Katër ditët e “zjarrit” me koronavirus në Shqipëri: Çfarë do të thotë?

16 Qershor 2020, 18:14Sociale TEMA
Katër ditët e “zjarrit” me koronavirus në

Nga Dr. Ilir Alimehmeti*

➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

➡️ Le t’i analizojmë me kujdes të gjitha shifrat miqtë e mi, të cilat ofrohen qartë nga autoritetet zyrtare!

(Burimi: Ministria e Shëndetësisë)

? Raste të reja pozitive:

13 Qershor: 48 raste të reja (389 raste aktive)

14 Qershor: 57 raste të reja (441 raste aktive)

15 Qershor: 69 raste të reja (499 raste aktive)

16 Qershor: 82 raste të reja (571 raste aktive)

? Testime:

13 Qershor: 270 testime (17.8% pozitive)

14 Qershor: 362 testime (15.7% pozitive)

15 Qershor: 319 testime (21.6% pozitive)

16 Qershor: 364 testime (22.5% pozitive)

? Të shtruar në spital (përfshihen edhe shtrimet e lehta edhe shtrimet në intensiv):

13 Qershor: 52 të shtruar (13.4% e rasteve aktive)

14 Qershor: 47 të shtruar (10.7% e rasteve aktive)

15 Qershor: 50 të shtruar (10.0% e rasteve aktive)

16 Qershor: 50 të shtruar (8.8% e rasteve aktive)

? Të shtruar në terapi intensive (përfshihen edhe pacientët e intubuar):

13 Qershor: 7 në terapi intensive (1.8% e rasteve aktive)

14 Qershor: 7 në terapi intensive (1.6% e rasteve aktive)

15 Qershor: 7 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

16 Qershor: 8 në terapi intensive (1.4% e rasteve aktive)

? Të shtruar në terapi intensive dhe të intubuar:

13 Qershor: 1 i intubuar (0.03% e rasteve aktive)

14 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)

15 Qershor: 1 i intubuar (0.02% e rasteve aktive)

16 Qershor: 2 të intubuar (0.04% % e rasteve aktive)

Cit. Ministria e Shëndetësisë: “Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç, nga Puka, i cili vuante nga SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronik) dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.”

?Ngushëllime familjes!?

❓A ishte infektim spitalor apo komunitar nuk saktësohet në njoftimin më sipër.

✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!

Evitoni grumbullimet!

*Epidemiolog Klinik, Fakulteti i Mjekësisë, UMT

2 komente në “Katër ditët e “zjarrit” me koronavirus në Shqipëri: Çfarë do të thotë?”

  1. karantina duhet prape says:

    Zoteri doktor shtrimi ne spital eshte fakultativ. Pra , nese mjeku nuk pranon nuk shtrohesh, megjithese mund te kesh psh temperature te larte dhe kolle dhe sigurisht ke dalujr edhe pozitiv nga testi. Nga ana tjeter, mjeku te rekomandon shtrimin por ti nuk pranon, sic ishte rasti i Nehat Kulles qe edhe ndroi jete, pavaresisht se nuk eshte raportuar. Keshtu qe llogjika e argumentimit se nuk jane shtuar rastet per ne spital nuk qendron. Njerzit te evitojne daljet e kota dhe kur dalin te vendosin maska, dhe lokalet clodhese argetuese duhen mbyllur perseri. Kush puthet a perqafohet te denohet me gjobe 10 mije leke dhe te burgosen (me vone) te gjithe ata/ato qe jane diagnostikuar me covid 19 dhe kapen jashte karantines.

  2. ABC KORCA says:

    O zotttttttttt
    Po sikur thoshit qe nga dita e peste fillojne komplikacionet..ose se nga dita e peste vlersohet se si do veje pacienti…apo, tre dite vlen cdo gje qe thuhet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje