OFL “zbarkon“ në Shkodër e Tepelenë, ja 5 të dënuarit që ka vënë në "shënjestër"

17 Qershor 2020, 11:00Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar sot të dhëna për pasurinë 5 personave, 4 në Shkodër dhe një në Tepelenë.

Ata janë shtetasit nga Shkodra, Sokol Tavasja, Ismet Idrizi, Sokol Xhani, Gjeto Pepaj, të akuzuar e dënuar për vepra të ndryshme penale si dhe Astrit Pata nga Tepelena i dënuar për veprën penale “Trafikimi i femrave”.

Deklarata e policisë:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. T., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

I. I., banues në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

S. Xh., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

Gj. P., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”;

A. P., banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i femrave”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje