Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po verifikon dy kallëzime në drejtim të ish-kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ish-kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje dhe emri i tij nuk është regjistruar si person në hetim.
Po sipas burimeve, kallëzimet të cilat po verifikohen nga prokurorët e SPAK janë bërë për favorizim të një subjekti tregtar në shërbimin e transportit dhe për shpërdorim detyre.
Xhelal Mziu gjatë kohës që mbante drejtimin e bashkisë Kamëz u hetua nga Prokuroria e Tiranës dhe në 2013 u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vendosjes së taksave në kundërshtim me ligjin.
Por ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, apeli e hodhi poshtë këtë vendim dhe e konsideroi të pafajshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.
Mesa duket SPAK- ku gjërat i shikon me lente zmadhuese .Cirongat si Xhelal Mziu i duken si peshqë të mëdhenjë.
Po të marë një lente më të madhe do t’i duken si qeshkaqen.
Kishim shpresë te SPAK-u ,po dolëm të zhgënjyer .
Mos u “Lodhni” Shumë o SPAK!? Mbetët me Bishta Pushtetarësh. Dhe këta Askush Nuk Thotë që Jo, Përkundrazi dhe Patjëtër të Hetohen e Dënohen. Por Populli Pret që në Bankën e të Akuzuarve të Vënë Realisht Ata që Duhet të Kishin Shkuar Para dhe Kriminelëve të Rrezikshëm. Sepse NUK KA PATUR, NUK KA DHE NUK DO TË KETË SHQIPËRIA MË TË RREZIKSHËM SE Berisha, Meta-Kryemadhi, Nano (iku shpejt kometa!?), Basha, Rama, Ahmetaj, Angjeli, Malaj, Ruçi, Topalli, Ruli, Bode, Dade, & Co.
po akoma jashte eshte ky bandit dhe ngacmues seksual, qe nuk gjeti nje emer deshmori te luftes na-cl per te vene ne rruget e Kamzes por ka vene emra pa lidhje nga gjithe bota, ky eshte nje njeri i degraduar dhe i braktisur nga gjithe komuniteti.