mbetet në fuqi apo i eshte revokuar? Se ka dhe te tilla çudira shqiptare, që dekorohet një bandit!!??…

  6. Zzz.. says:

    O plugu o ta plugofte salì Berisha NUK ishte mik i berishes por i FATOS NANOS race komunist Muti si puna jote

    1. Ai says:

      Pse berisha nuk eshte komunist Muti?? Apo akoma i beson ca gjera ti sa te rritesh..?

  7. Lui says:

    O ju komentusa katunar. Ku e njifni ju Nehatin? O ju shkerdhefsha great e motrat si po ju a shkerdhen Edvin Rama tani e Sali katunari perpara. DERAAASA???????? XHEKU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje