

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shpallur fajtore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për akuzën e shpifjes ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjykata i ka kërkuar të pandehurës që, krahas përgënjeshtrimit të shpifjeve që ka bërë ndaj Veliajt, të paguajë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.
Veliaj e kishte paditur Tabakun për shpifje, lidhur me deklaratat që ish-deputetja demokrate kishte bërë nga selia e PD-së lidhur me çështjen e Unazës së Re. Sipas Gjykatës së Tiranës, shpifja e Jorida Tabakut është kryer gjatë një konference shtypi, ku ajo kish deklaruar se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.
Për këtë deklaratë Tabaku i gjet fajtore me akuzën e shpifjes dhe duhet ta përgënjeshtrojë atë. Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se të gjitha paratë e fituara nga gjyqet për shpifje ndaj ish-deputetëve të PD, shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.
Veliaj ka dhuruar për kompjutera për shkollat e Tiranës edhe demshpërblimet e gjyqeve të fituara për shpifje ndaj ish-deputetes së PD, Albana Vokshi dhe ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja.
Mjere ajo shtepi qe e ka marre nuse kete shpifesen.Mjere ai burre dhe ajo vjehrre qe kane futur ne shtepi shpifesen.
Gjë e mirë sepse çdo shpfje duhet dënuar sa më shumë me para.Thuaj të vërtetën dhe je në regull.Shpi kot më kot dhe do paguash për kopshte edhe çerdhe….
PD eshte kthyer ne parti e shpifesve. Babalja eshte vetem maja e aisbergut. PD kerkon te vije ne pushtet me “fake news”. Fatkeqesisht per to, shqiptaret i njohin shume mire kafshet e Sali Qen Berishes dhe Lulushe pederastit.