Gjermania zyrtarisht kundër tërheqjes së trupave amerikane nga vendi: Vjen me kosto për sigurinë evropiane

17 Qershor 2020, 16:23Bota TEMA

Ministrat gjermanë kanë kritikuar planet e Donald Trump për të tërhequr rreth 9,500 trupa amerikane nga toka gjermane, duke thënë se masa ka të ngjarë të dobësojë arkitekturën e sigurisë së Amerikës, si dhe sigurinë evropiane.

“Ne mendojmë se prania e SHBA në Gjermani është e rëndësishme për sigurinë jo vetëm të Gjermanisë, por edhe për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe veçanërisht për sigurinë e Evropës,” tha Heiko Maas, ministri i jashtëm, gjatë një vizite shtetërore në Poloni.

Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan kishte konfirmuar qëllimin e tij për të ulur praninë e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, duke thënë “ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë“, dhe duke pretenduar se vendosja e trupave kishte “kosto të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara”.

Disa baza ushtarake amerikane në Gjermani, të tilla si baza ajrore Ramstein, veprojnë si logjistikë që vendosin poste për operacione në Lindjen e Mesme, Evropën Lindore ose Afrikë.

4 komente në “Gjermania zyrtarisht kundër tërheqjes së trupave amerikane nga vendi: Vjen me kosto për sigurinë evropiane”

  1. Pito says:

    Kur mori vendimin Trampi per te terhequr trupat nga gjermania tha Gjermania shpenzon miliarda euro per te blere gazin nga Rusia dhe nga ana tjeter do qe ne te mbajme ushtare ne gjermani per ta mbrojtur nga rusia.Nuk ka me budallenj.Dhe firmosi.E shkrujten gazetat ne amerike.

  2. nacionalisti says:

    ehhh
    sinjal i paster
    mos na cani trapin shume se kosoven do e zgjidhim ne si USA
    para se te beni si te RENDESISHEM kuptoni qe MBROJTJEN e keni nga usa

  3. asd says:

    Kam pershtypjen qe te gjithe aktoret thone nje gje… por mendojne nje tjeter.

  4. Kim été says:

    Gjermania naziste është katandisur si Turqia otomane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje