“Ndoqa për 10 ditë një burrë, i bëra fotografi dhe video”! Flet detektivja private: Si e zbulova tradhtinë në çift, më kontaktoi gruaja e tij

17 Qershor 2020, 08:32Sociale TEMA

Shkënda Lili është një detektive private, e cila në emisionin “Opinion” ka treguar sesi e nisi këtë punë dhe si mundi të zbulonte një tradhti bashkëshortore.

Ajo tregoi se ka ndjekur për 10 ditë një burrë, gruaja e të cilit dyshohte se kyi fundit e tradhëtonte.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe mblodhi provat, të cilët ishin fotografi dhe video.

“Detektivi është një profesion si çdo profesion tjetër. Unë thjesht faktoj provat. Puna e parë ka qenë tradhti bashkëshortore. 

Vitet e para ka qenë vetëm kjo. Ishte grua, dhe donte ndihmë sepse kishte dyshime tek partneri i saj dhe donte ta investigonim. Vetë fjala detektiv do të thotë investigim. 

E ndoqa 10 ditë. Nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet brenda 10 ditësh. Provat tona janë faktike. 

Fotografi, video, vendndodhje ekzakte. Provat faktohen në ambiente publike”, theksoi ajo.

Lili tregoi më tej  se vitet e fundit ajo është kontaktuar nga prindër të adoleshentëve për të ndjekur se çfarë bëjnë fëmijët e tyre, pasi nuk kanë mundësi t’i kontrollojnë.

Ajo tha se problem i adoleshëntëve është konsumimi i drogërave.

1 komente në ““Ndoqa për 10 ditë një burrë, i bëra fotografi dhe video”! Flet detektivja private: Si e zbulova tradhtinë në çift, më kontaktoi gruaja e tij”

  1. Dani says:

    Mos e zbukuro kte zanat muti , je nje spiune si ato qe shajm sot e 30 vjet , nuk spiunon per te miren e shtetit qe esht detyr dhe vertet profesion i nerum , ti ndjek njerzit e thjesht nga pas , i spiunon per te fituar para , pra ti ushqehesh me fatkeqsit e te tjerve , mjaft na çave t…n duke i thurur lavdi nje pune muti si kjo qe ben ti , beje kte pun sa ta q…n tet tem o pler. Ne kemi shar agjentet e shtetit dikur qe rrezikonin per te miren e atdheut punonin per nje ideal , ti punon per xhepin tend , dhe shet pordh sikur ben pun me dinjitet , imagjino sa i keq behet nje shqiptar i keq sot per interesin personal , shembujt i kemi te gjall dhe me shumic kto 30 vjet , nga politika deri tek me i fundit , tek ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje