KKT miraton lejen për Piramidën, 3 resorte në Kakome, Dhërmi, Hamallaj dhe Palasë nga Aleksandër Frangaj

16 Qershor 2020, 10:36Sociale TEMA

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Në mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë janë miratuar të paktën 23 vendime ku katër prej tyre lidhen me ndërtime kompleksesh.

Bëhet fjalë për një projekt në Kakome, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj.

Leja e parë për Kokome Bay Resort nuk është një projekt i ri, ai flitet prej vitesh por që në hapat e parë kur u shfaq interes nga investitoët u shoqërua me përplasje të shumta lidhur me pronësinë e tokës. Përplasja lidhet me pretendimin për tokën shtet dhe atë të banorëve të zonës.

Kakome Bay Resort është dizejnuar në një sipërfaqe 290 mijë m2 në një nga gjiret më të bukura në vend. Sipas të dhënave të projektit jo më shumë se 10.5 për qind e gjithë sipërfaqes do të përdoret për ndërtim dhe lartësia maksimale e ndërtesave do të jetë jo më shumë se 2 kate.

Kakome Bay Resort ka shpenzuar deri më tani 3 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës së aksesit në zonë. Sipas vendimit, leja e zhvillimit është për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.

Për kompleksin tjetër në Dhërmi është dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TÇ” sh.p.k.

Në Hamallaj është dhënë leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.p.k.

Po kështu është miratuar leja për Piramidën e cila do të ndryshojë funksion dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të bëjë rikonstruksion.

Leje ka marrë dhe Aleksandër Frangaj, për resortin në Palasë.

Katër bashki në vend kanë marrë miratimin e tyre për planet e përgjithshme vendore dhe bëhet fjalë për Gramshin, Këlcyrën, Përmetin dhe Roskovecin. Për Bashkinë Himarë është miratuar një ndryshim në planin ekzistues vendor teksa KKT ka dhënë miratimin edhe për 11 plane të detyruara vendore për 11 zonat e reja të zhvillimit.

Vendimet e marra nga KKT

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Gramsh.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Këlcyrë.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Roskovec.

Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Himarë, miratuar me Vendimin Nr. 2, datë

16.10.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit

Njoftim për miratimin e 11 Planeve të Detyruara Vendore për 11 Zonat e Reja të Zhvillimit.

Leje Ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni Piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.

Leje Zhvillimi për objektin: “Nënstacioni Elektrik në qendër të Tiranës”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni dhe fuqizimi i segmentit të linjës 35 kV Tec/Fier-Hoxhare”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me zhvillues “OSHEE” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: “Rehabilitimi i sistemit rrugor dhe menaxhimi i parkimeve publike në QSUT , me vendodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Leje Ndërtimi për objektin: “Shkolla 9-vjeçare e mesme jo publike 4 kat dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Fondacionin “Mirësia”.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 8 kat me 1 kat nëntokë, në Rrugën “Dëshmorët”, Bashkia Kukës”, me zhvillues Entin Kombëtar të Banesave.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks sportiv, tenisi dhe basketbolli, Bashkia Shkodër”, me zhvillues “Shkodra Tenis” sh.p.k dhe “Albaphoto” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kakome Bay Resort, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Luan Leka, shoqërinë “AgiKons” sh.p.k dhe Z. Dritan Çelaj.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi turistik “Dreamades”, Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvilllues “AG. TÇ” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial “Hamallaj”, me vendndodhje Hamallaj, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “S&D Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rishikimi i kushteve të lejes ekzistuese, shtyrje afati dhe ndryshim subjekti zhvillues të resortit turistik “Green Coast”, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k. dhe Z. Aleksandër Frangaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kapanon për grumbullimin dhe përpunimin e mandarinave, Xarrë, Bashkia Konispol, me zhvillues shoqërinë “Agro-Kulturë Xarrë”sh.p.k.

Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin, dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve, me vendndodhje në Bashkinë e Lushnjes, me zhvillues shoqërinë “Doni Fruits” sh.p.k.

Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ferma Agroturizëm “Pema e Jetës”, me vendndodhje në Shkallnur, Bashkia Durrës, me zhvillues shoqërinë “BUNA” sh.p.k.

Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Aplikimi i teknikës më të fundit të eficencës në godinën e MIE-s (ish MTI)”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Tirana Business Park, faza e ndërtimit 1, Rruga e Rinasit, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.

Leje ndërtimi për objektin: “Ambient ndihmës në funksion të Hec Bele 1”, Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues Euron Energy sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 28.02.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

28 komente në “KKT miraton lejen për Piramidën, 3 resorte në Kakome, Dhërmi, Hamallaj dhe Palasë nga Aleksandër Frangaj”

  1. Forca Tifozet e Tirones dhe PartiSonYt says:

    Bravooooooooooooo, fuqishem , se ku karin na doli ky frangaj biznesmen ajde mere vesh , vetem i 97 e shpeton kete vene qe mos shpetofshi mo o barbare

  2. vlonjati says:

    Duhen pare keto leje jepen per ndertime hotele turistike qe ndihmojne ne zhvillimin e ekonomise se vendit apo jepen per ndertim vilash per te bere ca lek shpejt e shpejt.

  3. Generale Leka says:

    Ne dhermi e palasse?Po ku?Ne token e Kristaqit apo Anetes?Or hajdut large duart nega pronat e dherminjasve.Vendalive nuk ju jepet leje ndertimi e i jepet lezhjaneve.Ngrihu Konom nane

  4. Edlira says:

    Me njeren dore ne xhep i jep doren kryeministrit….sa boooos katunari! ??????

    1. ben says:

      Ty edlira kjo te shqeteson dora ne xhep e frangajt???
      Nuk te shqeteson grabitja e pronave dhe lekeve te shqiptareve nga rama?????
      Pastaj ankoheni qe nuk jane delenxhinj rilindasit????
      Nuk e pyet veten, qe ky frangaj ben si boss ,po pse rama i jep kaq shume toka ,leje,tendera????
      Sa llum ka ky vend.

      1. Edlira says:

        Ky eshte boss-llik gangsteri….une po cmoj tangerllikun ne foto te katunarit( jo gjendjen e shkrete te Shqiperise)!

        Kushdo qofte kryeminister i vendit tend,nese e takon sillu si njeri me dinjitet dhe respekt…jo si katunar me tangerllik?!
        Eshte minimumi i normave te sjelljes qe na dallojne nga kafshet…nejse…sjellje e peshtire!

        1. ED ANETA RAMAZAN RAMA says:

          EDLIRA, PER FRANGAJN RAMA NUK ESHTE KRYEMINISTER POR SHOK HAJDTUTLLEKU, KESHTUQE RAMA NUK KA AUTORITET SI HAJDUTI PERBALL HAJDUTIT. PRA ME NJE FJALE MOS E NGATERRO FRANGAJN.

          VDEKJE EDI RAMES

      2. Generale leka says:

        Shume dakord me ato qe shkruan Beni.Por ketu nuk vodhen vetem rilindasit,ketu vodhen demokratet,leshelistat,e gjithe soji e sorollopi qe ka qeveris kete vend per 30vjet.Shalegjati akoma nuk ka zgjidh problemin e pronave ne ate zone e jepe leje ndertimi per oligarket.

        1. ben says:

          Ge leka
          Po komentonim rastin konkret, dhe kjo biba prape nuk e ka kuptuar ku eshte problemi,
          Kujton se problemi eshte frangaj se keshtu i ka thene partia dhe jo ky qe ja ndan pronat sikur i ka te babes.
          Ca u be me ” TE FALA SANDRIT” rilindja???????

  5. Bled Kosi says:

    E BATERDISEN KETE VEND DUHEN EDHE NJEMIJE VJET TE TJERA TI KTHEHET POPULLIT PASURIA QE PO I VJEDHIN E SHESIN KETA MONSTRA.

  6. Xhuliano says:

    Rama nuk i çon me “ te fala sandrit”, shkon vete dhe ja jep te falat me shitje pasurish kombetare. Nuk behet ky vend jooooooooooooooooooo.

  7. Klimax says:

    Si konkluzion vjedhja eshte simbol i zotesise ne Shqiperi.

  8. Ku fle Lepuri says:

    Këtu flika lepuri..
    Që u turrën këta do bëjmë rregjistrimin Palasë-Sarandë. etj,etj…
    Rilindje që bie erë.
    Rilindje hajdute..!

  9. Ladi says:

    Keni shume te drejte o komentues qe shani vendin, politiken, kryeministrin, lejet e ndertimit, etj.
    Po mire mor njerez: shqiptaret duhet te vazhdojne te shkojne ne resortet ne Mal te Zi, apo Turqi?!?!
    Turistet e huaj dhe ata vendas: duhet te vazhdojne te shijojne detet tane alla shqiptarce?! – kshu doni ju? – asgje te mos ndryshoje?!
    Me kete mendjen tuaj: nuk behet kurre ky vend!, por shyqyr qe nuk keni gje ne dore ju.
    Shqiperia do te behet per inat te shqiptarve – ka thene nje burre i mencur.

    1. Niku says:

      Une nuk e di a ke qene ndonje here ne Kakome, por te siguroj qe po shkove ose nga deti, ose nje cope rruge ne kembe do ulerasesh edhe ti kunder “zhvillimit”. Normale po arrite te shkosh perpara se “te zhvillohet”. Te prekesh Kakomene eshte barbari e pa shpjegueshme.
      Per sa i perket Dhermiut apo Palases nuk kam c’them sepse tashme jane shkaterruar dhe nje resort me shume apo me pak nuk do ndryshonte asgje, thjesht do shtohej pordha.

    2. Generale leka says:

      Te ndertosh ne token tende e jo ti grabisesh pasurin tjetrit.Kjo eshte abc e demokracise

  10. Ikir says:

    Prandaj sfliste Sandri deri diten qe u prish teatri. Me pas u morr me faktin e kryer sa per te genjyer Opinionin.

  11. Ketij Frangajt i eshte bere verifikimi inpasurive se ne Tirane erdhi me nje valixhe druri says:

    Ky Frangaj morraxhiu nuk i ka te tijat parate per investimet. Prapa tij fshihen Bishet.

  12. Sotiri says:

    O Ladi, populli therret per grabitjen jo per ate qe thua zotrote. Para disa ditesh foli kryetari Lame, ku dha dihariqin e madh se do beheshin tapite e bregdetit, sot del se frangaj do ndertoje resorte, e lexove pyetjen e vendasit, ku do ti ndertoje frangaj ne token e kristaqit apo anetes, kjo ste pelqen ty vella, apo çi qi temen se seshte prona juaj. Harrove ti a derman se rama, frangajt ja çonte te falat me gazetaret, harrove te “ fala sandrit”, po qe se trute i ke me byk, te falet.

  13. rexha 10 says:

    KETE E KA BERE MIRE RAMA ,SEPSE PO TE VINTE NDONJE FIRME E HUAJ ,DO TI BENIN KOKEN ME QOSHE SICE JA BENE BIZNESMENIT QE DO NDERTONTE RESORSE REZIDENCIALE NE GJIRIN E LALEZIT.
    MOSE HARRONI SE TE GJITHA PLANET BEHEN POSHTE TAVOLINES..KJO NDODHE PER FAKTIN SE SHTETI NUKE KA ASNJE KACIDHE ,DHE ME NJE GURE VRETE DY ZOGJE KRYEMINISTRI YNE I NDERUAR ME CORAPE TE KUQE. PERSE NUKE I MERRE NE PYETJE KJO KPK ,APO SPAK KETA MILIARDERE PER TI TREGUAR SE SI I BENE PASURITE?TV KLANE MUNDE TE KETE 15 VJETE AKTIVITET PA PAGUAE DRITAT ,SEPSE GJATE QEVERISE BERISHE AI I MERRTE DRITAT TEKE STADIUMI :QEMAL STAFA:PAMVARSISHTE SE RAMA E NJEHE SI STADIUMI I MUKJES SE KOHES SE BABAQEMOS.
    INTERESOHU PER INFORMACIONIN ,DHE PASTAJ DO TE BINDENI . ECE ATY BABA GJONI ME NJEZET HAJDUTE.

  14. EleΥθerisκεΨi says:

    Himariotet po i le te perballen me ligjin farsokomodik 20/2020 , ndersa qellimi eshte grabitja e bregdetit.

  15. bekim says:

    Asnji investim ne qytetin e Elbasanit pse pse????????

  16. leshi says:

    Moa u duhet gje dhe tuneli i Llogarase ketyre ????????????????????

  17. Ladi says:

    Po pse merzitesh kaq shume more Sotir?
    Pse e kthen gojen ne zorre te trashe?
    Meru me argumentin, mos e kthe ne personale, se behesh njesh me te gjithe ata qe ne vend te truve kane tallash.
    Ke shume komentues tek Tema, qe argumentojne denjesisht, nuk shajne – dhe per sa kohe qe argumentohet: ka shprese per kete vend, eshte mire keshtu edhe per ty Sotir…

  18. Lejdi says:

    Pronat e Bregdetareve jane te shenjta! Nuk do na gjunjezoni dot.KAKOMEA eshte e Nivicioteve. KUSH KA SHPIRTIN E LIRISE DHE TE DREJTES KA AKOMA SHPRES!!! RROFTE SHQIPERIA POSHT TRADHETARET.

  19. iksi says:

    Vazhdo me Aleksander Frangajn se ai do ta beje gropen ty . Ai pronar televizori duhet futur ne burg dhe duhet ti konfiskohet televizori ti perseri e favorizon . Po mire more Rama aq grua te bukur ka ky njeri qe mire me Berishen mire me Nanon , mire me Meten , mire me ty dhe ne fund jua dredh te gjitheve .A shikon se len pa paguar punonjesit e vet dhe ti i jep favore .

  20. J-32 says:

    Ndërkohë…………………..që qindra milionë dollarë pasuri e mafies ‘pastrohen’ për të shëmtuar me betonizim të përjetshëm GJIJTË e SHQIPES (që janë pasuri e gjithë shqiptarëve) dhe ‘bakshishet’ shkëmbejnë duart në Tiranë ……………….’ Shqiponjat’ sypatrëmbura të SPAK-ut përtypin fara luledielli , lozin domino dhe dremisin në vapën e qershorit…
    Kurse ‘skifterët’ e OFL-së me syze dielli e pantallona të shkurtëra po ‘printojnë’ me mijëra letra…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje