Historia si nëpër filma e Nehat Kullës: Miku i kryeministrit, ku i biri “xhiroi” “La Casa del Papel” (dhe fundi pa "lavdi" e tragjik i tij dhe i vëllait)

17 Qershor 2020, 09:35Politika TEMA
Historia si nëpër filma e Nehat Kullës: Miku i kryeministrit, ku

Nga Ylli Pata

Ka pasur një fund tragjik një nga emrat më të njohur të historisë 30-vjeҫare të Shqipërisë postkomuniste. Bëhet fjalë për Nehat Kullën, i cili ndërroi jetë siҫ duket i prekur nga Covid 19, pasi pak kohë më parë i vdiq edhe i vëllai nga infektimi i këtij virusi vdekjeprurës.

Ky lajm ka ngjallur interes për mediat në vend, pasi emri i Kullës është një nga më të famshmit në Tiranë, kryesisht në vitet 90, por që la trashëgimtarë të “denjë” edhe për shekullin e ri.

Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në moshën 67-vjeҫare i përkiste brezit “veteran” të krimit në Shqipëri. Karrierë që e ka nisur që në kohë të komunizmit, ku të rreshtohej në botën e krimit kërkonte “këllqe”. Por në vitet ‘90, emri i tij u bë epik në Tiranë.

Kjo pasi përfaqësonte një nga “të fortët” klasik të kryeqytetit që në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit dhe që kishte një “ushtri” të gatshme të vritej për të, ҫka ishte jo e lehtë në Shqipërinë e atyre viteve ku krimi merrej me gjëra klasike që nga vjedhja e kontrabanda, ku trafiqet e mëdha nuk kishin dalë në pah. Në Shish-Tufinë, ai ngre “perandorinë” e tij kriminale që në vite krijon edhe legjendën e tij urbane.

Megjithatë, Kulla ishte një deal-er i klasit të parë dhe kishte lidhje të forta me disa nga bandat e të fortët në të gjithë vendin.  Gëzonte një autoritet të padiskutueshëm në të gjithë rrethet kriminale. Arrestohet e dënohet për vrasje të një polici të komisariatit numër  4.

Por ajo që e bëri të famshme ishte një foto në burgun 313, ku Nehat Kulla pozonte së bashku me një tjetër person të botës së krimit, Feriz Kërnajën dhe me liderin e opozitës Fatos Nano, i burgosur nga Sali Berisha që në vitin 1993.

Kjo foto, e publikuar në mediat e pushtetit të Berishës për të denigruar Nanon, në fakt i dha famë të dyve. Nehatit, duke e bërë një njeri të rëndësishëm që kishte marrë në mbrojtje kreun e socialistëve, edhe për Nanon, partia e të cilit në atë kohë ishte cak i sulmeve e agresioneve nga banda të shumta ordinere, që ishin kliente të pushtetit.

Në vitin 1997, Nehat Kulla u lirua nga burgu si të gjithë të burgosurit e vendit ndërsa Fatos Nano u bë kryeministër i vendit. Nehati, me izmën e dhënë nga miku i tij i njohur në qelitë e rënda të 313 merr një fuqi që e rikthen në legjendën urbane të Tiranës.

Pasi arrin të bëjë të bindshmen idenë se ai me bandën e tij mbrojti repartin e xhenios në Shish Tufinë, Nehat Kulla kthehet në një nga VIP-at e botës së nëntokës në Tiranë.

Chevorleti i tij i marrë nga ushtria, e që ishte si pjesë e paketës së ndihmës financiare të SHBA-së për ushtrinë shqiptare u kthye në mitik. Pinte kafe në qendër të kryeqytetit, kryesisht te stadium Qemal Stafa, por kishte jo pak raste ku shfaqej edhe tek Rogner.

Arrestimet dhe në dy palë qeverisje socialiste e demokrate

Megjithë mbështetjen politike Kulla nuk e lë veprimtarinë kriminale dhe arrestohet dy herë gjatë mandateve të socialistëve.

Emri i tij del gjatë hetimeve për vrasjen e deputetit të PD-së Azem Hajdari, ku flitej se përpara krimit, grupi që kreu ekzekutimin, pra Haklajt ishte takuar me “gjeneralin” i cili kishte lidhje të hershme me ta, sidomos me një nga “kapitenët” e bandës; Feriz  Kërnajën.

Por emri i Nehat Kullës, del sërish pas disa vitesh në një tjetër krim të rëndë: një krim zgjedhor, kur më 3 korrik të vitit 2005, një komisioner i opozitës, përkatësisht i Partisë Republikane,. Leorton Vathi vritet në ambientet e qendrës së votimit nga Bashkim Kulla, vëllai i “gjeneral” Nehatit.

Nehat Kulla, i tërhequr prej vitit 2002 nga “aktivitetet politike” rikthehet në fushë i thirrur nga Shpëtim Idrizi, njeriu i afërt i Fatos Nanos, që kandidoi për deputet i PS-së në zonën elektorale që përfshinte Xhamllëkun, Kodrën e Priftit, me një fjalë njësinë numër 3 të kryeqytetit.

Ky krim në fakt është i pari ku shteti mbajti qëndrim ndaj prekjes së zgjedhjeve. Bashkim Kulla u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e Learton Vathit. Vendimi u dha fiks 2 vjet pas zgjedhjeve të 2005-s.

Odiseja e gjyqeve

Në fakt, pas vitit 2005, odiseja e Nehat Kullës nis e venitet, dhe emri i tij harrohet në kronikat e zeza të mediave shqiptare. Lajmet për të janë vetëm beteja avokatësh dhe lojëra për gjykim, rigjykim, ankimim në Kushtetuese etj, që shërbejnë vetëm sa për të mbushur faqet e brendshme, por pa një kryeartikull.

Por papritur, klani Kulla “ringjallet” në kohën e reformës në drejtësi dhe Spak.

Pikërisht në vitin 2016, në Tiranë kryhet një grabitje “vepër arti”, madje përpara se Netflix të financojë “La Casa del Papel”, e cila ka në skenar pikërisht modelin e përdorur në Tiranë.

Një grup personash arrijnë të marrin një sasi të madhe parash nga një bankë e nivelit të dytë, duke hapur një tunel të nëndheshëm në zemër të Tiranës, përkatësisht në Bllok.

Kreu i grupit: Kulla Junior, përkatësisht talenti i ri i familjes, Robert Kulla, djali i “gjeneralit” arrin kështu të kapë famën e babait me një “goditje” të nivelit të lartë.

Por, grabitja arrin të zbulohet falë një gabimi të një prej anëtarëve të grupit, i cili kishte një pikë të dobët-alkoolin. Gjithҫka zbulohet dhe grupi arrestohet dhe dënohet.

Rikthimi i “lavdishëm” i Kullajve në kryetitujt e mediave humbet sërish për ca vite për të ardhur në ditët e sotme, duke shënuar një nga kronikat e viktimave të njohura të pandemisë më të tmerrshme të shekullit të ri.

Nëse në rrjete flitet herë pas here se a ka ndonjë njeri të njohur, viktimë e Covid 19, rasti i vëllezërve Kulla, është një dëshmi e rrezikut dramatik që paraqet pandemia e Koronavirusit. E cila nuk pyet kë merr; madje edhe emra shumë të famshëm në qytet.

10 komente në “Historia si nëpër filma e Nehat Kullës: Miku i kryeministrit, ku i biri “xhiroi” “La Casa del Papel” (dhe fundi pa “lavdi” e tragjik i tij dhe i vëllait)”

  1. Free says:

    Perqafojeni virusin si mik se shumica fiton fhe kshu i heqim qafe Berishe, Mete dhe Rame e shum te tjere qe me zor mbahen ne kembe

  2. Xoni says:

    Katunar me jevgj te bejne te fortin, sbon vaki kurre. Katunaret e tirones dhe jevgjit te rrafin kur bohen dhjete me nji. Sa per nehatin qe vetem trim nuk ishte, e tregojne rastet qe ai mbante me vete tre kater zagare si tima. Ky ishte budallai kohes, kur te tjeret boshin leke, ky bonte te firtin me disa fakir fukara. Nejse, ene ky shkoj ke te fortet.

  3. Toni says:

    Une mendoj se keto Jane fatkeqsi per kombin tone por ne artikull duhet then se nje njeri kote shkone kote ne sillem nga te sillem prape dalim te politika te politikanet hajduta kriminele qe I kane krijuare keto Banda per te vjellur e plaqkitur shqiprine per vete

  4. Ergys says:

    Fatos Nano Bytha si burr muti qe eshte besoj se as ne varrim nuk i ka vajtur mikut te tij.

  5. tropoja says:

    ti ylli sorra nuk e di pse i jep rendesi vdekkes se nje katunari ,pse ka vjedh e pre dikur ,por ka mundesi ke ngrene dhe ti ndonje qofte me te diku,more ylli sorra

  6. ?????? says:

    XONI je i 1997 ti je gangster i 97 si pune qenve

  7. Refiku says:

    Ky artikull me shume morale frymezues per shoqerine shqiptare..Artikullshurruesi edhe ky njeri me moral….Ne ka Shkodra kene 1 fjale te urte Me i thane Mutit marshallah!!!

  8. fteri says:

    Aktet më të shëmtuara e më të dhimbëshme që u kryen jan edhe në thelb goditja e demokracisë që ju bë vendit ton nga lidhja e hershme dhe bashkëpunimi i kriminelve të fortë me politikan të djathtë e të majtë,si Sali Berisha ,apo Fatos Nano,Ilir Meta etj. Këto lidhje shktarruan përfundimisht shtetin shqiptar dhe pushtetin e kthyen në shërbim të krimit ,vandalistve krime e terror që kan ndodhur në Tiranë e disa qytete të tjera të shqiprisë ,vepra kriminale që ka tronditur gjithë kombin tonë,dhe rendin dhe qetësinë publike nga themelet e ekzistencës saj .Pranda kurrë s’kan qënë më të kanosura se ato ditë ,kur liria dhe sovraniteti kombëtar kërcënohej nga rrugeqër ose njerëz të fortë të lidhur me kriminelët e rrugës me politikanët halabak.

  9. lani says:

    Nehat Kulla nga Burreli super gangster ……..ju legena qe flisni nuk mund tja hidhnit syte drejte kur ishte gjalle tani beni si trima ktu ikni mor legena ikni njerz pa shprese

    1. Bejdo Kokari says:

      Iku me te shumtet o Lan gallata qe te q… pata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje