Baza ajrore në Kuçovë, kush do të shpronësojë banorët, NATO apo Shqipëria?

16 Qershor 2020, 10:57Sociale TEMA

Punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë pritet të nisin shumë shpejt. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë tha se gjatë këtyre ditëve pritet të mbyllet të gjitha detyrimet që ka Ministria  shqiptare e Mbrojtjes.

Kollçaku: Shpresoj që këto ditë të mbyllen të gjitha detyrimet nga ana jonë dhe të hapet drita jeshile për procedurat e mëtejshme të themelimit. 

Do të ketë angazhime të tjera nga Ministria e Mbrojtjes me disa shpronësime. Shumë shpejt do të kemi lajme të mira për të filluar punimet.

Kollçaku nuk preferoi të tregojë se kush do të mbulojë faturën e  shpronësimeve, Shqipëria apo NATO, kur u pyet nga kryetarja e Komisionit Felaj.

Kollçaku: Ajo është bazë e NATO-s, investimet kryesore janë të Aleancës, ka edhe angazhime tonat por që janë të papërfillshme.

Sa i takon vendosjes së radarit të ri në Midë që ishte parashikuar të përfundonte në prill, ai dha këtë shpjegim.

 Kollçaku: Për Midën nuk është ndikuar nga situata e pandemisë, vazhdojnë punimet, i kam inspektuar dhe vetë personalisht dhe besoj se do të përfundojë në afatet e parashikuara.

6 komente në “Baza ajrore në Kuçovë, kush do të shpronësojë banorët, NATO apo Shqipëria?”

  1. Eri says:

    Shqiperia do ta kompensoje ca kujtoni ju me taksat e shqiptareve per ti dhene natos nje baze.Natoja nuk eshte budallaqe kur paguan qeveria me paret e shqiptareve.

    1. Qorri Zigur says:

      Shko mer qyp i pandreqshem i Vicidolit te pacavuret RDse dhe kazanit te tyre!

    2. foto says:

      Eri, jeni shume te vegjel ne mendim se nuk dini gje po fare ama dhe cimbisni nervat e te tjereve nepermjet injorances. Nje shembull; kryeministri grek Andrea Papndreu futi ne NATO Greqine, mbasi i dha bazat ushtarake dhe i mori parate, doli nga NATO, por parate nuk u kthyen me. Me vone Greqia hyri prape ne NATO. Lexo dhe pastaj komento kur nuk e di çfare eshte bere dhe cila eshte eksperienca, ti dhe çdokush tjeter. Ne qoftese nuk u pelqen, vazhdoni ate qe keni nisur se diku do soseni deri ne fund…

  2. juristi says:

    Per cfare “shpronesimesh” flisni juve? Baza e Kucoves ka qene baze ushtarake edhe ne kohen e Dulles. Si e tille, ne baze te ligjeve ne fuqi, territori i saj ka mbetur ne pronesine e ushtrise. Ndertimet qe jane bere ne 30 vitet e fundit jane te tera abusive. Ish pronaret e tokave duhet te demshperblehen sipas ligjit ne fuqi per tokat bujqesore dhe historia mbaron ketu.

  3. rexha 10 says:

    C’FARE SHTETI ZINI NE GOJE MORE AMAN SE NA HAPET BARKUN.ATA TE NDERTUAN PALLATIN MU NE MESE TE DURRSIT MBRENDA AMFITEATRIT ,DHE TJETRI NDERTOI RESORANTIN NE KALAJEN E KRUJES ,DHE JU PYESNI PER SHTET?
    SHTETARET P O LLOGARISIN SE C’FARE U KA NGELE AKOMA PA E DHENE ME KONCESION ,SEPSE NUKE JANE NGOPUR AKOMA QE MOSE I GEZOFSHIN . BENI PAKE LLOGARITE ,TRE MUAJ ZGJATI KORONA VIRUSI , DHE E GJITHE BOTA U SHKATRRUA.PSE. SEPSE KA DISA TE MENCUR QE MENDOJNE SE DO MARRIM FRYME KURE TE THOTE SOROSI,DO TE JETOSH AQE SA TE THOTE GATES,DO HASHE BUKE KURE TE THOTE RROKE FELERI.
    NE TE KUNDERTEN TE AKUZOJNE ,PERDHUNUS ,PEDOFIL,TERRORRISTE etj etj etj
    Desha te pyese ata avione jane vetem fotografi ,apo ekzistojne akoma? SE SHUME NGA ATO TIPA JANE SHITUR NE VENDET FQINJE NGA QEVERIA E QOFTE LARGUT SALI.

  4. katarakti says:

    Në mos gaboj ata avionë janë të kohës së Enver Hoxhës. Pêrsa i takon shtetbêrjes Rama, Basha, Meta, Nano dhe Berisha të mbledhur të gjithë bashkë nuk i vijnë as te maja e gishtit Enver Hoxhës. Sikur të kesh mundësi t’i hypësh të gjithë në një avion dhe t’i lëshosh në mes të Atlantikut. Nuk mendoj se do të ketê shqiptar që do u vijë keq për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje