Konfirmohet me shumicë votash gjyqtarja e Apelit të Tiranës Elona Toro

17 Qershor 2020, 12:21Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën se me shumicë votash ishte vendosur konfirmimi në detyrë i gjyqtares së Apelit Elona Toro (Stavri).

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro Stavri u përball më herët në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kryesisht me pyetje mbi burimin e ligjshëm të pasurive të një huadhënësi dhe babait të saj.

Trupa që ndoqi çështjen e gjyqtares Toro u drejtua nga Firdes Shuli, me anëtare Etleda Çiftja dhe relatore Pamela Qirko. Në seancë nuk u vunë në dukje probleme në kriterin e figurës dhe atë të profesionalizmit.

Gjatë seancës dëgjimore Toro dha shpjegime të gjata mbi mundësitë e babait të saj për të krijuar të ardhurat që më pas i ishin dhënë asaj, ndërsa po ashtu pretendoi se huadhënësi i cili më herët kishte kredituar babanë, kishte pasur burim të ardhurash.

Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

1 komente në “Konfirmohet me shumicë votash gjyqtarja e Apelit të Tiranës Elona Toro”

  1. Turp says:

    Onm paska fjetur gjum mduket, qe kjo matrapaze te kaloje vetingun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje