Edhe 30-vjeçarë në spital me Covid në Shqipëri, specialistët: Virusi nuk është dobësuar

15 Qershor 2020, 20:15Sociale TEMA

Në spital po shtrohen edhe mosha të reja, të prekur me Covid-19. Mjekja e Spitalit Infektiv, Migena Qato thotë se në pavion po marrin ndihmë edhe të rinj të moshës 30 vjeç:

“Sigurisht që edhe moshat e reja nuk po mungojnë tek të hospitalizuarit, ndaj mosha nuk po paraqet më një faktor riskues nga njëra anë, por edhe lehtësues nëqoftëse mendojmë për pjesën tjetër”.

Shumica e të shtruarve janë të moshës 50-60 vjeç. Të shtuar për shkak të komplikacioneve nga Covid janë 50 persona, një rritje e ndjeshme në krahasim me dy javë më parë, ku numëroheshin vetëm 28 pacientë:

“Numri aktual i pacientëve që paraqiten të infektuar dhe për rrjedhojë dhe të paraqitur në urgjencën tonë, pra të hospitalizuar është evident në rritje. Në urgjencën tonë po paraqiten diku tek 10 raste”.

Mjekët specialistë thonë se virusi nuk është dobësuar. Pacientët të cilët shtrohen në spital paraqiten me të njëjtat shenja klinike si në fillim të pandemisë:

“Shenjat kryesore me të cilat ata paraqiten janë temperatura e lartë, vështirësia në frymëmarrje, që është pjesa që na preokupon më tepër nga simptomat e pacientëve. Pastaj edhe shenjat e përgjithshme si dhimbjet muskulare, artikulare, dobësia trupore, anoreksia. 

Shenjat klinike nuk kanë diferencë nga shenjat e para që përmendët ju, të 8 Marsit. Pacientët vazhdojnë të jenë me ankesa dhe me manifestime klinike problematike, mesatare në të rëndë”.

Ekspertët e shëndetësisë e shohin me risk të lartë shtimin e numrit të pacientëve në spital. Ata thonë se mosrespektimi i karantinës nga personat pozitivë dhe shkelja e masave anticovid po sjellin shtim të rasteve nga dita në ditë.

7 komente në “Edhe 30-vjeçarë në spital me Covid në Shqipëri, specialistët: Virusi nuk është dobësuar”

  1. Mona pa breke says:

    Po ky virusi nuk e di qe njerezit jane merzitur nga maskat dhe karantina dhe duan te shkojne ne kafene?Virus i papergjegjshem.

  2. Zengjeli nga vëndresha e tretë. says:

    Mos more, çfarë thuhet kështu! Po gjigandi Pipero tha se koronavirusi është dobësuar, na e mori të keqen, iku. Sa shkencëtar i madh që është mor aman! Edhe Bashkia e Poliçanit së bashku me të Beratit duhet ta shpallin “Qytetar nderi” Piperon. Mendoj se të rinj nga Bashkia Çjorrnajavoda duhet të fillojnë një marshim madhështor, pa maska në drejtim të Beratit me motivacionin ‘Pipero Deputet’. Dhe hiç të mos kenë frikë nga koronavirusi, sepse sa të shikoj virusi Piperon ja mbath nga frika. Pipero është lulja dhe ajka e shkencëtarve, për nder të tij, me gjallje laboratori shkencor i Vërzhezhës duhet të mari emrin e këtij gjigandi ‘Pëllumb Pipero’. Të shihet mundësia që këshilli bashkiak i Kuçovës të bëjë kërkesë drejtuar Komisionit të Nobelit në Suedi për ta shpallur Nobelist për vitin 2020 në mjeksi, me motivacionin ” Zbuloi që koronavirusi pas hapjes se qeverisë Rama nuk të bënë gjë, është dobësuar virulenca, domethënë virusi të ha munë tani e tutje.”

  3. c'beri turi? says:

    po normal asnje mase nuk ka marre qeveria sidimos per ruajtjen e stafit mjekesore as testime madive as preparare te mjaftueshme per terapine asgje prej gjeje

  4. Sllavo Mongolian Komunist says:

    Akoma me rrena ju te ashtuquajtur doktore…nderrojeni pllaken se nuk i blen njerezia me gjera te tilla…vertet e merrni ket popull per dele mor te poshter gazetare-po boll more idiota se na plaset

  5. Saras says:

    Shpetuan si qeni nga zinxiri dhe po perfundojne ne shtratin e vdekjes…..
    Dhe per kete fajin e ka zRama.
    Rama ik.

  6. Floriri says:

    Fain nuk e ka asnje nga populli dhe mjekësia. Duhet të dalin përpara gjygjit dhe të dënohen me mendim paramendim për vrasjen dhe vdekjen dhe te infektimeve të shumë njerezve. VOLTANA ADEMI, ILIR Meta. Sali Berisha. Petrit VASILI. Lulzim Basha. Dhe Monika Kryemadhi. Per propagandë, Diziformim per tubime në kohë epandemie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje