Klosi për Velipojën: E nisin për "Beach Bar" e përfundojnë me 3 kate, ta provojnë njëherë në Ulqin

15 Qershor 2020, 22:30Sociale TEMA

Shkatërrimi i ndërtimeve pa leje në bregdetin e Velipojës është ende një temë e nxehtë që diskutohet në rradhët e ekspertëve të turizmit si dhe në media.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në RTV Ora, shprehet se njerëzit tashmë duhet ta kuptojnë që nuk mundtë ndërtohet më pa leje në Shqipëri.

Ai thotë se shndërrimi i një Beach Bar në një ndërtesë trekatëshe apo në një restorant pa respektuar asnjë masë, është një shkelje flagrante. Klosi i fton qytetarët që të shkojnë të ndërtojnë në plazhin e Ulqinit e të shohin reagimin e shtetit malazez.

Klosi: Ne në Shqipëri e bëjmë këtë bisedë në qershor. Kur vjen shtatori themi lëre dhe këtë vit e bëjm vitin tjetër. Shumica e atyre që janë dëmtuar në dijeninë time, se do dalë dikush nga Shkodra e do më thotë që nuk thua të vërtetën, janë ndërtime të bëra në periudhën e pandemisë. Kemi një situatë e cila mos të ndodhë dhe kemi shumë nevojë që njerëzit të kuptojnë që nuk mund të ndërtohet më pa leje në Shqipëri. Me znj. Ademi kemi debatuar disa herë dhe jam i gatshëm që të shkojë në Shkodër për ta diskutuar sërish. 

Aksioni vazhdon dhe nuk duhet të lejuar tani në qershor që ato të fillojnë aktivitetin. Ajo që duhet të pranojmë është që vija bregdetare është e të gjithëve. Nuk mund të kemi një hotel, një restorant, rrugën Lungomare e më pas një Beach Bar apo një ndërtesë 3 katëshe. Ne duhet ta kuptojmë që nëse lejohet një stacion të vogël plazhi me shërbim të thjeshtë por më shumë tek higjiena dhe pastërtia, i fusim dhe një restorant pa leje. Nuk mund të funksionojë kështu. Të shkojnë këta zotërinjtë e Velipojës e ta bëjnë në Ulqin, të shohin a do ja lejojë shteti malazez. Në vitin 2021 të ketë biznese pa kanalizim e të mbushin ujin me kova.

4 komente në “Klosi për Velipojën: E nisin për “Beach Bar” e përfundojnë me 3 kate, ta provojnë njëherë në Ulqin”

  1. Ergys says:

    Klosi njeriu me i kote qe Rama e mban minister.I paafte komplet.E vetmja gje qe e lidh me Ramen eshte pasioni i madh per kokainen.Nuk na intereson se cfare ben me jeten e vet por na vjen inat qe paguhet nga taksat e shqiptareve nje njeri i kote dhe idjot i paafte.

  2. Kalo nga Golemi Klos mavria te shohesh cudira says:

    Po bastardin e hotel grintit ne Golem pse e keni lejuar te zaptoje toke publike ne breg?! Cdo vit shtyhet nga 20 metra ne drejtim te Durresit, njehere ben fushe volejbolli, njehere kasolle drush dhe tani vile dykateshe pertej hotelit?! Po erozionin qe po shkakton ai bajge me pisten e gureve qe ka ndertuar a e shihni, apo i keni syte ne bythe?! Deri kur do e lejoni nje plehre te shkaterroje vijen bregdetare?!

  3. Ballaj says:

    po pse mor dash i late te ndertohet gjate karantines? ju sikur kishit vu rregull te forte gjate kesaj kohe? pse i late? i thone mars, prill, maj… pastaj nese vertet eshte keshtu, fillojeni me punonjesit e shtetit qe marrin rroge nga shteti per te mos lejuar ndertimet pa leje. hiqini ata me pare, pastaj me rradhe. se zotrote ta dish, nuk rrihet viçi qe ka hy ne aren me lakra, po lopa qe e ka leju – shprehje e kahershme shqiptare kjo, mesoje e nguliteni ne koke. se ashtu eshte, ndertim pa leje kendej nga ne ste lene te besh as ne apartamentin tend, po ama ste lene as ta fillosh. kurse ju e lini te ndertohet dhe pastaj e prishni, dhe per prishjen gjeni kohen me te pershtashme, kur njerezit jane ne plazh. kush i demshperblen pushuesit per prishjen e qetesise? apo hajt se shqiptar jane. per 190 vete nga bjellorusia behet pritje zyrtare, kurse per ato mijera shqiptare qe vijne perdite as ju behet vone. a e dini se me shume para lene shqiptaret kur vijne se te huajt? gjithsesi, nxirrni nje memorandum qe ndalohen ndertimet e prishjet e ndertimeve ne zonat turistike nga maji deri ne shtator. nga tetori pastaj e deri ne prill mund te luani eskavatorash sa te doni. have a nice summer?

  4. Lili says:

    Ai nuk e beri ndertesen brenda nje nate dhe nuk u pa as nga bashkia gjithashtu edhe nga qeveria,
    Ju i lini njerezit te ndertojne, i u grabisni edhe ca para nepermjet inspektoreve tuaj barkderra, qe i ndajne me ju, dhe ti o minister i turizmit ben krahasim me Ulqinin.
    Atje funksionon shteti, ndersa ketu nuk ka funksionuar asnje dite shteti. Shko ne Radhime te shikoj ndertimet qe prishe se i gjen prap sic ishin pa kaluar nje muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje